Basha me fermerët në Novosejë dhe Shistavec në Kukës: Gjërat do të ndryshojnë, do të keni mbështetje nga Qeveria e ardhshme

Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar takime me fermerë në dy fshatra të Bashkisë Kukës, Novosej dhe Shishtavec. Sipas njoftimit të PD fermerët i thanë zotit Basha se jetojnë me shumë vështirësi, rinia ka ikur e gjitha në emigracion, ndërsa prodhimet e patates, për të cilën këto dy zona janë shumë të njohura, janë detyruar t'i groposin se s'ka treg shitje mjaftueshëm për prodhimet e tyre.

Nga ana e tij Basha është shprehur se Shqipëria po mbytet me prodhime të subvencionuara të fermerëve të huaj.

"Pse? Sepse ne nuk jemi në krahun tuaj, sepse qeveria nuk është në krahun tuaj. Nesër ju garantoj që do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione, me mbështetje direkte për fermerët. Kjo është rruga e vetme për të shpëtuar bujqësinë, për të ndalur emigracionin, se dhe t’ju iki gjithë rinia në emigracion, ndërkohë që ka pasuri të jashtëzakonshme vendi, ka mundësi të jashtëzakonshme”, - iu tha Basha banorëve të Novosej.

 “Nuk do të bëjmë mrekulli, por kur e ke qeverinë në krah dhe jo duke gërmuar xhepat, por duke të ndihmuar me aq sa mundet, të jesh i sigurt që gjërat do të jenë mirë për të gjithë këtë familje të madhe. Sepse qeveria është një familje e madhe. Kështu që të garantoj, do kesh përkrahje. Do keni përkrahje, do keni mbështetje nga qeveria e ardhshme. Gjërat do të ndryshojnë, kështu që të jemi bashkë se e di që është kohë e vështirë kudo, por ndryshimi është ai që iu thashë, prindi që kujdeset për fëmijën dhe prindi që nuk kujdeset për fëmijët, qeveria që kujdeset për qytetarët apo qeveria që e ka mendjen te vetja e vetë. Ka ardhur koha të kemi një qeveri në krahun tuaj, t’iu mbështes, t’iu përkrah, të bëjë gjithçka për t'ua bërë më të lehtë jetën, jo më të vështirë. Kjo do të jetë qeveria që do të vijë. Unë ju jap fjalën që në çdo aspekt do kemi sy për të parë, vesh për të dëgjuar problemet tuaja dhe së bashku do bëjmë maksimumin për t’i zgjidhur”, - u shpreh Basha gjatë takimit me banorët e Shishtavecit

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 05/12/2020 18:01

    Lylzim Basha bredh lart e poshte e nuk i ze bytha vend se do te marre vota te mbetet ne politike nga frika se kane filluar ti hiqen petet lakrorit ku misteriozi Lylzim rezulton se eshte agjenture serbe ne politiken shqiptare.

    Përgjigju
  • Zadarnguli ta nguli: 05/12/2020 15:44

    O lyl shal ngjitmi ti do bohesh kryeministër kur të qethen viçat o lyli viç i pa lëpir o lyli këllir.

    Përgjigju
  • TTT: 05/12/2020 15:19

    Ik o karikature qesharake, o jashteqitje e Berishajve

    Përgjigju
  • Haha: 05/12/2020 14:13

    Sharlatani Bashe tip kararararara- bushi

    Përgjigju
  • katnari: 05/12/2020 13:03

    ja dhe ju shpetuat tani e mbi te gjitha do ju kthejne rinine(qe ka ndertuar jeten ne emigim) ne shtepi per te kultivuar patate se do keni qeverine e ardhshme perkrah. ato 5 vete aty ke perfaqesojne?elektoratin?lene se te marme e ke qeverine....e ketij temit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS