Banorët ngrihen në protestë në Laprakë, heqin barrierën e betonit të vendosur nga ARRSH për të liruar rrugën

TIRANË- Një grup banorësh në zonën e Laprakës, në rrugën, "Allaman Dervishi" kanë protestuar ditën e sotme, kundër bllokimit të rrugës kryesore nga ARRSH, pasi po kryhen punime tek 'Sheshi Shqiponja'. Pasi kanë protestuar duke pretenduar se nuk janë njoftuar se do të bllokohet rruga dhe sa kohë do të zgjasë bllokimi, qytetarët kanë hequr me forcë barrierën e betonit dhe në këtë mënyrë kanë liruar rrugën për të kaluar e mjetet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar pas protestës në zonën e Laprakës kundër bllokimit të rrugës kryesore. Sipas ARRSH-së devijimi i trafikut ka ardhur si rezultat i planit të menaxhimit të trafikut te ish-sheshi Shqiponja, në mënyrë që të shmanget një kaos i mundshëm në kryqezimin e rruges “Vangjel Noti “ me rrugen “Gjergj Legisi”.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com

Komente

  • Kola: 12/04/2021 22:43

    Keta jane terrorist! I ka organizuar Meta dhe Berisha! Rama dhe Veliaj ne emer te Partise sone te shtrenjte ti denoncoje ne organet e hetusise e pordhikrorise! Dhe keta te fundit te gjejne provat e fusin ne kokerr te burgut. Po si ore dje Rama atje dhe sot keta ankohen? Komplet komplot.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë