Basha mbledh intelektualët: Duhen zgjedhje të parakohshme për të dalë nga kriza politike

Lulzim Basha u takua sot më përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit nga ku foli sërish për krizën politike në vend, për të cilën u shpreh se mënyra e vetme për të dalë prej saj është qveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. 

"Vendi ndodhet në krizë të thellë, ekonomike, sociale dhe politike e cila ka shtyrë opozitën në një vendim të përprecedentë nga një parlament i cili nuk është fryt i votës së qytetarëve por  bashkëpunimit me krimin.Në vlerësimin tonë kriza politike këkon qeveri tranzitore pa Ramen kryeministër dhe zgjedhje të përkohshme.

Është vetëm hapi i parë drejt një ndryshimi afatgjatë që po e mbajnë peng vendin prej disa dekadash. Qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes së për t'u bashkuar në protesta, për të larguar të gjithë ata të cilët përmes bashkëpunimit me krimin e oganizuar asgjësuan votën e lirë dhe shkaktuan këtë krizë, e cila ka prodhuar emigracionin.

Ne duhet ta ndalim atë, i kemi të gjitha mundësitë për ta ndalur. Ka ardhur koha qe me rastin e kësaj krize, pavarësisht bindjeve politike, elita të japë kontributin e saj për t'i dhënë fund këtij tranzicioni, ku askush më të mos jetë në gjendje të kapë të gjitha pushtetet. Kemi një qeveri të kapur, por kjo nuk duhet të shkaktojë largimin e popullir por largimin e qeverisë. Misioni jonë është t'i japim fund përfaqësimit të interesit publik nga njerëz që shfrytëzojnë karriget", u shpreh Basha.

Pavarësisht tryezës e cila bëri bashkë artistë dhe intelektualë të cilët kanë dalë në mbrojtje të çështjes së teatrit i gjithë fokusi i diskutimeve ishin zhvillimt politike dhe kriza e krijuar në vend në bazë të zhvillimeve të fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 15/03/2019 08:33

    Tupja intelektuali I keti soji te sterkequr,per leverdim personale, mundohetb te demtoje shqiptaret dhe Shqiperine deri ne kete nivel.Aty kishte edhe "mbeturina"te tjera politike qe shkojne pas nje injoranti qe ka injoruar edhe identitetin kombetar.

    Përgjigju
  • Mona Hundshperthymja: 14/03/2019 18:36

    Lulush, ke intelektual ke mbledh? Mul koktulin apo Alibej Trutharin. Se mos ke harru zogun e tirones? Ty dhe kollodoku afrikon ste bo mo dermon se je bo buçe me keq se Mona

    Përgjigju
  • Mondi: 14/03/2019 18:16

    O lule kush te ka genjyer qe je per kryeminister ti edhe si kamarier paguaje leke nga xhepi ti je rigoletto (po qe se e ke Lexus,por sma ha mendja)pra lolua i mbretit

    Përgjigju
  • Algi: 14/03/2019 15:46

    Ska nevoje per zgjedhje te reja ti do krize dhe dogje mandatet po ska shqiptaret krize vetem ti dhe partia e saliut

    Përgjigju
  • tini: 14/03/2019 15:15

    Lul, zgjedhjet do behen kur ti dhe baca te shkoni ne Rec per krimet qe kene bere .Duroni dhe oak sic thite Pal**a tik tak .Pilicia me 16 do ruaj rendin dge sigurine dhe mjer ai militant qe perdir dhune

    Përgjigju
  • Sportisti: 14/03/2019 13:03

    O shoku Luli, thuaje troç duhen zgjedhje te parakohshme e jo vetëm por të të garantojnë në tavolinë fitoren se ti shkon 90 vjeç e nuk merr kurrë pushtet. Nuk e pyet ndonjëherë vete se mos je Ti e Zonjusha Moni problemi kryesor i këtij vendi? A ke k.qe jep dorëheqjen dhe shiko si merr vrull opozita.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 14/03/2019 12:46

    O Lul Kerriç Gonari. Nese mbahen zgjedhje te parakoheshme PD humbet me thelle se ne zgjedhjet e 2017-es.

    Përgjigju
  • Rrota: 14/03/2019 12:19

    Oluli mos fol keq per shqiperi pa zgjedhje sfiton dote ti....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët