Barça fiton derbin, të mëdhatë nuk gabojnë në Itali (VIDEO-Golat)

Barcelona fitoi derbin ndaj Espanyol 1-0 dhe shkon në vetëm një pikë larg Real Madrid. Në “Camp Nou” vendosi Luis Suarez ndërsa Espanyoli zbret zyrtarisht një kategori më poshtë pas 27 vitesh.

Pas tre humbjeve radhazi Roma është rikthyer tek fitorja në Serinë A. Edhe mbrëmë verdhekuqtë me vështirësi arritën tek tri pikët duke përmbysur Parmën 2-1.Kucka shënoi për emiljanët me penallti ndërsa përmbysja erdhi falë golave të Mkhitaryan dhe një supergoli nga mesfushori Veretout. Roma rimerr vendin e pestë në renditje atë që të dërgon në grupet e Europa League.

Atalanta është e papërmbajtshme dhe siguron fitoren e nëntë radhazi ndaj Sampdorias 2-0 në Bergamo. Mbrëmë ekipi i Gasperinit e kishte lënë zgjidhjen për minutat e fundit ku shënuan Toloi dhe Luis Muriel. Atalanta i merr Interit vendin e tretë.

Ndërsa Napoli nuk i ndahet Romës dhe fitoi në transfertë ndaj Genoas 2-1 me golat e Mertens dhe Lozano. Të dielën ekipin e Gattuso-s e pret dueli direkt ndaj Milanit që do të vendos shumë.

Në Premier League Liverpooli kapi kuotën e 30 fitoreve sezonale pasi mposhti Brighton 3-1 në transfertë. Dy herë e tundi rrjetën Mohamed Salah dhe një gol të bukur shtoi kapiteni Henderson.

Manchester City u rikthye me një “manita” menjëherë tek fitorja dhe blindon vendin e dytë. Djemtë e Pep Guardiolës mposhtën 5-0 Newcastle në Etihad Stadium./ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen