Bardhylka Kospiri, një zv.ministre
në karrocë

Bardhylka Kospiri, një zv.ministre<br />në karrocë
TIRANE - Ndër të emëruarit e rinj në Qeverinë “Rama”, mbrëmjen e sotme, bën pjesë edhe një grua me aftësi të kufizuara, znj.Bardhylka Kospiri, e cila njihet për aktivitetin e saj në mbrojtje të të drejtave të kësaj kategorie.

Ajo është vlerësuar me çmimin  “Gruaja më e guximshme” nga ambasada amerikane disa vjet më parë kur vepronte si drejtore juridike e Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Paaftësisë. Prej shumë vitesh, ajo ka punuar dhe vazhdon të punojë për të përsosur legjislacionin për personat me aftësi të kufizuara.

veliaj
Ministri Veliaj dhe dy zv.ministret: Bardhylka Kospiri (në karrocë) dhe Gentiana Sula.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin