Basha 'bëhet' kryeministër dhe kryeprokuror: Qeveria ime do bëjë ligj kundër korrupsionit qeveritar, ja kë do ndëshkojmë! (VIDEO)

TIRANE - Lideri demokrat Lulzim Basha paralajmëron destabilitet total në vend, duke i lidhur kontratat abuzive koncensionare të qeverisë, me të gjitha format e krimit. Tashmë kryedemokrati ka një emergjencë të re kombëtare - siç ai e quan - në momentin kur PD-ja të vijë në qeveri. Hapi i parë do të jetë krijimi i kuadrit ligjor kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Do të nisë me një operacion i gjerë i paparë ndonjëherë në gjithë Shqipërinë -siç ai tha - për të zbuluar dhe ndëshkuar vjedhjet që i janë bërë pasurive publike, për të gjurmuar origjinën e parave të përdorura, dhe për të rikuperuar pasuritë e vjedhur nga buxheti i shtetit.

Duke folur si kryeministër vendit, në një realitet tjetër ku PD është ne qeveri, Basha duke u veshur edhe me 'xhaketën' e kryeprokurorit tha se do të hetojë pasurinë e të gjithë atyre që janë përfshirë në një mënyrë apo tjetër në këto koncesione. "Hetimi do të përfshijë pasurinë e të gjithë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të tanishëm", theksoi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
Basha 'ngre' qeverinë e tij: Do të ndërmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike paralajmëroi ngritjen e një kuadri ligjor për të luftuar krimin dhe korrupsionin në qeveri, duke folur edhe për detyrat e vecantë që do të vihen në zbatim të këtij ligji dhe personat që do të goditen.

"Ngritja e krimit ndërkombëtar shqiptar nga trafiku i drogës tek pastrimi i parave, trafiku i qenieve njerëzore dhe aktivitetet e tjera kriminale janë të lidhura me politikat kriminale ekonomike të Edi Ramës. Krimi është fuqizuar dhe po kap ekonominë dhe politikën. Dhe ky do të jetë destabizilimi total i vendit.

Për mua personalisht, për Partinë Demokratike dhe për opozitën zhdukja e ndikimit dhe pasojave të politikës kriminale të grabitjes së vendit dhe tjetërsimit të ekonomsië publike në duart e një grushti kriminelësh dhe oligarkësh është emergjencë dhe prioritet kombëtar.

Për qeverisjen e PD-së dhe të opozitës. që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë.

Ky operacion do të përfshijë: Krijimin e një kuadri ligjor radikal kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar. Hetimin dhe ndëshkimin e gjithë veprimtarisë kriminale të qeverisë në fushën e prokurimeve dhe licensimeve publike.

Prioriteti ynë do të jetë: Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta. Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike. Rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike. Çdo kontratë konesionare, çdo kontratë shtetërore do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale dhe do të hetohet pa asnjë përjashtim

Çdo ent dhe kompani private, çdo person privat dhe publik, i përfshirë në hartimin dhe miratimin e këtyre kontratave, nga juristët e thjeshtë deri tek kryeminsitri, do t’i hetohet pasuria dhe të ardhurat, pa asnjë përjashtim në Shqipëri dhe kudo që t’i ketë.

Hetimi ynë do të përqendrohet te paraja. Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura. Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti. Ne do të hetojmë paratë dhe pasurinë e të gjithë atyre që janë përfshirë në një mënyrë apo tjetër në këto koncesione kriminale. Hetimi do të përfshijë pasurinë e të gjithë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të tanishëm.

Ata ish-ministra, ish-sekretarë të përgjithshëm, ish-drejtorë etj, që janë larguar, mbasi mbushën xhepat, dhe që sot po investojnë në biznese, në vila, në luks, në restorante, nuk kanë për të shpëtuar. Zbulimi dhe rikuperimi i aseteve të vjedhura do të jetë prioritet absolut.

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare në Qipro, në Singapor apo në Ishujt Kajman dhe kudo, paratë që kanë përfunduar në vila në Romë dhe në Nju Jork, do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve", tha Basha.

Ora 11:41
Basha tregon 3 formulat e grabitjes...a i përdori ato edhe në Rrugën e Kombit?! (VIDEO)

Gjatë deklaratës për mediat, kryedemorkati Lulzim Basha foli për formulën që sipas tij qeveria po përdor për të grabitur buxhetin e shtetit përmes koncensioneve korruptive.  

"Të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik. Formulat e grabitjes janë të thjeshta. Në rastin e koncesionit të rrugëve: Fryrje me disa herë e kostove të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve për të ndarë të gjitha fondet e fryra me Edi Ramën dhe qeveritarët. Në rastin e koncesionit të pompave, sikurse në koncesionet e plehrave, në koncesionet e shëndetësisë dhe të të gjitha llojeve të tjera formula është: jep kontrata dhjetravjeçare për shërbime pa asnjë kosto dhe rrezik për privatin me çmime të fryra të financuara tërësisht pa asnjë rezik nga buxheti i shtetit, për të ndarë pastaj paratë me Edi Ramën dhe qeveritarët. Forma tjetër e grabitjes është: dhënia e pasurive natyrore në përdorim apo për koncesione mbi burimet natyrore. Bregdeti, pyjet, lumenjtë, mineralet po u jepen privatëve gjoja për investime serioze dhe strategjike, Koncesione hodrocentralesh, privatizim bregdeti, ndërtime në zonat e mbrojtura, të gjitha janë shfrytëzim pa asnjë përfitim apo leverdi ekonomike i pasurive të vendit nga një grusht oligarkësh. E gjithë qeverisja e Edi Ramës tashmë është një aktivitet i përditshëm dhe i vazhdueshëm kriminal. Çdo akt, çdo veprim, çdo firmë e Edi Ramës dhe ministrave bëhet vetëm për të vjedhur, vetëm për të grabitur, vetëm për të përfituar padrejtësisht", tha Basha.

Pyetja e thjeshtë që lind është: Nga e gjen Basha këtë siguri për formulat e grabitjes së pasurive publike përmes koncensioneve. Ai tha se formulat janë mjaft të thjeshta, teksa i sqaroi me detaje. Mos ndoshta këto kanë qenë formula që ai i ka vënë në zbatim kur ka qenë vetë në qeveri? Kujtojmë se Basha është akuzuar për një koncension mjaft abuziv, të lënë ende në mes me rrugën jo totalisht të përfunduar, atë të Rrugës së Kombit.

Ora 11:31
Basha: Edi Rama një hajdut psikik. U dha miqve nip e dajë mbi 500 milionë në vit me 2 koncesione (VIDEO)

Lideri i Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat nga selia blu hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama se me miratimin dje në kuvend të disa kontratave të rëndësishme koncensionare për ndërtim rrugës, është duke kryer vjedhjen më të madhe shtetëtore.

"Siç është bërë publike, qeverisja kriminale e Edi Ramës po vazhdon grabitjen dhe tjetërsimin e ekonomisë dhe pasurive publike të vendit ne anë të koncesioneve kriminale, që kanë për qëllim grabitjen e Shqipërisë për llogari të tij dhe një grushti klientësh. Gjithçka tjetër ka ndaluar. Gjithçka tjetër ka marrë fund në këtë qeverisje. Vetëm një gjë forcohet  dhe rritet përditë - vjedhja dhe grabitja e pasurive he parave publike. Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e  Shqipërisë, një grabitës psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara. Dje u miratua ne Landfillin e Republikës, pra në vendgrumbullimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë,  grabitja me spektakolare në histori: Koncesioni i rrugës Milot-Balldren Ndue dhe Agim Kola me vlerë 256 milionë euro për 17 km. Vlera e koncesionit është 3 fishuar. Ish deputeti i PS dhe daja i tij, Gjoka, kanë marrë, së bashku, mbi 500 milionë Euro, nip e dajë. Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, Lorenc Gjikuria me vlerë 70 milionë euro. Vetëm ditët e fundit janë dhënë. Koncesioni i  inspektimit të pompave të naftë.  Plazhet publike në pronësi private. Të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik", tha Basha.

Kontratat koncensionare të lidhura së fundi nga qeveria për ndërtim të rrugëve, lideri demokrat i sheh si abuzime që do të japin pasoja të rënda në ekonominë e vendit. Basha tha se qeveria nuk do të ketë asnjëherë mundësi të bëjë investime pasi do të jetë gjithmonë në kushtet e shlyerjes së borxheve dhe kësteve të kontratave afatgjata koncensionare. Madje Basha shkon edhe më tej kur thotë se këto kontrata rrezikojnë edhe sigurinë kobmëtare dhe krijojnë destabilitet politik.

"E gjithë qeverisja e Edi Ramës tashmë është një aktivitet i përditshëm dhe i vazhdueshëm kriminal. Çdo akt, çdo veprim, çdo firmë e Edi Ramës dhe ministrave bëhet vetëm për të vjedhur, vetëm për të grabitur, vetëm për të përfituar padrejtësisht. Ky aktivitet kriminal qeveritar ka sjellë dhe po sjell pasoja shkatërruese për vendin. Do të ketë pasoja shkatërruese ekonomike, shoqërore dhe politike. Së pari, politikat kriminale të koncesioneve po sjellin dëme kolosale mbi pronën publike dhe paratë publike. Bëhet fjalë për qindra milionë, me gjasa miliarda euro publike të grabitura dhe shpërdoruara. Bëhet fjalë për kapjen e ekonomisë përmes kalimit të pasurive publike financiare dhe në natyrë tek privatët për dhjetra vjet.

Së dyti, ato do të sjellin bllokimin e politikave ekonomike të qeverisë.Koncesionet do të paralizojnë gjithë financat publike dhe do të bëjnë të pamundur çdo politikë publike. Të gjitha paratë e buxhetit për dekadat e ardhshme po kontraktohen që tani. Këto kontrata dhe borxhi marramendës që vazhdon të marrë Edi Rama, do ta shndërrojnë çdo qeveri në një zyrë pagesash, pa pasur mundësi të bëjë asgjë tjetër vetëm që të paguajë këstet e kontratave afatgjata, që Edi Rama ka firmosur në çdo fushë dhe për çdo gjë për dhjetëra vjet. Taksapaguesit dhe buxheti tyre do të jenë thjesht kuleta për të paguar për dhjetëra vitet e ardhshme klientët e EdI Ramës.

Së treti, veprimet kriminale ekonomike të Edi Ramës po sjellin shkatërrimin e konkurrencës në treg dhe të ekonomisë së lire .Të gjitha koncesionet janë monopole afatgjata, që vrasin konkurrencën në fushat ku janë dhënë. Në transport, në shëndetësi, në menaxhimin e mbetjeve, në arsim, në energji dhe kudo nuk do të ketë më vend për sipërmarrje,. nuk do të ketë më vend për biznesin e vogël dhe për asgjë tjetër.

Së katërti, politikat kriminale ekonomike të Edi Ramës do të sjellin shkatërrimin e proceseve politike përmes kapjes së politikës nga këto interesat private. Sot, e gjithë kupola e Partisë Socialiste është e kapur nga krimi dhe interesat private. Të gjitha politikat e saj janë kriminale dhe shkatërruese për proceset politike në vend, nga vjedhja e zgjedhjeve tek çdo veprimtari tjetër politike.

Por koncesionet kriminale dhe pastrimi masiv i parave në ekonomi përmes ndërtimeve, kapjes së sektorit bankar dhe kontratave publike janë, gjithashtu, rrezik për sigurinë kombëtare dhe rrezik për destabilizmin politik të vendit", u shpreh kryedemokrati Basha.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 19/07/2019 18:19

    Lulush your dream is not real stupid .Lulushi po e provon nje here me Enderr Me filxhanin e fallxhores patriotes nga DIBRA ,doli huq, E dita-dites per te hequr vemendjen nga ato Demokrate te lodhur qe i hoqi nga puna dhe nga vota Popullore .Hey ndoshta ka te drejte .Duke bere presion psikollogjik ,Mendon se eshte Europian nga Dibra .Ato te Vettingut or Drejtesise ,nuk do tia mbaje te marri ate Lulush ne dyert e Gjykates , So bej nje pordhe ketu qe te degjohet diku atje .Lulush cfare do lloj imagjinate te besh eshte NUL ,ate qe perdor ti dhe Mon-ika nga DIBRA .Behu trim Lulush 30-40 vite burg dhe marrjen e Pasurise nuk jane shume duke bere nje llogari ne Matematike cfare i bete Popullit Shqipetar afro 3-4 miliona Njerez ju qe sot llomotitni si Breshke e sakatosur , Urime juve te demokracise KOMUNISTE

    Përgjigju
  • redi: 19/07/2019 17:14

    Lul ke shkare qe flet percart. Ti je per burg or Lul ,se ke tre dosje qe do i hapi SPAKU ,dhe thua qeveria ime do luftoj korrupsionin shteteror. Ke ik per lesh Lul ,dhe nuk ka spital qe te ben derman. Ty po te pret Reci , dhe ti thua qeveria ime. Shqiptaret ty nuk te votojne sa te jete jeta or njeri koti. Jep doreheqje dhe largohu nga PD se nuk te mbron dot

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 19/07/2019 16:23

    Me siguri kete fjalim Lulush Bashovicit ja ka pregatitur Karpushini.

    Përgjigju
  • dulja: 19/07/2019 16:07

    mose fole me se e djallose, more plere po nuke ishe ti qe i vodhe rruges se kombite milona EURO hyyy dyrsire ike zhduke e mose dile me plere

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 19/07/2019 15:59

    Basha me shal te ngjitme e mendje trashe

    Përgjigju
  • O tej: 19/07/2019 15:56

    Me bahet qejfi qe ne weverrine e Bash Karagilit ben pjrsdhe ky temi.. pata Lulqim Badha

    Përgjigju
  • Tarasi: 19/07/2019 15:41

    Si s'kanë pak sedër këta politikanët

    Përgjigju
  • Llumi e Turpi i Kombit Shqipatr: 19/07/2019 15:33

    Kryehajduti bertet 'kapeni hajdutin'. Po ti vetem me te ashtuquajturen 'Rrugen e Kombit' ke vjedhur e grabitur sa s'ke plasur, pa permendur te tjerat. Natyrisht qe edhe keto qe jane ne pushtet, kane vjedhur, vjedhin e do te vjedhin, por jo aq sa keni zhvatur ju te gjoja partise 'pd', qe jeni pjesa me e ndyre e me e papergjegjshme e me e korruptuar e popullit shqiptar. Ju jeni nje grupim i kafsheve hijena gjakpirese qe do te ishte nje tmerr e gabim i pafalshem, neqoftese do te vinit perseri ne pushtet. Ju jeni LLUMI I KOMBIT.

    Përgjigju
  • XXX: 19/07/2019 14:43

    Po Ti ishe ne qeveri e bere me zi nga ky qe eshte sot.

    Përgjigju
  • XXX: 19/07/2019 14:18

    E paska terheq kemben zvarre Like floriri e paska marre me vete,ik o derdimen se late nam jeni bere gazi i botes.

    Përgjigju
  • Daja: 19/07/2019 14:16

    Do behet ky rrote k kryeminister,o Zot c'fare xhevahire nxjerr nga goja ky trap!!

    Përgjigju
  • Populli: 19/07/2019 14:15

    Ti kontrollo pasurine e Likes,Berishes,Mones dhe ata te kontrollojne pasurine tende qe e ke vene me djersen e bythes!

    Përgjigju
  • Topja: 19/07/2019 14:12

    O tope tope, o papagalos!!!!!!!!! Futja sherro pes me zero. Orre tope, futu njëher në zgjedhje dhe pastaj shohim e bëjm. Shikon rrushi mollën dhe piqet Luli në vapën e korrikut. Do shohim gallat edhe pak. Tjeta lulkë!

    Përgjigju
  • Arben Metani: 19/07/2019 14:06

    Qysh tha babai Elces per te fejuarin e vajzes se tij tek "Pallati 176"? - "Nga goja brisk ishte, teletajge". Dhe ti Basha me fjale te mer me qafe, por me vepra ...! Filloje gjetjen e burimit te parave qe nga vetja ne radhe te pare pastaj gruas, vjerrit, kunatit tend. Pasi ti besh publike ato vazhdo me shqiptaret e tjere, me qe te dhimbsen kaq shume. Por ti nuk hallin e Shqiptareve por te tendin personal.

    Përgjigju
  • asl: 19/07/2019 13:37

    Vapa ben te sajen,shko vizitohu mor karafil nga mendja.

    Përgjigju
  • Jim: 19/07/2019 13:26

    Njeriu qe qesh kujton se Duke bertitur per te tjeret jane harruar bemat e tija Jo atje I ke te gjitha por ti me sa shoh nuk ke per tu bere kryeminister Por edhe sikur nuk ke asnje gje ne dore me sistemin e ri te drejtesise

    Përgjigju
  • Berat: 19/07/2019 13:06

    Hahahahahahahha Qeveria jote ik mor pall

    Përgjigju
  • Lleshi: 19/07/2019 12:59

    Wow pow na habit ky “bravo” po eshte mire qe duhen pare te gjithe qeveritaret qe nga 90 e kendej per 30 vjet na e moret shpirtin asnje nuke mendoi per popullin vetem per vete do ta “shojme edhe kete “ mendohuni mire se pastaj do i biem qeveritaret mga bota te na drejtojne do themi ju te gjithe jeni te pa afte

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/07/2019 12:51

    O i sëmur mental, ti duhet urgjentisht i pranosur dhe drejt e në psikiatri...!!!

    Përgjigju
  • Mire: 19/07/2019 12:31

    Po per pasurin tende kush do hetoj dhe ti ke dusa vite ne weverin berisha e ke ber popullin dele turp te vij

    Përgjigju
  • Dani: 19/07/2019 12:29

    Dhe ne funt e ra batania ne tok dhe i doli gjumi

    Përgjigju
  • Tirona: 19/07/2019 12:20

    Do bohesh Kryeminister ne Rec pa merak do luftosh fort me Salen Monen dhe Xhiken pa merak.SPAKU LOQE SPAKU ku do futesh o Sumce.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë