Basha drejt zgjedhjes në krye të PD-së? Malko në ‘Repolitix’: Ka një shans pasi s’ka Berishën pas! Analisti Gashi: Nuk sjell asnjë lloj risie

Lulzim Basha është parë shumë aktiv në jetën politike, teksa zhvillon takime me të rinjtë në qytete të ndryshme, ndërsa përflitet për një rikthim të mundshëm të tij në garën për kreun e PD-së. Gent Malko, ish-anëtar i kryesisë së PD-së, thotë se tashmë PD-së i duhet një kryetar që ka autoritetin të mbaj grupin solid. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Malko u shpreh se Lulzim Basha ka një shans, pasi nuk ka Sali Berishën nga pas.

‘Kthimi i Bashës është politikisht korrekte, por këtë nuk mund ta gjykojmë. Sa kohë dikush ka numrat më shumë ai do të jetë kryetari. Kemi Sali Berishën që nuk po e lëshon vendin e vet. Por te Berisha është katastrofë me rezultatin! Këta janë para një dileme ekzistenciale. Kush është kriza? Këtyre ju duhet një kryetar që ka mjaftueshëm autoritetin që ta mbaj grupin solid. Njeriun më të besueshëm sot që shohin në këtë ambient kanë Lulzim Bashën. Grupi që e mbështet janë antiberishian.  Besoj se ka vetëm një shans Basha pasi nuk ka Berishën nga pas. Nëse do të ketë karizmën e nevojshme mund të krijojë simpatinë e nevojshme. Bashës për hir të së vërtetës viteve të fundit i doli nami si kryetar i dështuar. Do shohim sa i aftë do të jetë si lider.’- thotë Malko.

Po analisti Valon Gashi thotë se Basha nuk sjellë asnjëlloj risie. Sipas Gashit, në 2025 si me Foltorja si PD me këtë lloj organizimi do të skarcojnë për nga numri i deputetëve.

‘Procedura është veprimtaria që ti shkon drejt produktit politik. Basha nuk rriti asnjë lloj politikani të fortë pas vetes, nuk kishte asnjë lider politik. Po vjen Basha, pyetja që kam unë a është risi Basha? Çfarë sjellë Basha? Është koha për të lebetitur. 2025 po vjen dhe si foltoren si PD do t’i skarcoje me numër deputetësh me këtë lloj organizimi.’- tha Gashi.

Rezart Kthupi këshilltar i grupit të PD-së, u shpreh se bashkimi mes PD-së s’mund të ndodhë përderisa njëra palë kërkon të asimilojë tjetrën.

‘Grupi parlamentar kërkon që të bëhet një procedurë e tillë që mund të krijojë premisa të një bashkimi të mundshëm. Bashkimi nuk mund të ndodhë! Kjo pasi nuk mund të ketë një bashki në formën e asimilimit deri tani bashkimi është një formë asimilimi i njërës palë. Në mbledhjen e kryesisë është diskutuar pothuajse gjithçka.  Zakonisht strukturat nga poshtë lart më shumë prishin punë se rregullojë punë.’- tha Kthupi.

Ndërsa Azgan Haklaj, ish-deputet i PD-së u shpreh duhet të krijohet një PD e re me një filozofi e sjellje tjetër.

‘Të krijohet një PD e re me një filozofi të re, me një sjellje tjetër. Duke pasur parasysh faktin se është një parti e çliruar.;- u shpreh Haklaj.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë