Barcelona ‘fërkon duart’ nga problemet e Juventusit, 80 mln euro për sulmuesin Vlahovic
Vlahovic duke festuar me Di Marian
Fshehja e pagave, çështja e bilancit të ndryshuar financiar si dhe -15 pikët e hequra nga gjykata sportive sipas mediave në Itali do ta detyrojnë Juventusin të heqë dorë nga ‘yjet’ në skuadër për të balancuar financat.
Jo më kot prej ditësh flitet se amerikani McKennie mund të largohet që në janar drejt Anglisë, por gjasat janë që ‘zonja’ të humbasë shumë më shumë se kaq. Deri më tani sirenat kanë rënë për Frederico Chiesa-n, i etur për të luajtur në nivelet më të larta.
Duke parë çështjet e Juventusit kjo pritet të jetë e vështirë sepse mund të përjashtohet edhe nga kompeticionet e UEFA-s. Për rrjedhojë Real Madrid është gati të rrëmbejë italianin, por së fundmi mediat në Serbi shkrujnë se edhe Dusan Vlahovic mund të ketë të njëjtin fat.
Edhe pse sulmuesi nuk ka bindur që prej ardhjes nga Fiorentina, më shumë për shkak të probleme fizike, në Serbi thonë se Barcelona po ndjek me kujdes situatën e Vlahovic. Klubi katalanas është gati të afrojë deri në 80 milionë euro për ta marrë nga Seria A.
Nuk dihet ende me siguri se çfarë do bëhet me emrat në fjalë, por shumë do të varet nga proçeset gjyqsore të Juventusit dhe nëse ‘zonja’ do luajë ose jo në Europë.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se do zbulohet pronari i 400 mijë € të vjedhura Alda Klosit?
-
Po
42.1%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 1467
Lajme të tjera
-
Dani Alves në burg pas akuzave për përdhunim, Pumas kërkon 5 milionë euro
2 Shkurt, 13:09
-
VIDEO/ Barcelona me hap kampioni, katalanasit 'vrasin' kampionatin! Thyhet Betis
1 Shkurt, 22:53
-
Dani Alves pas hekurave për përdhunim, bashkëshortja i kërkon divorcin
31 Janar, 16:30
-
Dy ‘El Clasico’ brenda 1 muaji, shorti i Kupës së Spanjës vë përballë Realin me Barcelonën
30 Janar, 13:56
-
VIDEO/ Aksion model me tiki-taka, Barcelona i falet Pedrit në transfertë dhe vijon kryesimin e La Liga
28 Janar, 18:17
-
VIDEO/ Barcelona bën detyrën në udhëtim, fiton derbin katalanas! Mallorca humbet me Muriqin në fushë
28 Janar, 16:10
-
U abuzua seksualisht nga Dani Alves, 23-vjeçarja: Nuk dua para, le të shkojë në burg
28 Janar, 15:56
-
‘Mjekët e Juventusit më zbuluan tumorin’, Emre Can: Do iu jem gjithmonë mirënjohës, s’ka rëndësi sa para ke
27 Janar, 15:25
-
Policia gjen prova kundër Dani Alves, kamera trupore filmoi viktimën e përdhunimit
25 Janar, 19:32
-
Oreksi vjen duke ngrënë, Xavi: Barcelona kërkon tripletën këtë sezon, nuk na kënaq Superkupa
24 Janar, 22:48
-
Dani Alves pas hekurave për përdhunim, Lionel Messi i vjen 'në ndihmë'
24 Janar, 18:06
-
Joan Laporta: Infantino ishte gati ta pranonte Superligën
23 Janar, 18:05