Bardh Spahia krahason të pakrahasueshmen: Shqipëria duhet të shtojë testimet për COVID-19, si Gjermania

Bardh Spahia krahason të pakrahasueshmen: Shqipëria duhet të shtojë testimet për COVID-19, si Gjermania

Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka akuzuar kryeministrin Rama se me filozofinë e tij të mos bërit testime në masë po vret shtetasit e vet. Spahia bën një krahasim që në fakt nuk ka vend as për nga fuqia ekonomike dhe as për nivelin e sistemi shëndetësor për të 'ballafaquar' dy vendet, Shqipërinë dhe Gjermaninë.

Sipas Spahisë, Gjermania me rreth 80 milionë banorë kryen 1 testim për rreth 3 mijë banorë. Kurse Shqipëria plus minus 3 milionë banorë kryen 1 testim në 30 mijë banorë.

"Mos testo! Mos testo! Mos testo! Kjo është filozofia makabre e kësaj qeverie për shtetasit e vet. Mban shifrat nën kontroll dhe kush ia del, mirë, kush nuk ia del, është statistikë. Sipas orientimit të OBSH të gjitha vendet po testojnë. Po. Shifrat janë të larta, por po aq edhe mundësitë për të kuruar të infektuarit! Sa më shpejt të kapet, aq më mirë!Një krahasim i thjeshtë: Gjermania me rreth 80 milionë banorë kryen rreth 22 000 deri në 25 000 testime në ditë. Domethënë 1 testim për rreth 3 mijë banorë.Kurse Shqipëria plus minus 3 milionë banorë kryen 100 testime në ditë. Pra 1 testim në 30 000 banorë. Dukshëm 10 herë më pak!", shkruan Bardh Spahia.

Madje ai bën edhe një parashikim të frikshëm se nëse do të bëheshin më shumë testime për koronavirusin do të kapeshin 200 raste të reja në ditë.

"Tek ne do duheshin 1 000 testime në ditë e do kishte mesatarisht 200 raste të reja në ditë, të cilët të kapur në kohë do mund të merrnin trajtimet sipas protokollit e si të identifikuar, do karantinoheshin, duke shmangur rrezikun e infektimit të të tjerëve. Kjo është papërgjegjshmëri kriminale, që vjen nga një mendje e patrajtuar, që vetëquhet “baba” i këtij vendi!" shkruan Spahia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SPIUNI ALI SPAHIU: 31/03/2020 22:16

    Djali i spiunit të sigurimit ali spahis po flet si një karagjos ordiner . Ky karagjos në vënd që të lefi qeni bastard të shkoi e të ndihmoj njerzit të veshi përpajsen e bardh se është doktor por ky vetëm gënjen kur është puna për të dhën ndihm nuk ta jep ndihmën qeni bastard. Po kshu është më mir se po e tregon fytyrën e tij të vërtet si djali spiunit të sigurimit të Enver kriminelit çuni ali spahis. Po më mir që ky vepron kshu se Shqiptarët tani duhet ti ken syt hapur e ti shporin nga politika tipa si ky.

    Përgjigju
  • Sarreqi: 31/03/2020 21:26

    Boll mor i biri Spiunit ish Bashkepunzor i Sigurimit te Shtetit Ali Spahise ke fytyr me fol?

    Përgjigju
    • Vjeshtuk dimnuku: 01/04/2020 01:02

      Pse flet Kota mor zog gomarit, ala nuk e keni kuptue se jeni opozite e marueme.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë