Bardhi kërkoi mbledhjen e Kryetarëve për mandatin e Xhaçkës, Nikolla: Është objekt i organeve të tjera të Kuvendit! Deputeti: Grabiti 10 mijë m2 tokë e vazhdoni e mbroni

Bardhi kërkoi mbledhjen e Kryetarëve për mandatin e Xhaçkës, Nikolla: Është objekt i organeve të tjera të Kuvendit! Deputeti: Grabiti 10 mijë m2 tokë e vazhdoni e mbroni

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka kthyer përgjigje nënkryetarit të Rithemelimit, Gazment Bardhi, i cili akuzonte Kuvendin se po i bën mbrojtje politike Olta Xhaçkës.

Përmes një përgjigje, Nikolla thotë se kërkesa është objekt i organeve të tjera të Kuvendit dhe se nuk është objekt i Konferencës së Kryetarëve.

'Në përgjigje të shkresës suaj, nr.1090 prot, datë 25.3.2024, me anë të së cilës kërkohet thirrja e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve me rend dite: “Përfshirjen për shqyrtim në seancën më të afërt plenare të zbatimit të vendimit nr.1/2023 të Gjykatës Kushtetuese, duke urdhëruar dërgimin e çështjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese”, ju bëj me dije se:

Këshilli për Legjislacionin, në zbatim të nenit 14 të Rregullores së Kuvendit, ka marrë në shqyrtim vendimet nr. 1 dhe nr. 2, datë 23.1.2023, të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e deputetes Olta Xhaçka. Këshilli për Legjislacionin në përfundim të diskutimeve për shqyrtimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në raportin tij ia adreson çështjen për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në bazë të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit, si dhe të raportit të Këshillit për Legjislacionin, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do ta marrë në shqyrtim raportin dhe në bazë të pikës 7 të këtij neni, pas përfundimit të diskutimeve, Këshilli i paraqet Kryetarit raportin, i cili përmban të gjitha qëndrimet për çështjen. Raporti i përcillet seancës plenare brenda dy javëve nga përfundimi i shqyrtimit të çështjes. Sa më lart, në respektim të Rregullores së Kuvendit, kërkesa që ju parashtroni është objekt i organeve të tjera të Kuvendit dhe jo i Konferencës së Kryetarëve.'- shkruan Nikolla.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Gazment Bardhit, i cili akuzon ish-ministren se me burrin investitor strategjik ka grabitur 10 mijë m2 tokë për të ndërtuar një resort në Dhërmi.

‘Ish-ministrja e Jashtme, deputetja e PS Olta Xhacka bën burrin investitor strategjik, grabit 10 mijë m2 tokë për të ndërtuar në resort, por sot nuk është as në burg, as i hiqet mandati i deputetit, sepse kështu vendos Edi Rama, sepse ajo është bashkëpunëtore e Edi Ramës. Ndërsa ndaj opozitës shkelet Kushtetuta, ndaj grabitësve të Qeverisë, bëhet mbrojtje politike, shkelet Kushtetuta, nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ky është modeli që na ofron qeverisja e Edi Rama.’- tha Bardhi.

Bardhi i kërkoi Nikollës që Kuvendi të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhackës. Gjykata Kushtetuese urdhëroi rreth 1 vit më parë që Kuvendi t’i dërgojë mandatin e Xhaçkës që pikërisht kushtetuesja të vendoste nëse ka konflikt interesi

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Fjalimi i zgjatur i Metës, një grup delegatësh të rinj nuk durojnë më dhe largohen nga salla

Fjalimi i zgjatur i Metës, një grup delegatësh të rinj nuk durojnë më dhe largohen nga salla