Bardhi: PS-ja po zvarrit reformën, mund të kemi protestë para 15 marsit, duam zgjedhje të parakohshme

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi akuzoi palën socialiste në tryezën e reformës zgjedhore për zvarritje të procesit, pasi sipas tij ka 10 ditë që është ngritur grupi për hartimin e zgjidhjeve, por shtoi se nuk ka filluar diskutimi për asnjë cështje konkrete. Megjithatë, tha Bardhi ulja në tryezë nuk do të thotë se nuk do të ketë më protesta. 'Pa asnjë diskutim mund të ketë përpara se të mbyllet reforma, kemi bërë dhe do të bëjmë'. Pas miratimit të reformës zgjedhore, që duhet të bëhet brenda 15 marsit, Bardhi kërkon zgjedhje të parakohshme. Ai thotë se zgjedhjet e parakohshme nuk i kërkon për PD-në por për qytetarët që sot nuk qeverisen.  

"Procesin e drejtonte ambasadori britanik, por i konsultuar me të BE-së dhe SHBA-së në Tiranë. Protesta kemi bërë dhe do të bëjmë sa herë që të jenë. Nuk do të jetë surprizë që në ditët në vijim të shpallim organizimin e një proteste. Ne kërkojmë qeverinë kujdestare për të organizuar zgjedhjet, që po funksionon në Maqedoni për të garantuar barazinë e palëve në procesin zgjedhor. Pala tjetër nuk duhet të vonojë procesin por të mbyllet brenda 15 marsit.

Jam i bindur që PD-ja do të bëjë betejën e saj për standardet. Kërkesa jonë për zgjedhje të parakohshme nuk është zgjidhje për opozitën por për qytetarët që nuk qeverisjen. Për ne ky proces duhet të përfundojë me garantimin e standardeve për zgjedhje të lira. Nëse përpiqemi t'i hedhim hi syve BE-së, kjo nuk do ta ndihmonte as Shqipëri, por do të ishte një shans i humbur. Ne do të qëndrojmë te cdo kërkesë e jona. Kemi vërejtur një tentativë për ta zvarritur procesin, por nuk është lejuar nga ana jonë. Ka më shumë se 10 ditë që është formuar grupi për hartimin e zgjidhjeve dhe nuk ka filluar diskutimi për asnjë cështje konkrete.

Për PD-në procesi të përfundojë brenda 15 marsit. Për ne duhet të kishte mbaruar që në shkurt, por pala tjetër kërkoi më shumë kohë. Pas reformës duhet të ketë zgjedhje të parakohshme. Nuk ka pasur negociata paraprake. As me ndërmjetësim. Ka pasur një propozim të opozitës në tryezën e OSBE-së që i është imponuar palës tjetër nga faktori ndërkombëtar, nuk ka pasur negociata për cështje konkrete" tha ai. I pyetur për sistemin zgjedhor, Bardhi tha se PD-ja është e hapur. "Çështja e sistemit duhet të jetë e hapur, t'i nënshtrohet një diskutimi publik. Por nëse nuk garantojmë zgjedhje të lira cdo sistem do të ishte deformuar. PD-ja ka shprehur vullnetin për cdo sistem" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GAZMEND ZIU: 28/01/2020 13:21

    O gszmend ziu kushe rruan për protestat e tua me 200 kok palar llumi shoqëris që vin për një sufllaqe o gazmendi papaqe. Po hik mor IDJOT se sa të jet jeta ju nuk vini në pushtet. Nuk i harojn njerzit Gërdecin e 21 janarin o gazment

    Përgjigju
  • asl: 27/01/2020 23:27

    Pronen e plakut e ke Shqiperine o dere-bardhi ku na do dhe zgjedhje.O po ti je valanidh nga mendja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot