Bardhi i bën thirrje SPAK-ut nga Durrësi: Heto pa vonesë dosjet e blerjes së votave

Bardhi i bën thirrje SPAK-ut nga Durrësi: Heto pa vonesë dosjet e blerjes së votave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi pasditen e sotme zhvilloi një takim me strukturat e qarkut Durrës ku kërkoi nga SPAK-u që të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave, 339/1 dhe 184.

"Degët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut, si askush tjetër, kanë qenë këto 6 vjet nën presionin e tmerrshëm të krimit të organizuar me mbështetje shtetërore.

Demokratët janë përballur me bandat më të rrezikshme që, në bashkëpunim me Edi Ramën, Vangjush Dakon, Artur Bushin, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rrahja, Elton Arbana, i kërëconin me bukën e gojës, me heqjen nga puna, me prishjen e biznesit, me sigurinë e familjes.

Dosja 339 na tregoi egërsinë me të cilën pushteti dhe bandat blejnë votat për Edi Ramën. Është detyrë e SPAK-ut të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave, 339/1 dhe 184. Ndëshkimi i atyre që kanë vjedhur votat është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negociatave.

I garantova demokratët dhe qytetarët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut se sakrifica e tyre nuk ka për të shkuar dëm. Ne jemi bashkë për të punuar derisa të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme, që votat e shqiptarëve të mos preken nga Edi Rama, Vangjush Dako, Artur Bushi dhe banditët e tyre" deklaroi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 18/01/2020 09:18

    Bardhi si duket ka"mbetur pa leke"tani qe kerkon te shqyrtoje shitjen e votave,po dhe sikur zgjedhje te behen po kaluat10%do jete fitore per ju "zoti"Bardhi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia, 142 të dënuar përfitojnë në IEVP-në Kosovë e madhe në Lushnje

Amnistia, 142 të dënuar përfitojnë në IEVP-në Kosovë e madhe në Lushnje