Basha: Gati për negociata me ndihmën e ndërkombëtarëve, por pa Ramën

TIRANE-Pas gatishmërisë së shprehur nga dy deputetët gjermanë të grupit parlamentar CDU/CSU për të ndihmuar në kapërcimin e krizës dhe shtrirjes së dorës për dialog nga kryeministri Edi Rama mesditën e sotme, ka ardhur qëndrimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Lideri demokrat u shpreh se është gati për negociata (jo dialog sikur tha Rama) me ndihmën e ndërkombëtarëve, por vendosi si kusht të panegociueshëm largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

"Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtare. U kam komunikuar miqve ndërkombëtarë se mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën  e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Ai (Rama) hodhi poshtë sot ofertat publike për një angazhim të faktorit ndërkombëtar. PD-ja mirëpret çdo angazhim të faktorit ndërkombëtar për të zgjidhur këtë krizë të thellë. Në momentin që do të kemi një proces të hapur negociatash do iu informoj" deklaroi Lulzim Basha.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të shtyhen, pasi nuk mund të shkelet Kushtetuta, por Basha mendon ndryshe duke i kujtuar vitin 2007.  "Eshte Edi Rama qe ka shtyre dy here zgjedhjet lokale me vitin 2007. Mekanizem pra ka, se nuk besoj qe eshte rrenuar kaq shume, sa te mos mbaje mend  se zgjedhjet jane shtyre dy here".

Përsa i përket vijimit të aksionit opozitar pas pesë protestave kombëtare, ai tha se do të vendoset nesër pas takimit me forumet dhe aleatët. "Protestat do të jenë edhe më të mëdha edhe më të fuqishme. Nesër do të mbledh strukturat dhe do të bëj konsultimin me koalicionin për axhendën e protestave" theksoi ai. Nesër në orën 10:30 Basha takohet me aleatët, në 11:30 me Kolegjin e kryetarëve dhe në 17:00 me Kryesinë dhe ish-deputetët për detajet e aksionit opozitar.

Dy deputetët gjermanë të grupit parlamentar CDU/CSU Johann David Ëadephul  dhe Christian Schmidt u shprehën dje se "jemi të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës''. Ndërsa sot kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se 30 qershori nuk negociohet, duke argumentuar se nuk do të lejojë që të cenohet Kushtetuta.

Ai tha se zgjidhja e krizës, sipas tij, bëhet vetëm me anë të dialogut, për të cilin ka theksuar se nuk ka asnjë kusht për t'u ulur në tryezë me liderin demokrat, por ky i fundi vendosi kusht kryesor largimin e Ramës. I gjithë faktori ndërkombëtar përfshirë edhe PPE-në, (ku bën pjesë edhe PD-ja) dënuan dhunën e ushtruar në protestat e opozitës, ndërsa i kërkuan PD-së të që ulet në dialog për kapërcimin e krizës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:22
A do të ulej në një tryezë me Ramën me praninë e të huajve? Ja si përgjigjet Basha

"Tash 24 orët e fundit në kontaktet direkte dhe indirekte është shprehur angazhimi i ndërkombëtarëve për të kontribuuar për të zgjidhur krizën dhe e mirëpres. Në momentin që do të kemi një proces të hapur negociatash do iu informoj" tha Lulzim Basha sot. Por a është gati Basha të ulet në një tryezë me Ramën me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve? "Kundërshtarin nuk e përcaktoj unë, por Rama nuk mund të jetë kryeministër. Kjo është e panegociueshme. Arsyeja pse erdhëm këtu është përdhunimi i zgjedhjeve nga Rama. Nuk dëshiroj të jap detaje për komunikimin me faktorin ndërkombëtar, por në përgjigje të shprehjes publike të dëshirës për t'u angazhuar, PD-ja shpreh vullnetin dhe mirëpret vullnetin" tha ai.

Ora 18:22
Basha për situatën politik: Shqiptarët duhet ta festojnë këtë gjendje



Basha në bashkëbisedimin me gazetarët ka thënë se kriza politike në vend është e paprecedentë  por është një situatë që ka ndodhur më parë edhe në Europë dhe SHBA.

" E gjitha kjo po bëhet për tu mos u përsëritur kriza të tilla. Nëse do kemi një qeveri që e merr pushtetin me krimin dhe asgjeson gjykatat dhe emëron në mënyrë të paligjshme kryeprokuroren, dhunon qytetarët dhe helmon me gaz, atherë ky do të jetë precedentë. Patjetër që po,  një fund i tillë e pret. Me në fund populli ka fuqinë për të thënë se sovrani jemi ne. Shqiptarët duhet ta festojnë një precedent të tillë. Por kjo është një reformë e thellë. Kurr më të mos ketë një kryeministër të tillë që i kthen qytetarët në bujkrobër të tij. Prandaj i kemi thirrur të gjithë shqiptarët. Dhe do të vendosin ata me votë. Një ushtrim të tillë demokracie do të marr fund frika e qeverisjes. Pasi kjo është tirani, tirania është kur populli ka frikë. Orët kur populli ulte kokën kanë marrë fund, këta janë orë shprese. Fatin e tyre e kanë vetë shqiptarët. Duhet ta festosh këtë precedent ta celebrosh. Në shqipëri po vendoset një precedent që bëri Europeën Europë dhe ShBA-në SHBA. Ky është standart euro amerikan. " ka thënë Basha.

Ora 18:11
'Zgjedhjet s'shtyhen'/ Basha-Ramës: Të kujtohet 2007? Kandidatët e PS-së të lidhur me krimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të shtyhen, pasi nuk mund të shkelet Kushtetuta, por Basha mendon ndryshe duke i kujtuar vitin 2007.  "Eshte Edi Rama qe ka shtyre dy here zgjedhjet lokale me vitin 2007. Mekanizem pra ka, se nuk besoj qe eshte rrenuar kaq shume, sa te mos mbaje mend  se zgjedhjet jane shtyre dy here.  Jane justifikimet e fundit te njeriut qe ka humbur lidhjet me realitetin. Ai eshte ngjitur pas karriges, qe e ka marre peng krimi I organizuar. Dhe nuk eshte justifikim ajo qe thote se nuk iki se jam i kecenuar. Kush e kercenon? Krimi I organizuar? Eshte ngjarje e ndodhur me pare edhe kjo. Nje kryeminsiter I marre peng nga krimi duhet te largohet nje ore me pare. Por besoj se ai eshte bahskepunetor me krimin. Kete e provon edhe lista e kandidateve. Kandidati i Shijakut i vendodur nga Avdylajt dhe Keccajt. Shume shpejt do te dalin fakte per kete. Kandidatja e Durresit qe eshte peng i njeriut te dosjes 339, Dako. Do të kemi kohë...Lista e kandidatëve të PS është pasqyra e bashkëpunimit kriminal të Ramës" tha Basha.

Ora 18:09
Basha 'kusht' për ndërkombëtarët: Të gatshëm për të zgjidhur krizën, por pa Ramën kryeministër

"Nuk kam qënë asnjë herë miku i Edi Ramës. Ai i ka zgjedhur miqtë e tij ata janë kriminele të dënuar e disa i kanë shpëtuar , oligarkë. Kurrë jo Lulzim Basha. Kjo nuk është midis meje dhe tij. Kjo nuk është misdis dy personave unë e kam fituar me të. Atë e ka mundur zullumi i tij,mashtrimet me të cilat erdhi në pushtet.  E ka munduar arroganca hajdurtëria. Kjo betejë bëhet për shqiptarët të mos jenë të detyruar me një njeri të lidhur me krimin, por duke eliminuar krimin nga procesi politik dhe duke u dhënë mundësinë qyetarëve të zgjedhin. Edi Rama nuk mund të jetë kryeministër, pasi është kapur nga Prokuroria duke vjedhur. Përdhunuesi serial nuk mund të jetë mbikqyrësi i zgjedhjeve lokale kjo është e pa negocjueshme.  Asnjë shqiptar nuk beson se do ketë zgjedhje me Edi Ramën. Tani dua të them se në Eruopë, Edi Rama me të gjitha këto do ishte i duënuar dhe para drejtësisë. Opoozita nuk kërkon pushtet në tavolinë. . Po me Ramën km nuk do të ketë procës politik dhe zgjedhor. Ndryshe nga sa tha ai sot, ku hodhi poshtë oferatat e bëra. PD mbeten të gatshëm të presin faktorin ndërkombëtar për të zgjidhur një krizë të thellë. Kriza do të thellohet nëse do të lihet në dorë të Ramës. Ne do të vazhdojmë me axhendnë tonë opozitare, protesta më të fuqishme me ofertën tonë politike dhe me vizionin tonë. Zgjedhje falso të marra peng nuk do të ketë më në shqipëri. Koha e tyre ka mbaruar."

Ora 18:04
Basha: Nesër vendosim me forumet për vijimin e aksionit opozitar

Kryetari i  PD-së, Lulzim pas protestës së djeshme të opozitës po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët. "Dje ishte një ditë e jashtëzakonshme pa kthim. Media ka qëndruar në të njëjtat kushte, madje më të vështira duke ecur mbrapsht për 9.5 km për të raportuar LIVE këtë ngjarje.  Që nga ardhja e Beker dhe deri te protestat e shkurtit, dje ishte një marshim epik për katër orë. Një mirënjohje të jashtëzakonshme kam për të gjithë ju, që ishin pjesë e kësaj ngjarje historike. Shumë prej jush ishin të rraskapitur nga gazi dhe dhuna dhe shantazheve dhe presioneve dhe ndalimeve të paligjshme nga banditë me uniformë. Ky marshim protestë, dikush tha ishte 9.7 km, manifestim shprese për të gjithë shqiptarët. Ky ishte një mesazh kombëtar i qartë dhe i prerë dhe në vecanti për pengmarrësin e Shqipërisë.  Nuk do të ketë asnjë hap pas, vetëm përpara. Falenderoj socialistët që iu bashkuan dje protestës, disa i takova, duke dhënë një mesazh të qartë, kjo është beteje për transforimin e Shqipërisë. Kemi dhe do të kemi mbështetjen e atyre që nuk pranojnë pandëshkueshmërinë e politikanëve të kapur dhe afera. Nesër kam thirrur forumet më lë larta të PD-së për aksionin opozitar. Ky është momenti për ti itensifikuar dhe për të vijuar me vendosmëri betejën tonë. Në grahmat e fundit me një ngjashmëri fatale. Po të zbatohet ligji i dekriminalizmit disa nga kandidatët" tha ai.

Ora 17:50
Basha: Protestuesit u lanë në burg nga babai gjyqtar i n/kryetarit të FREESH-it

Lulzim Basha akuzoi sot se babai i nënkryetarit të FRESSH-it Artur Micko, gjyqtari politik i Rilindjes Arben Micko, mbajti në burg 20 protestues e arrestuar nga protesta e së shtunës. "Mesazhin e dytë e kam për të shoqëruarit dhe të arrestuarit nga protesta e së shtunës. U them se nuk jeni vetëm, sakrifica juaj për demokraci është shënuar në kujtesën e cdo qytetari. Ju jeni të burgosur politik, cdo e drejtë e juaja do të vihet në vend. Dhunuesit do të vendosen para përgjegjësisë duke nisur me babain e n/kryetarit të FREESH-it, mbajti në arrest 19 protestues, këtij palo gjyqtari i them se asgjë nuk do të shpëtojë" tha Basha.

Ora 17:44
Basha: Jam gati për dialog me ndërkombëtarët për krizën, por pa Ramën kryeministër

Pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog dhe thirrjeve të forta të ndërkombëtarëve ka ardhur reagimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Lideri demokrat u shpreh sot se është gati që të dialogojë, por me dy kushte, e para me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe e dyta pa Edi Ramën kryeministër.

"Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtare. U kam komunikuar miqve ndërkombëtarë se mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën  e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë krizë dhe për t'u kthyer shqiptarëve sovranitetin nga një qeveri dhe parlament ilegjitim.

Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik. Një qeveri tranzitore me detyra të përcaktuara qartë. Të gatshëm të diskutojmë edhe për detyra e reforma të tjera kushtetuese e zgjedhore që askush në të ardhmen të mos ketë me mundësi të marrë peng vendin, duke marre peng zgjedhjet. Duke krijuar një shumicë të pakicës që sundon mbi shumicën e pakicës.

Parmet që udhëheqin Europën do të jenë ato europiane. Precedentët nuk mungojnë, as ne 91 as ne 97, as ne rajon, mungon vetëm vullneti i atij qe mban peng vendin. Ky është qëndrimi më dritëshkrutër që një politikan shqiptar ka mbajtur ne keto 29 vjet. Kjo krize e thelle politike nuk mbyllet me propaganden bajate te ertv. Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë proces politik apo zgjedhor. Ne mirepresim angazhimin e nderkombetareve per te zgjidhur krizen"
.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 15/05/2019 12:01

    O legen ngele legen. Topi nuk eshte i joti por penalltin ti don ta gjuash se thua eshte topi im hahahahah. Je bo per te ardh keq o i mjerum. Ngele duke i ber thirrje popullit sikur po e reun njeri te ty. Keni mbaruar komplet, dhe shkofshi ne te robve tuaj te gjith si opozit ashtu si e keni nisur. Rama as nje fije leshimi ktyre ose ateher dhe ti je pjes ksaj loje. Njerzit te besuan ty per gjithcka tani jepi popullit ate qe meriton se me verte e meritojn, jan reaskapitur ai milet na 30 vjet demokraci me lloj pacavurje e kok pa lari duke ber si te fort. Kta jan gjeja me fat keqe e Shqipris dhe ashtu u shfarfshin me te medhej e te vegjel. Yuyyttttt ju shke....rdhefsha mot...rat ku ti keni o vampira me horizont cerek metri.

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 15/05/2019 09:45

    LULI,LARGOU NGA PD DHE VENDI SE LE NAM.PD PO E DREJTON SALIU E JO JU.AI U KA THENE.."DO BEHESH KRYETAR KUR TE FITOSH ZGHEDHJET.."KJO ESHTE NJE TALLJE PER JU SE JU NUK KENI FITUARE ASNJEHERE ZGJEDHJE,EDHE NE PD. -JU SI MT VODHET 23P MIL.EURO,SHITET DETIN,VRAT 4 PROTESTUES,FJETET GJUME 4 VJET NE BASHKI. -PO FORMOHRT SPAK.NJE PYETJE E THJESHT DO JU BEHET.."KUSH URDHEROI TE QELLOHET NE 21 JANAR JU APO SALIU,KAQ MJAFTON,PERGATITU PER KETE.." TE THERAT DIHEN,KU KE PUNUARE,KU U SHKOLLOVE,ÇBERE NE KOSOVE ME ÙÇK,KUSH I THA SALIUT TE FUTESHE TE KOPI,SI U ELEMINUA OLLDASHI,PSE KERKON TE DJEGESH SHQIPERINE. -FOL LULI:PSE JE BERE ROBOT I SALIUT,ÇI BERE 15 MIL.EUROT E PALLATIT NE VLORE,ÇDO BESH ME 4 DHOMAT PA LEJE NE PALLATIN 13 KATE NE TIRANE,PO ME LOBIMIN RUS LULI, PSE U TAKOVE ME AMBASADORIN RUS NE 2017 PARA MARVESHJES ME RAMEN,PSE I TUTE KR.PARTIVE FANTAZME NE LISTAT E PD-KUSH TE URDHEROI. -LULI,VEÇ FLOKVE NE XHEL NUK KE ASGJE TJETER POZITIVE..RAMA ME TY HETON EHE 50 VJET TE TJERA..LILI. -PD E KTHEVE ME KEQ NE NJE BANDE HORRASH SI ISISI LULI. -EDIM QE SALIU TE UDHEROI TE DIGJEN MANDATET E TE DALSH NE RRUGE..NUK TE PERKRAHE ASNJE LULI VEC GOCAVE TE TUA TE MITURA QE NUK DIN ASGJE SE ÇPO BEN TI LULI.TE KSHILLOJME NE ALBABEZET NE 4 KONTINENTET QE PO NA NXIN FAQEN ME SHPIFJET SALUSTE..LULI..

    Përgjigju
  • Berti: 15/05/2019 01:27

    Jo Luli jo. Largohu, ti, Meta, Saliu, Monika dhe te tjeret nga politika qe te largohet dhe Rama. Ky nuk eshte kusht, por revansh qe kerkon Saliu. Saliunuk e largoi dot Ramen nga politika sic beri me Nanon. Me mire perplasje civile sesa te lihet vendi ne duart e Saliut dhe Monikes. Shkoni ne zgjedhje, nese nuk doni zgjedhje atehere keni zgjedhur perplasjen civile.

    Përgjigju
  • erti: 14/05/2019 23:39

    ky eshte bo si prokuror ku si fut hundet thua se i di te gjitha,a i beso vete qato gjona si thu o lulush,anjehere ske per tu bo kryeminister se dhe me ta fal karrigen ti nuk je per ate pune , ti je vec me vjedh boni si them un po po mos boni si boj un eshte i shprehje

    Përgjigju
  • emigrant: 14/05/2019 23:09

    Rama nuk e ben dot ate qe do ti sikur edhe te doje, Sepse po iku do te thote qe ka pranuar qe ka vjedhur votat, keshtu ti del fitimtar me nje kauz te sajuar neper telefona,,,, Hajde ,hajde.

    Përgjigju
  • Flori: 14/05/2019 22:30

    Do shikoni qe Rama do lejoj zgjedhje te parakohshme.Nuk i ben dot ball plakut Mere.Kur Birisha vendos,do behet sic thot ai.Nuk ben dot shtet Rama,nuk eshte aq i fort sa te jet ne gjendje qe t'ju shtyp kokat.

    Përgjigju
  • Tefiku: 14/05/2019 22:28

    Te shoh ne fotografi dhe ndalem veçanerisht tek syte e tu dhe mendoj: "Ky ka vrare 4 vete ne mes te dites dhe kerkon pushtetin perseri! Si ja ben qe te ze gjumi i nates xhanem, se ne te tjereve nuk na ze gjumi kur kemi nje gjobe per te paguar dhe ndjehemi fajtore?" E dime se veni te armatosur ne protesta, e dime se keni arme por mos u lodh kot: nuk fiton ti me zgjedhje te lira sikur nami te behet! Kunder te gjithe popullit nuk del dot!

    Përgjigju
  • Profesori: 14/05/2019 22:06

    Mendimet e Bashes mos i merni te verteta. Ai eshte ne krize kerkohet ndihme nga nje psikolog e psikiater.

    Përgjigju
  • Fidi: 14/05/2019 21:28

    Do te negocioje por pa Ramen! Por me ke do te negocioje me ALIENET

    Përgjigju
  • Beni: 14/05/2019 21:10

    Ke ikur ndonjehere ti apo saliu kur keni qene ne pushtet

    Përgjigju
  • Populli: 14/05/2019 20:27

    Hajde halabak hajde Jo dhe Jo nuk keni me Pune me shqiptaret Tani prisni SPAKUN dorezoni pasurite qe keni vjedhur dhe pjesen tjeter te jetes do e kaloni ne Rec

    Përgjigju
  • Qytetar: 14/05/2019 19:44

    A e shihni o shqiptare???????? Kerkon pushtet ne tavoline , do negociata jo dialog Po kush je ti qe ve kushte te panegociueshme per shumicen??????!!!!!!!! Me fal po je nje guak, nje derdimen , nje I pashprese qe ke dale e me hor e me pahir kerkon pushtet Tani qe je duke u mbytur I vetem do negociata shoo keshillohu me baben se cfar ministries do Luli shko dialogo se nuk te fton njeri per negociata Z Rama asnje terheqje , mos tradheto elektoratin qe te ka besuar le te rrine te mencurohen rrugeve

    Përgjigju
  • undheti: 14/05/2019 19:34

    o lulush na ke çar.... ate mikun...je ber shum i degjeneruar...nuk ke me vler si politikan e si mashkull...

    Përgjigju
  • Maks: 14/05/2019 19:19

    Po mir o lule po sikur te ngrihen socialistet dhe te kerkojn qe me ty dhe monen nuk bisedohet ca do besh ti do shpallesh pricipaten tate. O idjot shko ne bisedime per te miren e popullit dhe jo per xhepat tuaj o ju hengert mortja te gjithve

    Përgjigju
  • ARJANI xonit: 14/05/2019 19:04

    O lyl o kriminel ti mendon se jeta do vazhdoj gjithmon kshu për ty o hajdut. Po prit mor bur se do ta shofësh sa të vlen lëkura ty o zgjebarak. Ti mendon se do mbash lekët e vjedhura të Shqiptarve ti kujton se s'do dënphesh për 21 janarin GABOHESH RËND O KRIMINEL.

    Përgjigju
  • Ilir: 14/05/2019 18:59

    E tepruat shume tani ti Lulush, Edushi dhe Like-Munikja...! Duhen hequr qafe keto qelbesira.

    Përgjigju
  • Emigranti: 14/05/2019 18:53

    Po mire mo lulush cfar njeriu pa pike dinjiteti qenke po si i thua kundershtarit ik se do luaj vetem une se ti me mund. Kur je kaq i pa afte (dhe je ne fakt) largohu dhe leri vendin nje njeriu qe eshte per ate pune.... Ik se je bere gazi i botes

    Përgjigju
  • AltinTop: 14/05/2019 18:42

    O Bashe... ketu kemi jetuar, te njohim mire ty dhe Ramen...por sot nuk je alternativa me e mire! na vjen keq ku ka perfunduar PD por Shqiperine nuk mund ta mbash peng...

    Përgjigju
  • tini: 14/05/2019 18:39

    Asnje negociat me Lulin ,Saliun dhe Moniken e molotoveve .Dialogu eshte pjese e demokracise ,por te imponojne pushtetin ne tavoline nje opozite qe thrret militantet per proteste nga gjithe Shqiperia dhe behen 3000 vete kjo eshte jashte llogjike.Populli eshte ai qe i ve vulen qeverisjes me ane te votes.PD e Saliut dhe Lulit hodhen ne ere Gerdecin,mbyten Shqiperine me hashash dhe vodhen votat ne cdo zgjedhje dhe nuk dhane doreheqe dhe kur vrane kater protestues te pafajshem. Asnje tolerim dhunuesve te shtetit por vetem rezistence me ane te ligjit.Saliu eshte mesuar te vije ne pushtet qyl,ose me vjedhje ose me pazare me Meten .Ajo kohe mbaroi dhe nuk ka zot qe prush zgjedhjet me dhune

    Përgjigju
  • Bruno: 14/05/2019 18:35

    Ne Shijak fisi Avdyli, Keçi, dhe Xhihani kane qene perhere perkrahes te PD. Mos na moho o i pa bese.

    Përgjigju
    • Durazzo: 14/05/2019 19:33

      Kush jane keto Xhihani ne shijak? Nk jane degjuar sì fis i forte keta. Nje nga keto xhihani ka qene deputet i PS , por nk jane degjuar te forte sic jane avdylt Dhe kect

  • Shqiperia se duam: 14/05/2019 18:25

    Shikoni sa personazhe te denegjeruar ka PD, si ska turp ,moral ,nder, ky kokra e k.... Del pa pik turpi ne mes te dites dhe thote dua zgjedhje te Parakoshme, po car zgjiedhje kerkon ti , te kethehemi edhe nje here mbrapsht per 30 vjet te tjera qe te na degjenerojn prap per interesat e ketyre horave sic e degjeneruan shqiperin si lan gure pa levizur , si lan pasuri kombetare pa shitur dhe djegur, dhe duan akoma poter per shkaterimin Nje here e pergjithmon te SHQIPERIS .

    Përgjigju
  • [email protected]: 14/05/2019 18:15

    Por me cfarë te drejte te p satom Kerkon ky palla dialog p ramen që e ka zgjedh populli E ka kryetar i partise me te Madhe ne shq etj etj

    Përgjigju
  • sari: 14/05/2019 18:14

    ore luli do ti , te pelqen eeee sa mire...nuk do edin ti po ke do hahaha ky mer vlla osht i kokerr gamori po mjere ne ke kemi ne krye

    Përgjigju
  • Flamuri: 14/05/2019 18:09

    ca mostre eshte ky njeri se na e shpifi

    Përgjigju
  • Demokrat jashte pd: 14/05/2019 18:07

    Ku hyn historia ketu se po vazhdon te na cuditesh me ato qe thua??????!!!!!!!!!! Neqoftese e krahason se sa km kane ecur te pakten jepu cmime atyre te pareve qe fituar maratonen vazhdo me hedhsit e bombave, te shashkave , te bojes , te thyerjes se xhamave poooo Lul per keto bema do mbetesh I njollosur ne histori Meso te lexosh drejt mesazhet e te huajve e mos I transformo Fol ne emer te perkrahesve te tu e mos perdor fjalen popull qe as e perfaqson e as nuk te ndjek ty Sh mire e kish I nderuari Kapllani se ka ardhur koha te ngrihen ata qe nuk perfaqson ti e po I ofendon duke kerkuar largimin e K M te tyre, po ua ben te perditshmen me te veshtire ,po u rriti varferine se duhet te paguajne per demet e policet e shumte ,po I largon nga Europa se te pelqen Rusia e ahere te kuptosh se kush eshte popull

    Përgjigju
  • lili: 14/05/2019 18:02

    O vrases,o dibran i pabese,o rrugac,o ordiner.Larg duart nga Shqiperia.Na e keni bere jeten terror per karriket tuaja.Prokuroris ta arrestoje kete kryekriminel.

    Përgjigju
    • Dada: 14/05/2019 23:26

      Ok zoti Lulzim Basha, bej monolog me veten monen salen, ilirin

    • Like: 14/05/2019 19:52

      Ke falimentu ka 20vjet dhe po habitem ca mu. Doni

    • Mire: 14/05/2019 19:50

      Nuk kuptoj nje gje se jep ti urdhra dhe nuk je lider po habitem une mdndoj se ju kemi duru shum po e tepron me budalleqe e ke vendin ne burg kush te mbeshtet qe ke mar zemer

    • Pa: 14/05/2019 18:09

      Pa ramen keyeminister se e do kariken per vete hahaha msloku m. Ta shohimqesh mire kush qesh i fundit

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës