Supersfida e javës së 21 në Superligës mes Vllaznisë dhe Partizanit nuk ka patur fitues, pasi 90 minutat në Loro Boriçi u mbyllën me shifrat 1-1. Fillimisht rrugën e rrjetës e gjeti Magget për kryeqytetasit, ndërsa Balaj barazoi me penallti. Për shkodranët kjo ishte ndalesa e parë pas shtatë fitoreve radhazi.
“Mbas rezultateve të fundit dëshironim fitoren, veçanërisht edhe futbollistët të cilët në dhomat e zhveshjes i pashë pak të dëshpëruar. Megjithatë është një rezultat që na mban në lojë sepse tek e fundit kemi luajtur ndaj skuadrës kampione në fuqi,”-tha Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.
“Realisht vlerësimi dhe dëshira ishte e madhe për të marrë një rezultat pozitiv, pasi donim fitoren e 7 radhazi, por nuk arritëm. Duhet thënë se përballë kishim Partizanin, një kundërshtar serioz, të vështirë dhe deri diku 1 pikë nuk lë shije të keqe në fund,”-deklaroi Bekim Balaj, futbollist i Vllaznisë.
Ky barazim e mban Partizanin në vendin e dytë, 3 pikë larg Vllaznisë ndjekëse, por erdhi pas disfatës me Laçin dhe nuk ka sjellë shërim.
“E kërkuam fitoren dhe nuk mund të them se jemi të kënaqur. Sidomos në fund. Patjetër që loja ka situate e veta, duke qenë se në fushë ishin dy skuadra pretendente, por në fund duhet të pranojmë verdiktet e fushës,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Partizanit.
Befasi e madhe të dielën ishte humbja 3-4 e Tiranës në Air Albania kundër Skënderbeut. Te bardheblutë ka shumë ulje ngritje dhe përplasje brenda grupit dallohen në horizont, ndërsa më herët Laçi barazoi 1-1 me Teutën. Për durrsakët e vendit të fundit kjo ishte ndeshja e 13 pa fitore.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
24.2%
-
Jo
16.9%
-
Nuk e di
58.8%
Vota total: 10246
Lajme të tjera
-
15 milionë lekë për Partizanin, Erion Veliaj: Ndjesë miqve të mi Olsi dhe Gazi, por më mirë vonë se kurrë
1 Maj, 13:09
-
VIDEO/ Tifozët e Partizanit sulmojnë ata të Tiranës në rrugë, çfarë s'u pa pas derbit të kryeqytetit
30 Prill, 11:05
-
Kalendari/ Tre javët e fundit për 'Final 4' dhe mbijetesën, të gjitha ndeshjet e Superligës në një orar
30 Prill, 09:25
-
'S'kam parë një derbi kaq të dominuar', Shehi pas fitores me Tiranën: Magget shumë cilësor! Fagu: Arbitri kushtëzoi rezultatin
29 Prill, 13:30
-
Tirana 1-2 Partizani në derbi, bardheblutë 'agjërojnë' prej shtatë ndeshjesh! Djemtë e Fagut komplikojnë pozitat për 'Final 4', Maguette hero
28 Prill, 21:03
-
Kukësi, skuadra që mund të shkojë në Evropë nga Kategoria e Parë
28 Prill, 17:15
-
Renditja/ Partizani mund 1-2 Tiranën në derbi, Teuta zbret Kukësin në Kategorinë e Parë pas 12 vitesh! Brdaric debuton me tri pikë te Vllaznia
28 Prill, 17:04
-
Renditja/ Skënderbeu fiton 1-0 ndaj Erzenit dhe bën 'lëmsh' garën për titullin! Dinamo dhe Laçi paqe pa gola
27 Prill, 20:17
-
Përballet në derbi si ish, Orges Shehi i Partizanit: S'ka rol të madh, më të rëndësishëm lojtarët që e nisin nga stoli
27 Prill, 18:28
-
Bllokim rrugësh dhe tifozët të shoqëruar nga policia, derbi Tirana - Partizani fut kryeqytetin në 'qytetrrethim'
27 Prill, 17:45
-
'Ndaj Partizanit vetëm tri pikë', Erbim Fagu para derbit: Duam të kthejmë buzëqeshjen te tifozët e Tiranës
27 Prill, 16:27
-
Eliminimi nga Kupa, sezoni i Tiranës kalon në derbin me Partizanin! Agjenda e Superligës
26 Prill, 15:01