Basha: Dola sot për të bërë pazaret dhe pashë që po respektohet distancimi social!

Basha: Dola sot për të bërë pazaret dhe pashë që po respektohet distancimi social!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se ndihet shumë mirë për faktin se qytetarët i kanë zbatuar rregullat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, veçanërisht distancimin social.

Ai ka ripërsëritur thirrjen për t'i respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha urdhrat, për të mirën e familjes dhe të afërmve. Sakrifica, përkthehet në betejë të fituar, thekson kryedemokrati.  

"Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave te distancimit social. Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës. Ndaj dua tju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër! E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj. Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do tia dalim", shkruan Basha.

Postimi i plotë i kyedemokratit Lulzim Basha

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rahman Gashi: 08/04/2020 14:59

    Hahaha. Mire e the .pas 3 javesh i doli gjumi Lulushit

    Përgjigju
  • retu: 08/04/2020 14:39

    sot qebka per tu bere tapë, luli mbas 3 javesh gjum ka dal ne pazar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta