Basha bën ironi për inceneratorët: Falenderoj Klodianët e Mërtirët që na kanë vjedhur më pak! 'Deti' në Hagë? Nëse i lihet në dorë Ramës përbën rrezik kombëtar

Basha bën ironi për inceneratorët: Falenderoj Klodianët e Mërtirët që na kanë vjedhur më pak! 'Deti' në Hagë? Nëse i lihet në dorë Ramës përbën rrezik kombëtar

Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha teksa ka treguar me një shembull sipas tij aferën e vjedhjes në inceneratorin e Fierit, në fund ka falenderuar me ironi "Klodianët e Mërtirët" ku shton se kanë vjedhur më pak.

"Po ju tregoj një fakt tronditës për një nga tre kontratat, për atë të kontratës së inceneratorit të Fierit. Mendoni për një moment se po shkoni të bleni një televizor, do ta bleni me këste. Ky është pak a shumë konstrukti për inceneratorin e fierit, me këste. Ju do të keni kërkesat tuaja, madhësinë e televizorit, aftësinë e shërbimeve, një kriter shumë i rëndësishëm do të jetë edhe çmimi. Mendoni për çmimin kur shkoni të bleni televizor apo jo. Dhe çmimi në vlerësimin tuaj zë vend të veçantë, se ju mund të doni një televizor të madh, të bukur me ngjyra, por çmimi është tepër i lartë. Kështu funksionon dhe prokurimi publik. Një kriter është çmimi.

Por është bërë pazari, është mbyllur kapari, janë ndarë aksionet, janë hapur llogaritë bankare, janë transferuar rryshfetet, pastaj janë kujtuar për një kontratë. Në shekullin e 21 Republika e Shqipërisë ka një dokument që do të hyjë në arkiv si tregues i korrupsionit më të madh që ka përjetuar Ballkani. Shikoni o shqiptarë, kanë harruar çmimin. Nuk është kriter çmimi. Më mbetet vetëm të falenderoj Klodianët apo Mërtirët, që nuk e kanë vënë rritur taksën, faleminderit që na keni vjedhur kaq pak. E paskeni patur dorën e lehtë se për këta mund ta kishim 10 herë më të lartë faturën", tha Basha.

Kurse për dërgimin e çështjes së detit në Hagë Basha ka thënë se ky nuk është momenti i duhur për fazën paraprake, pasi qeveria aktuale s’ka legjitimitet dhe madje nuk është as e përgatitur. Ai shton se nëse i lihet në dorë Ramës kjo fazë atëhere përbën rrezik të interesa kombëtare.

Prej 10 vitesh pas vendimit të GJK, pikëpamja ime ka qenë që duhet trajtuar nga organet e drejtësisë ndërkombëtare. urgjentisht duhet faza paraprake se duhet punë shumë e madhe. Ky nuk është moment i përshtatshëm. Kjo qeveri s’ka as legjitimitet, madje as përgatitje, madje referuar dhe deklarimeve të kryeministrit kjo përbën rrezik për interesat kombëtare nëse i lihet në dorë. Faza paraprake është punë shumë voluminoze. Kjo çështje duhet trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare, por duhet që ky hap të ndërmerret nga një qeveri legjitime. Procesi para këtij hapi është shumë voluminoz, në çdo aspekt”, tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha s'i ndahet SPAK: Mos e kyçni gojën, hetoni vjedhjen e shekullit me inceneratorët! 'Deti': Të shkojë në Hagë nga një qeveri legjitime, Rama rrezik kombëtar


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’