Basha: Aleanca e fshehur kundër SPAK ka dalë hapur! Prokuroria e Posaçme e vetmja që po lufton korrupsionin

Basha: Aleanca e fshehur kundër SPAK ka dalë hapur! Prokuroria e Posaçme e vetmja që po lufton korrupsionin

Lulzim Basha

TIRANE- Kyetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbështeti sot deklaratën e ambasadës së SHBA-së, në lidhje me sulmet ndaj SPAK.

“Ka një aleancë deri para pak kohësh të fshehur, por tashmë ka dalë hapur, midis një pjese të saj që i thonë vetes opozitë, ku po sulmohet SPAK-u, që është institucioni i vetëm që po lufton korrupsionin, dhe ku korrupsioni mbetet problemi kryesor i kësaj qeverie”, tha Basha sot në një intervistë televizive.

Basha nënvizoi se nga ana tjetër qeveria që artikulohet por SPAK-ut, me vendimet që ndërmerr, i kufizon hapësirat SPAK-ut.

Përmes një deklarate për shtyp ambasada e përshëndeti dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit.

KLP ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Gjeorgji/ Plas sherri në kuvend, deputetja godet me shishe uji kolegun (VIDEO)

Gjeorgji/ Plas sherri në kuvend, deputetja godet me shishe uji kolegun (VIDEO)