
Real Madrid u ndal 1-1 në udhëtim me Osasunën dhe kreu i La Ligas është lëkundur. Trajneri i "Galaktikëve", Carlo Ancelotti nuk ishte në gjendje të përmbante tërbimin në intervistat pas ndeshjes.
Trajneri italian mori një karton të verdhë në pjesën e parë dhe pas penalltisë së dhënë për Osasunën ka reaguar me sarkazëm dhe duke vendosur duart në fytyrë. Veç saj dyshime ka edhe për kartonin e kuq në drejtim të Bellingham, për ofendim të arbitrit.
“Arbitri gaboi me kartonin e kuq për Bellingham, mendoj se nuk e kupton mirë anglishten. Në tre ndeshjet e fundit kanë ndodhur gjëra që të gjithë i kanë parë, por nuk dua të them asgjë tjetër sepse dua të jem në stol në ndeshjen e ardhshme.
VAR? Ai eliminoi veprimet tona në zonën e penalltisë, por jo ato të kundërshtarit. Ishin dy ose tre që duhej të rishikoheshin", tha për ndeshjen Ancelotti.
I pyetur për mundësinë që të marrë drejtimin e ndonjë klubi në Arabinë Saudite, trajneri italian nuk e përjashtoi këtë gjë.
“Pse jo? Nëse dua të qëndroj në futboll, pse jo? Situata e Arabisë Saudite në futboll nuk duhet të jetë befasi për njerëzit. Ata janë duke pritur Kupën e Botës 2034 dhe janë në një moment konkurrues, megjithëse më pak se Evropa, por niveli aty është rritur shumë”, tha Ancelotti.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Championsi 'deh' Real Madridin, Osasuna e barazon 1-1! Atletico s'përfiton, Barcelona 'fërkon' duart për kreun
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.7%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në fund të kontratës, Enea Mihaj monitorohet nga tre klubet e La Ligas spanjolle
18 Mars, 14:10
-
VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit
16 Mars, 23:04
-
GOLAT/ Mbappe shkëlqen me dopietë, Real Madrid përmbys 1-2 Villarrealin dhe merr kreun e La Ligas
15 Mars, 20:46
-
VIDEO/ Vedat Muriqi 'engjëll dhe djall' në Spanjë, shënon autogol dhe më pas përmbys Kumbullën
15 Mars, 17:39
-
UEFA: Rishikojmë rregulloren, Alvarez e preku topin dy herë! Arbitri: Unë sinjalizova gjyqtarët e VAR
14 Mars, 10:10
-
VIDEO/ I njëjti gjyqtar, standarde të dyfishta! Marciniak s'i anuloi golin Messit, por e bëri me Alvarez
13 Mars, 10:50
-
VIDEO/ Eliminimi nga Champions League, Simeone spektakël në konferencë: Ngrini dorën kush e pa Alvarez ta prekte topin dy herë
13 Mars, 10:08
-
Datat dhe oraret, kalendari i plotë i çerekfinaleve të Champions League! Spikasin dy përballje
13 Mars, 09:26
-
VIDEO/ E preku apo jo? Polemikat për golin e anuluar të Atletico Madridit, VAR nën akuzë
13 Mars, 08:47
-
Champions League/ Real Madrid mposht Atleticon me penallti dhe gjen Arsenalin, kualifikohen Dortmund e Aston Villa! Mësohen katër çerekfinalet
12 Mars, 22:53
-
Champions League/ Mësohen sot katër çerekfinalet, spikat derbi Atletico - Real Madrid! Arsenali i kualifikuar, shpreson Dortmundi
12 Mars, 10:55
-
GOLAT/ Atletico Madrid hap fals në derbi, Real Madrid fiton dhe barazon Barçën në krye të La Ligës
9 Mars, 16:54