VIDEO/ Banorët kundër barrierave metalike në anë të autostradës Lushnje-Fier, dalin në protestë! 'Reflektojnë' autoritetet, rikthehet situata siç ishte

DIVJAKË-Një protestë e organizuar nga banorë të fshatrave në anë të autostradës Lushnje-Fier ka krijuar radhë kilometrike automjetesh. Protesta është zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune. Pas fillimit të trafikut, Policia shkoi në vendngjarje për të bërë të mundur lirimin e rrugës.

Banorët e zonës kundërshtojnë vendosjen e barrierave metalike, prandaj dhe janë mbledhur në protestë duke bllokuar rrugën. Ata kanë bllokuar për rreth 20 minuta aksion nacional. 

Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe deputetja e Divjakës, Ilda Dhori, e cila kërkon nga qeveria një zgjidhje të shpejtë të situatës së krijuar.

Ndërsa banorët shprehen se me mbylljen e kryqëzimit tek Pushimi i Shoferit, atyre i duhet të bëjnë 20 kilometra deri tek vendi i quajtur 'Mbikalimi i Kolonjës'.

"Kjo është kosto e shtuar për të nxjerrë prodhimet tona në treg. Po kështu kemi vështirësi për shërbimet shëndetësore pasi zgjatet rruga (distanca), mund të kemi urgjenca, njerëz të sëmurë, etj", shprehen ata.

Pas protestës së banorëve autoritetet kanë marrë vendimin për ta rihapur rrethrrotullimin dhe për të gjetur një zgjidhje tjetër.

Kryqëzimi i autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur 'pushimi i shoferit', u mbyll dje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ky kryqëzim ka shërbyer si nyjë lidhëse nga autostradë në drejtim të qytetit të Divjakës si dhe nga autostrada në njësitë administrative Krutje, Allkaj, Bubullimë, Fiershegan e më tej për në Kuçovë e Berat, ndërsa pas bllokimit nuk kishte asnjë rrugë alternative.

Në këtë mënyrë banorëve të zonës u duhej të kryenin më shumë se 30 deri ne 40 km rrugë shtesë për të shkuar në destinacion nga rrethrrotullimi i Kolonjës. Banorë dhe fermerë të zonës kundërshtojnë këtë veprim, me argumentin se për ta zgjatja e rrugës është humbje kohe e po ashtu edhe financiare.

Ndërtimi i autostradës në projekt ka një mbikalim i cili është 200 metra larg kësaj nyje, e cila prej gati 20 vitesh nuk funksionon. Ndërtimi i këtij mbikalim do të ishte alternativë për mbi 100 mijë banorë të zonës që preken nga mbyllja e kryqëzimit të pushimit të shoferit.

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
Heqja e barrierave në autostradën Lushnjë-Fier, Braçe u del krah banorëve: Mbyllja ja bën të lehtë shtetit, jo qytetarit! Të ndërtohet një nënkalim

Deputeti socialist Erion Braçe ka dale krah banorëve të Lushnjës dhe Divjakës të cilët protestuan mëngjesin e sotëm për heqjen e barrierave të vendosura tek ‘Pushimi i Shoferit’, pasi për to është kosto e shtuar që të nxjerrin prodhimet në treg.

Sipas Braçes, kjo është një lehtësi për shtetin, por jo për qytetarët sepse u shtohet kostoja e transportit dhe pas pandemisë së COVID çdo gjë rëndon më shumë në xhepat e tyre.

Braçe propozon që të ndërtohet një nyje e re me nënkalime në çdo drejtim dhe rrugët dytësore janë zgjidhje për njerëzit. Deri atëherë thotë Braçe më tej hapja e nyjës nën masa të reja sigurie, horizontale e vertikale duhet të ndodhë.

‘Degjoni ndonjehere! Pushimi i shoferit eshte nyje historike (prej 40-50 vitesh minimumi)

Mbyllja dje, ja ben te lehte shtetit, por jo qytetarit! Prej kur lindi, shteti funksional pati si qellim tua bente jeten te lehte qytetareve; madje qytetaret paguajne per kete.

Por dje jo;  Dje shtetit, policia ja beri te lehte vetes te menaxhoj trafikun ne autostraden Lushnje-Fier dhe, te veshtire e me kosto shtese popullit, popullit te bujqesise;

Behet fjale per bashkine Divjakë e Lushnje, njesite Divjake, Gradishte, Remas, Libofshe, Kolonje, Bubullime, Krutje, Allkaj, Fier Shegan; fshatrat Xeng, Mize, Zharnec, Kryekuq, Kamenice, Gur, Mucias, Remas, Karavasta, Bedat, Adriatik, Babunje, Korie, Gungas, Gradishte, Mehalle, Spolat, Mertish, Ferras, Kemishtaj, Senez, Sopez, Goricaj ne njeren ane; Lumth, Gore, Shakuj, Rrapez, Kolonje, Ardenice, Halilaj, Bubullime, Gjonas, Imshte, Eskaj, Kamcisht, Pirre, Bishqethem, Krutje e Poshtme, Krutje e Siperme, Zhym, Lifaj, Fier i Ri, Gjaze, Ngurrez, Rrupaj, Toshkez, Zhelizhan, Mazhaj, Allkaj, Bicakaj, Lifaj i Ri, Delisufaj, Cukas, Fier Shegan, Drenovice, Samatice etj ne anen tjeter.

Vetem nga bllokimi i pushimit te shoferit, bujqve prodhues, grumbulluesve, perpunuesve, furnitoreve, por edhe qytetareve xhanem, per pune e per nevoja te tyre ju shtohen:

5.4 km nese kthehen ne Saver, 3.8 km nese arrijne te hyjne ne nenkalimin e Shakuj (kamionet jo njehere), 9.2 km nje here, 18.4 dy here ne dite.

E para eshte koha qe iken-ne pandemi e bujqesi koha eshte jetike; e dyta eshte kostoja qe shtohet-me cmime te rritura, kostoja shtese rendon.

Tani; problemi eshte rruga, ndertuar ne 2007-ten nga nje kokebosh, gabim dhe e rrezikshme!

Me mbikalime lene ne ajer dhe pa rruge dytesore. Por pas 14 vitesh Kokeboshi nuk eshte shfajesim dhe bllokimi nuk eshte zgjidhje;

Nje nyje e re me nenkalime ne cdo drejtim dhe rruget dytesore jane zgjidhja per njerezit. Deri atehere hapja e nyjes nen masa te reja sigurie, horizontale e vertikale duhet te ndodhe.

I jam mirenjohes ministres se Infrastruktures qe po merret me zgjidhjen.Jam i zhgenjyer me policine, menyren e te menduarit ku urdheri tejkalon arsyen, bere te lehte per vete e me kosto per qytetarin.’- shkruan Braçe.

 

Ora 11:09
Protesta në autostradën Lushnjë-Fier, deputetja e PD, Dhori: Vendimi i padrejtë i ARRSH-së, banorët janë të indinjuar

 

Në mbështetje të banorëve në protestën e sotme në anë të autostradës Lushnjë-Fier ka qenë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori.

Ajo kërkon nga Qeveria të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.

“Protesta e sotme ishte inxitur nga indinjata e drejte e banorëve të këtyre zonave që çdo ditë lidhen me qytetin e Lushnjes, dhe e kanë kontaktin me Lushnjën jetike për veprimtarinë e tyre shëndetësore dhe ekonomike. Isha e ftuar si qytetare e zonës. Për mua mbyllja e papritur, e palajmëruar, dhe pa i dhënë një zgjidhje qytetarëve është e padrejtë. Më parë duhej bërë mbikalimin dhe duke i dhënë zgjidhje qytetarëve, duke lehtësuar faturat dhe jo duke i rënduar. Zgjidhja duhet të ishte bërë mbikalimi, të sigurohej lidhja me qytetin e Lushnjës. Është e vërtetë që ka qenë burim aksidenti, mbyllja duhet të ishte shoqëruar me gjetjen e një zgjidhje që e kanë jetike lidhjen me qytetin e Lushnjes. Faturimi mbi 30km shtesë, knë kushtet e një karburanti të shtrenjtuar, nuk është gje tjetër veçse rritje e fatures së banorëve”, deklaroi Dhori.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besnik kanani: 24/10/2021 12:46

    Qytetaret kane shume te drejt qeveria te gjej zgjidhje urgjente Jo tu shtrojne km njerzeve atje eshte e mundur te behet nje rrethe rroullim Jo tu vesh barrier njerzeve hajdutet.

    Përgjigju
  • vjeshta: 23/10/2021 16:38

    Rrethrrotullimet e zgjidhin problemin, o qeveri! Rrethrrotullimet zgjidhin problemit e trafikut edhe bëjnë që të ulin shpejtësinë idiotat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Gazetari boshnjak: Çfarë ndodhi herën e fundit, kur Perëndimi e braktisi vendin tim