Banorët e Lezhës në protestë: S’marrim frymë nga fabrika, nuk rrimë dot në shtëpi (VIDEO)

Ky impiant i përpunimit të mbetjeve shtazore në periferi të Lezhës ka krijuar shqetësim për banorët. Janë rreth 2 mijë banorë të lagjes "ish-ushqimorja" që protestojnë për të disatën herë.

"Leja është marrë në kundërshtim me teknologjinë nuk përputhet leja me teknologjine që aplikon fabrika", tha një prej protestuesve. Ndërsa një tjetër shprehet "kërkojmë nga ministri Lleshaj masë masa", pasi një ditë pasi ka ikur ministri nga Lezha, kompania ka derdhur mbetjet ne lumin Drin.

Banorët shprehen se fabrika “Inca” nuk i respekton kushtet e lejes mjedisore. Gjatë protestës së sotme, ata deklaruan se janë ankuar në të gjitha instancat shtetërore por askush nuk i ka dëgjuar për ndotjen e ajrit dhe mjedisit.

"I kemi shkruar Kryeministrit në e-albania, kemi bërë peticion ministrit Çuçi që inauguroi këtë impiant për të sjelle bagëtitë e ngordhura, por nuk kemi marrë përgjigje", tha një tjetër banor.

Fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore u inaugurua në shkurt të këtij viti nga ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi. Impianti ka kushtuar 1.5 milion euro dhe është ndërtuar me fondet e programit IPARD të Bashkimit Europian dhe me fondet e qeverisë shqiptare. Qëllimi është përpunimi i mbetjeve dhe kthimi i tyre në ushqim për blegtorinë.

1591198341_fabrikalezhe.jpg

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

OBSH: Lufta me pandeminë Covid fitohet nëse jemi të bashkuar