‘Basha i thirri në protestë dhe i la dyerve të gjykatave’, Nishani thirrje avokatëve: Mbroni falas këto qytetarë pasi u braktisën nga kreu PD

‘Basha i thirri në protestë dhe i la dyerve të gjykatave’, Nishani thirrje avokatëve: Mbroni falas këto qytetarë pasi u braktisën nga kreu PD

Ish-presidenti Bujar Nishani

Dhjetëra anëtar, aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike enden pre një viti nëpër dyert e prokurorisë dhe gjykatave si të pandehur pasi kanë marrë pjesë në protestat e opozitës.

Kështu ka bërë me dije ish-presidenti Bujar Nishani i cili thotë se këtë gjë e ka konstatuar gjatë fushatës së zhvilluar këto ditë, për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Nishani thotë se Lulzim Basha që i thirri në protestë i ka braktisur dhe tradhtuar duke i lënë tashmë nëpër dyert e gjykatave.

'Qindra prej tyre në të gjithë Shqipërinë endeshin prej 1 (një) viti nëpër dyert e prokurorisë e gjykatave si të pandehur për arsyen e vetme se kishin marrë pjesë në protestat e opozitës kundër regjimit banditesk të Edi Ramës. Por ata tashmë ishin lënë vetëm, në mëshirën e fatit të përballeshin me PADrejtësinë e kontrolluar nga Pushteti. E drejta e protestës është e drejta më fondamentale e njerëzve të lirë. Një e drejtë e garantuar dhe mbrojtur nga Kushtetuta në Shqipëri. Lulëzim Basha i thirri në protestë demokratët dhe ata ju përgjigjën me dinjitet e sakrifica! Por sot ata demokratë janë të braktisur, ata janë të tradhtuar!'- thotë Nishani.

Nishani u ka bërë thirrje të gjithë avokatëve me integritet të lartë profesional, moral, qytetar e civil që të marrin përsipër mbrojtjen dhe ndjekjen e procedurave gjyqësore të këtyre qytetarëve, falas dhe pa pagesë.

'Të papunë për shkak të bindjeve politike janë në pamundësi financiare të pajtojnë avokatë e të ndjekin procedurat e padrejta hetimore e gjyqësore. Ata janë të tradhtuar edhe nga ata që ju kërkuan atyre aksionin qytetar. Ju bëj thirrje të gjithë avokatëve me integritet të lartë profesional, moral, qytetar e civil ; të marrin përsipër mbrojtjen dhe ndjekjen e proçedurave gjyqësore të këtyre qytetarëve, falas pa pagesë!'- shkruan Nishani.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit