Basha: Duam zgjedhje të parakohshme pa Ramën, ai është artist...i mashtrimit

Basha: Duam zgjedhje të parakohshme pa Ramën, ai është artist...i mashtrimit

Në takimin me demokratët e Lezhës, kreu i opozitës identifikoi Edi Ramën si problemin më të madh për ekonominë, papunësinë dhe shkatërrimin e drejtësisë. Lideri i opozitës deklaroi se zgjidhja e krizës janë zgjedhjet e parakohshme, por me qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. “30 qershori, në këtë pikëpamje vetëm ka përforcuar dhe konfirmuar si të drejta shqetësimet dhe rrugëdaljet nga kriza që kemi parashtruar: një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, çuarjen para drejtësisë të të gjithë politikanëve dhe kriminelëve, të faktuar para të gjithë botës si hajdutët e zgjedhjeve, dhe zgjedhje të parakohshme".

Duke iu referuar vendimit të gjykatës së Durrësit që i dha mandatin kryetares së bashkisë pas kërkesës së dytë të bërë nga PS-ja, Basha u shpreh se  Edi Rama ka privatizuar drejtësinë.  “Kjo tregon se drejtësia është tërësisht e privatizuar nga Edi Rama. 3 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, drejtësia është tërësisht e kapur nga Rama. Kjo është arsyeja pse drejtësia nuk funksionon. Edi Rama është kryeministri më hajdut, më arrogant, dhe më mashtrues më historinë e Shqipërisë. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. Nëse shqiptarët nuk kanë të hanë është sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Ramës dhe janë shpërdoruar për tekat e Ramës në luks dhe fasada" theksoi kryedemokrati.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit të PD-së, lideri demokrati e ka cilësuar si kusari, papunësi dhe vrasje të shpresës koncesionin Milot Balldren, që kaloi të enjten në Kuvend. "Nëse shqiptarët janë pa punë, është sepse ekonominë, paratë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Ramës. Nëse shqiptarët nuk kanë shpresa është sepse shpresat e tyre i ka vrarë Rama me oligarkët hajdutë, siç po bën edhe këtu në Lezhë me kusarinë Milot Balldren. Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, cdo gjë që ka thënë, ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 22/07/2019 15:29

    Gjithe qe ishin dhe jane ne Qeveri mund te jene Artista Por ky eshte Kameleon dhe Super /Artist i te gjithe koherave Hiqni dore Demokrate nga ky pisanjos ne te gjithe drejtimet KARAKTER ,BURRERI DHE DINJITET ESHTE NUL-NUL -NUL ,jo me vote per kete EVIL ,nuk ka interes Kombi Partia dhe Shqiperia Lere te vuaj gjithcka qe ka bere

    Përgjigju
  • Populli: 22/07/2019 11:46

    Shko ne zgjedhje me 13 Tetor me Liken dhe Monen,le name je bere gazi i botes o Luli,hap krahun ate bej se per tjeter gje nuk je,je nje deshtak i lindur dhe teper i lig,ligesi e fshehur nen ate buzeqeshjen tende prej debili.

    Përgjigju
  • asl: 22/07/2019 06:22

    Rama artisti i merituar i mashtrimit,Luli artisti i popullit i kryemashtrimit.

    Përgjigju
  • Labi: 22/07/2019 05:24

    O luli Edy rama sa t ket ty kundershtare do jete gjithmon kryeminister i shqiperis ..nuk e kupton q populli nuk t shikon dote Me sy ty basha ..ike more se e shkaterrove ate partin e PD

    Përgjigju
  • Timi: 21/07/2019 16:02

    O BURRA NE PROTESTE PER RREZIMIN E DIKTATORIT

    Përgjigju
    • Toni: 21/07/2019 19:32

      E ke fjalen per Lulushin apo jo?!

  • Qytetari: 21/07/2019 14:06

    Artisti i deshtimit dhe artisti I mashtrimit. Mire fare.

    Përgjigju
  • Cubel breva: 21/07/2019 12:46

    Me vjen zor ta them ,por ju te detyroni ta prishesh kulturen.Ti mender do nje M**** te madh.Po mir mor zagar se keshtu jeni ju.Po kush e zgjodhi Ramen ti apo populli???????????????????????? O qen shapkash.Ti po qe i zoti mos e ha mashtrimin dhe merja ne shesh te mejdanit.Po ti ke frik ti dalesh para sapo i degjon emrin.Sa te kete ty pd sdo vij ndonje here ne pushtet o lulash. Bej pak plazh se mbase te vjen mendja,se me kete vap edhe te iken e shkreta. Nje kokerr gruri esht.

    Përgjigju
  • Arku: 21/07/2019 12:40

    O artist po e ngaterron me veten. Je bere per të qare hallin dhe meqë nuk genjen dot të tjerët ke filluar të genjesh veten.

    Përgjigju
  • Albania77: 21/07/2019 12:40

    Shko dhe bej ca pushime qe te kthjellohesh o moster

    Përgjigju
  • Shqiptar: 21/07/2019 12:40

    Luli do karamele.

    Përgjigju
  • Luli: 21/07/2019 12:39

    Dakort mer dakort... Po ju nuk jeni alternative fare po fare fare..Si ke fytyre i kerkon votat qytetarve te varfer kur vete jeton me nje apartament super luksoz dhe familjen e mban ne holande se me cfare te ardhurash nuk e kupton njeri..

    Përgjigju
  • albanistan: 21/07/2019 12:28

    ah jo vetem ai por te gjithe ne shqiperi jeni mashtrusa qe nga i madhi deri tek me i vogle , gjdo gje e sajume , kesaj i thone bej baba qe te te ngjaj. Prandaj ky vend shecen para

    Përgjigju
  • Fendi: 21/07/2019 11:07

    Aha, ky ka ik për lesh.

    Përgjigju
    • Haha: 21/07/2019 23:16

      Per lesh p....

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv