Basha merr në mbrojtje gazetarët, 'lë në hije' Ylli Ndroqin: Mbështesim çdo hetim, pa asnjë dallim

Basha merr në mbrojtje gazetarët, 'lë në hije' Ylli Ndroqin: Mbështesim çdo hetim, pa asnjë dallim

Ylli Ndroqi dhe Lulzim Basha

Pasi SPAK sekuestroi 26 pasuritë  e Ylli Ndroqit, Partia Demokratike e ka lënë në hije pronarin e "Ora News", ndërsa ka marrë në mbrojtje gazetarët dhe gjithë stafin që punon aty.

Partia Demokratike ka shprehur qëndrimin përmes postimit të ish-kryetares së Komisionit të Medias, Albana Vokshi mbi urdhrin e SPAK për të sekuestruar pasuritë marramendëse të Ylli Ndroqit. Për pronarin e "Ora News" dhe "Rtv Ora",  PD kërkon hetim dhe transparencë me hetimin, pa asnjë dallim dhe duke nxitur barazinë e plotë përpara ligjit.

"PD në mbështetje të stafit dhe gazetarëve të ORA NEWS, Vokshi: Transparencë për hetimin e pronarit të tv, Ylli Ndroqi. Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje njoftimin e Prokurorisë së Posaçme për hetimin pasuror ndaj pronarit të grupit mediatik ORA z. Ylli Ndroqi. Duke mbështetur çdo hetim, ndaj cilido, pa asnjë dallim dhe duke nxitur barazinë e plotë përpara ligjit, Partia Demokratike apelon për transparencë të plotë mbi këtë hetim, duke qenë se mund të vihet në rrezik serioz liria e medias. Pretendimet e avokatëve mbrojtës për një sulm politik ndaj klientit të tyre janë shqetësuese dhe kërkojnë shqyrtim serioz.  Shpejtësia e hetimit prej vetëm prej 7 ditësh, nga nisja e hetimit deri në paraqitjen e kërkesës në gjykatë për sekuestrimin e disa mediave, vlen gjithashtu të sqarohet. Dërgimi i forcave policore për të rrethuar RTV Ora dhe Ora News, duke ushtruar presion  psikologjik mbi gazetarët dhe stafin hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua, kohën kur u veprua dhe arsyet pse u veprua tani. Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të RTV ORA dhe Ora News, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve", shkruan Vokshi.

Ndërkohë që vetëm disa minuta më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Ylli Ndroqin, duke akuzuar drejtësinë e re se po përdoret nga Edi Rama.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 03/08/2020 20:33

    Shyqyr qe thate nje fjale me vend.Jo si ai "Keneta e thare Maliqi"qe ka ngateruar adresen . O toc!O Maliq! nuk eshte Rama por eshte SPAKU qe po vepron , nje ndihme i ka thene dhe ai Sateliti Amerikan qe rrotullohet rreth Tokes, O Maliq! mos ve ne dyshim satelitin, e pe dje se sa afe e filmoi nga hapsira capsulen qe u ul, ashtu te ka filmuar edhe Ty nese ke bo ndonje prapsire, o Maliq.

    Përgjigju
    • Luli kush ta nguli: 03/08/2020 22:42

      OPS po ti ku e more vest ce paskin vetem 7 dite hetim kto te spakut

    • Ops: 03/08/2020 21:44

      Ca spaku thua o idjot, si arriti spak per 7 dit te bej analizen financiare te ndrroqit e vetem veprime bankare e fatura ka mbi 1 m

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti