Basha betejën më të vështirë nuk e ka me demokratët, por me ata që i bëri deputet!

Basha betejën më të vështirë nuk e ka me demokratët, por me ata që i bëri deputet!

Lulzim Basha

Dje Basha foli ashtu siç duhet të kishte folur gjithmonë, në cilësinë e një politikani që është i vendosur të thotë atë që mendon e po ashtu që ka forcë të kundërshtojë e të replikojë sa herë që e sulmojnë. Ky rikthim i Bashës në këtë format është së pari një respekt ndaj vetës dhe të qenit ish Kryetar i PD dhe pse jo potencial për tu rizgjedhur përsëri nëse demokratët do e bëjnë një gjë të tillë.

Basha, u soll politikisht sikur të ishte politikan i Parajsës dhe jo politikan i modelit politik shqiptar që është një miks me makiavelizmit dhe ballkanizmit. Tërheqjen e Bashës shumë e morën dhe e konsideruarn si një dobësi dhe për këtë arsye folën dhe reaguan për dy vjet rresht në emër të tij ose e sulmuan duke e bërë tabelë qitje mbi bazën e monologut.

Unë, nuk mendoj se sfida më e madhe e Bashës janë demokratët, sepse këto të fundit duan një lider që merr vendime dhe po ashtu ju garanton fitoren. Nëse do të marr vendime dhe do të bëj hapa konkrete për të dhënë sinjale besimi për ringrtije dhe fitore, ai do të ketë jo vetëm besimin e demokratëve klasik që janë anëtarësia apo të militancës së partisë që në asnjë vend të botës nuk janë numrat fituese për në zgjedhje, por edhe të gjithë shqiptarëve duke përfshirë edhe “zonën gri” që nuk janë më dakord më këtë realitet politik e kërkojnë iniciativa konkrete për ta ndryshuar.

Sfida më e madhe e Bashës në këto momente është pikërisht përballja e tij me të gjithë ata që janë investim i tij politik që i futi në lista të sigurta, i bëri deputet dhe sot, këta për oportunizëm kërkojnë ta sulmojnë Bashën si një lider të dështuar apo akoma edhe më keq duke e akuzuar si një lider humbës.

Në fakt, nëse ka një debat të madh në lidhje me Bashën është fakti se: jo pse Basha nuk solli në pushtet PD, por vendosi që të jenë deputet një shumicë që absolutisht ndoshta nuk duhet të ishin në atë sallë nën logon e PD! Pra, Basha duhet të kritikohet t’i kërkohet llogari se pse këto që janë vendosi të jenë deputet.

Beteja e vërtetë e Bashës është “mea culpa” për disa nga këta që sot janë deputet falë investimit/besimit që ai u ka dhënë e kryesisht të rin, por në të njëjtën kohë duhet të ketë kurajën që të shuaj çdo iluzion se ata përsëri mund të jenë deputet. Në fakt për këtë të fundit me propozimin e tij për listat e hapura Basha e ka dhënë opinionin/përgjigjen e tij. Listat e hapura janë një sinjal alarmi për këta që sot janë deputet që në një realitet të ri me një garë reale janë të vetëdijshëm që nuk mund të fitojnë më dhe nuk mund të jenë më deputet. Për këtë arsye ata kanë vendosur të sulmojnë Bashën dhe çdo mundësi për rikthimin e tij, sepse kështu ata duan të mbrojnë establishmentin e tyre e për pasojë, janë të gatshëm të bëhen me këdo që nuk mendon dhe nuk flet për lista të hapura.

PD nuk është një konflikt parimesh apo idealesh, por është kthyer në një konflikt të hapur për çështje llogarish, përfitimesh apo karriere. Kjo ka bërë dhe po bën që shumë deputet për shkak se nuk kanë qenë luajal, kanë humbur lidhje me demokratët, por nuk kanë hequr dorë nga dëshira apo nevoja e tyre për të vazhduar si deputet, tashmë që edhe rroga do të jetë më shumë se 3 milion lekë.

Megjithatë, PD para se të konsiderohet një strehë e sigurt për punësim edhe të pamerituar është një projekt politik që objektiv të saj duhet të ketë marrjen e pushtetit për të garantuar një model të mirë përfaqësimi jo vetëm të demokratëve, por edhe të qytetarëve pa ndarje politike që gjithnjë e më shumë e shikojnë veten  e tyre të margjinalizuar në një shoqëri të politizuar në ekstrem.

Çdo rikthim ndodh edhe për faktin se establishmenti apo ekuilibrat që ishin nuk mjafton për të realizuar atë që kërkohet. Për pasojë rikthimet e reja janë edhe një front për të ndryshuar e prishua ekuilibrat e vjetër e për të ardhur me modele të rejë, burime të reja e mbi të gjitha me forma të reja që kanë për qëllim të përmbysin në linja të përgjithshme atë që konsiderohej si normalitet. Prandaj, ritkhimi i Bashës është një problem serioz për ata që janë dhe është një formë anormaliteti i asaj që kemi konsideruar që kemi konsideruar normale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor