Basha ‘kërcënon’ arkitektët e huaj: Gropa e teatrit do të jetë për ju

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar projektin e teatrit si "kriminal" dhe "grabitqar", sipas së cilit i shërben nevojave personale të kryeministrit Edi Rama. Ai ka "kërcënuar" arkitetktët e këtij projekti, por jo vetëm se do të përballen me drejtësinë pasi po shpërdorojnë paratë publike.

"Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë. Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike. Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre", tha Basha.

Tre ditë më parë, punëtorë të Teatrit Kombëtar kanë nisur zbrazjen e Teatrit Kombëtar.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edhe: 22/07/2019 17:42

    Edhe gropa jote do jet e madhe o vrases dhe hajdut

    Përgjigju
  • Demokrati jo si ty: 22/07/2019 17:19

    O Gore qe je komplet si grate e liga qe gjithe diten mban neper goje kundershtaret , ju ve epitete nga me monstruozet, mallkon e mallkon o gjysem grua Nuk shpalose asnje alternative po do mbahesh mend vetem per pergjime e Babale , paske pasur perkrahesqe ose nuk marrin vesh ose duan te te fundosin thelle e me thelle perderisa po hane genjeshtrat e tua

    Përgjigju
  • USA: 22/07/2019 17:16

    GROPA DO JET PER TY O PLERE ARKITEKTEVE TJU RRUASH K.....O ZAGAR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët