'Shihemi në zgjedhje'/ Basha i përgjigjet nga Kruja djalit të Rrahman Rrajës: Do ta shohësh ti...(VIDEO)

Kreu i PD Lulzim Basha, iu përgjigj djalit të deputetit socialist Rrahman Rrajës, Rexhep Rrajës, i cili pas publikimit në media të rastit “Xhisiela” për të cilin ishte i akuzuar, iu drejtua kreut të opozitës duke thënë se: “Basha ta provojë në zgjedhje”.  

“Unë kam një tjetër garanci se nëse nuk ndalen, ju të kemi në fuqi ta shkarkoni, por pikërisht këtë mekanizëm e ka shkatërruar Edi Rama.  Ai nuk ua ka dhënë fuqinë ju, por kriminelëve. Ia ka dhënë Tur Bushëve me shokë. Ua ka dhënë Rrajave. Ata bëjnë ligji , ata marrin leket, ryshfete, bëjnë raketat dhe kur vjen dita e zgjedhjesh del ai bukuroshi atje dhe më thotë mua: Ta shoh Lulzim Basha për zgjedhjet. Dua t’i them sot atij (Rexhep Rrajës)  se do ta shohësh ti, sepse kjo nuk është betejë për Lulzim Bashën dhe PD, por kjo është një betejë për të  gjithë shqiptarët.  Në zgjedhjet do të shkojnë dhe mjerë atë që do të guxojnë të prekin votën e shqiptarëve. Kjo do të jetë  garancia për ju siç është në çdo vend normal. I mbajte premtimet do të fitosh, si mbajte ik në shtëpi, kjo është demokracia”-tha Basha.


Lajmi kryesor:

'Shihemi në zgjedhje'/ Basha i përgjigjet nga Kruja djalit të Rrahman Rrajës: Do ta shohësh ti...


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri