Banorët e Postribës në protestë: Rruga e sapo asfaltuar është pa asnjë standard(VIDEO)

SHKODËR- Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë në një protestë mëngjesin e kësaj së shtune. Ata protestojnë për cilësinë e dobët të punimeve të rrugës së sapo asfaltuar në Postribë. Rruga është një projekt i Bashkisë Shkodër. Banorët ankohen pasi rruga është bërë pa standarde dhe me një cilësi të dobët aq sa asfalti mund të hiqet me dorë nga rruga.

Banorët i konsiderojnë punimet për rrugën një abuzim të firmës së ndërtimit dhe kërkojnë nga bashkia që të mos pranohet kjo cilësi e punimeve dhe të merren masa.

 “Të zbatohet projekti siç është në tabelë, të bëhet rruga si në botë. Punimet janë skandal. Kjo protestë nuk është partiake, ne na intereson që rruga të bëhet siç duhet”, thonë banorët .

Nga ana tjetër vetëm një ditë  më parë Bashkia Shkodër përmes administratorit të zonës së Postribës Altin Shabaj pranoi problematikën  për cilësinë e ulët të punimeve dhe tha se nuk do ta marrë në dorëzim rrugën pa plotësuar standardet.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 80 mijë lekë gjobë për përdorimin e celularit në timon, jeni dakord?

Komento

Komente

  • Tani: 17/12/2019 01:57

    Firmat qe shtrojne rruget duhet te marrin eksperience nderkombetare,,ne scoci asfaltin e perziejne me shishe plastike te shkrira,,,kjo e ben asfaltin rezistent e te forte,,e rruga nuk prishet...

    Përgjigju