Basha: Krutanët nuk kanë pse të zgjedhin krimin dhe as emigracionin

1573234834_basha28.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha i bëri thirrje të rinjve krutanë që të mos ikin jashtë vendit, ndërsa akuzoi qeverinë se e vetmja rrugë që i ofron të rinjve është emigracioni. Ai tha se të rinjtë krutanë nuk kanë pse të zgjedhin krimin dhe emigracionin por dinjitetin e tyre.

"Kruja është sot ndoshta qyteti më i goditur nga emigracioni. E vetmja rrugë që kjo qeveri ika treguar rinisë është emigracioni. Duke e vrarë shpresën, qeveria ka detyruar të gjithë që të ikin në emigracion.  Nuk ka pse rinia të ikë. Krutanët nuk kanë pse të zgjedhin krimin dhe as emigracionin, por dinjitetin e tyre në Krujën e kombit shqiptar. Për këtë duhet të largojmë atë kalçeton, kryeministrin që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Ta largojmë menjëherë kalçeton dhe të krijojmë të ardhmen e mbarë këtu në Krujë, në Shijak, në Fushë-Krujë e në mbarë Shqipërinë. E afërt do jetë dita kur ndryshimi do të vijë", tha Basha.


Lajmi kryesor:

'Shihemi në zgjedhje'/ Basha i përgjigjet nga Kruja djalit të Rrahman Rrajës: Do ta shohësh ti...


  • Sondazhi i ditës:

    E premtja dhe e hëna pushim, a jeni dakord me propozimin e Beqajt?



×

Lajmi i fundit

John

OFL i dërgon formularin e vetëdeklarimit të pasurisë tre të dënuarve për trafik droge në Kavajë dhe Lushnje