Basha i nxiti të bllokojnë rrugën/ Arrestohen Klevis Balliu dhe 9 protestues, 5 të tjerë nën hetim

Basha i nxiti të bllokojnë rrugën/ Arrestohen Klevis Balliu dhe 9 protestues, 5 të tjerë nën hetim


Tiranë -
Policia e Tiranës ka bërë me dije se për protestën e bërë nga banorët e Astirit mbrëmjen e sotme ku u bllokua rruga, janë arrestuar 10 persona mes tyre edhe ish deputeti i PD, Klevis Balliu. Ka qenë pikërisht kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili nxiti protestuesit të dalin në rrugë dhe të bllokojnë qarkullimin, por megjithatë  ndaj kreut të PD nuk është marrë asnjë masë.
Me ndryshimin e kodit Penal që ka hyrë në fuqi mbi 10 të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale  “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,  “Prishje e rendit dhe qetësisë  publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe  "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Të arrestuarit janë: Klevis Balli, 30 vjeç, Kujtim Ylli, Bajram Noka, Benard Nezha, Safet Maksuti, Ruzhdi Maqinaj, Artan Muçmata, Dritan Noku, Andi Sharra
Nën hetim: Gojard Duro, Tomor Noku,  Ervis Hysmeli, Arten Bushi dhe Çoban Murataj

Sipas policisë po vijon puna edhe për identifikimin dhe kapjen e të tjerë personave që bllokuan rrugën. Policia thekson ndër të tjera se në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve  është vepër penale dhe dënohet me burg. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e keqpërdorimeve, por të protestojnë në mënyrë të ligjshme dhe në vende ku nuk pengohet qarkullimi i automjeteve.


Lajmi kryesor:

'Astiri'/ Opozita 'sfidon' ligjin! Arrestohet Klevis Balliu dhe 9 protestues, Basha: Nëse marrim 'JO' nga BE, ky është shkaku! (VIDEO)


/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Panik' te Juventus, Man. United në sulm për Bremer

'Panik' te Juventus, Man. United në sulm për Bremer