Basha 'kopjon' Ramën, mesazh qytetarëve nga makina: Kemi një mision, do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve

Mesazhet ndaj qytetarëve nga makina apo telefonatat me kandidatët janë një rutinë e kryeministrit Edi Rama, por që së fundi është kopjuar nga kreu i PD Lulzim Basha. Mbrëmjen e sotme, Basha përmes një video të shpërndarë në “Facebook” duke udhëtuar me makinë kishte një thirrje për të gjithë qytetarët përfshirë dhe socialistët. Kreu i PD tha se misioni është i përbashkët, dhe se nëse i jepet besimi, do të jetë kryeministër i të gjithëve, pa dallim.

“Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, ne jemi një komb, një familje, ne përballemi me të njëjta probleme, ne të gjithë bashkë kemi një mision, një dëshirë, një aspiratë, ta bëjmë të ardhmen e fëmijëve tanë më të mirë. Unë ju garantoj se do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ne do të kujdesimi për të gjithë”, deklaroi Basha..

Lideri demokrat njoftoi se nesër do të ketë një tur të gjatë nga Saranda në Tropojë.

“Jam rrugës për në Sarandë dhe nesër do të nis një tur nga Saranda. Do të vazhdojë nga Jugu në Veri, nga Sarandë në Tropojë. Është diçka që mezi po e pres, do të jetë një ditë shumë e gjatë por do të jetë shumë e bukur” tha ai.

Ndërkaq shprehet se ka zhvilluar takime me qytetarët gjatë këtyre ditëve dhe se vë re se të gjithë janë çuar në këmbë për të ndryshuar vendin.

“Do të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka shumë nevojë. Shpresa është afër dhe është tashmë çështje ditësh. Është në dorën tuaj, kushdo jeni, i moshuar, burrë, grua, fëmijë. Rama ka dështuar totalisht, sikur nuk kishte qeveri. Aleanca për Ndryshim do të fitojë dhe nuk hapim derën për atë që nuk bëri asgjë. Rreziku i madh është tjetër mandat 4-vjeçar me një kryeministër që dështoi në çdo fushë. Votoni numrin 9 për të ardhmen, për Shqipërinë që fiton”, u shpreh Basha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 17/04/2021 08:36

    Bobooo.Ja ngrite veshet Ati Hackovic te Dhiaspora per Lire( dmth mjerosut) me kete deklaraten e votes. Po dhe ky si puna e grus tate o. Pashaporten shqiptare se ka mo, dhe ben gam gam per voten e emigranteve. Nje turi kali keni. kukull i berishoviceve.

    Përgjigju
  • Igor: 17/04/2021 07:32

    Do te jem Hajduti i te gjith Shqipetarve ,pse me duhet edhe nji ville tjeter me ndihmoni or Injoranta.

    Përgjigju
  • O tej: 17/04/2021 04:20

    Shko mor idiot se je ba gazi botes o kukull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve