Basha, mes përrallës dhe historisë?!

Basha, mes përrallës dhe historisë?!

Kreu i PD, Lulzim Basha

Analiza e duhur e zgjedhjeve të 25 prillit me sa duket nuk do të bëhet te PD. Dhe, kjo përbën trishtimin më të madh të së gjithës asaj që lidhet me Demokratët. Basha e tregoi edhe me qëndrimin se është veçse një lider i përkohshëm edhe pse kohëzgjatja e tij në krye të PD-së nuk është më e vogël, pasi kurrë nuk do të jetë personazh real historie politike, përveç faktit që mund të mësohet në katedra sesi humbet.

Alternativa e pritshme dhe gati e siguruar për fitoren e mëtuar të Opozitës rreshti vetëm pak orë pas mbylljes së kutive të votimit të 25 Prillit. Të ketë qenë dhe perceptimi i sondazheve të brendshme të partisë, që nuk bëhen të njohura apo vërtetë nuk e dinin realitetin, kjo do pak kohë të verifikohet! Më saktë, do vërehet tashmë: nëse dihej se nuk mund të përballej e gjithë makineria e frikshme zgjedhore e PS-së apo i besohej më shumë kampit Basha?! Me çfarë po shikohet Basha e ka tashmë pjesën më të madhe të strukturave të PD-së nën mbikëqyrjen e vet dhe kjo është parë nga mbështetja jo e pakët në PD, por edhe vendosja e njerëzve të tij më të afërt në lista. Edhe më keq akoma, historia negative mbetet edhe për strukturat e kësaj partie që nga kryesia që kanë ngritur dorën sipër për propozimet (lexo urdhërimet e tij) dhe mos-reflektimin e Këshillit Kombëtar për strategjitë vazhdimisht të gabuara të PD-së.

Po të shikosh me kujdes në kryesi janë vetëm tre anëtarë që mund të ngrenë zërin, teksa e gjithë pjesa tjetër janë njerëz të kryetarit, që kanë zgjedhur në të njëjtën gjatësi vale të anatemojnë procesin problematik zgjedhor, sipas tyre, në vend t’i kërkojnë vetes dhe Bashës shkaqet e humbjes.

Dhe, kjo është dilema sot, e alternativës politike dhe asaj që presin shqiptarët: A do mundet të reflektojë dot kjo parti edhe pas diskutimeve të sotme që zhvillohen me temën “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit” apo do vazhdojë një luftë hipotetike, që të çon askund?! Shembujt janë të trishtë dhe pranohen me gjysmë zëri dhe nga vetë ata që e mbështetën, kur ngritën dorën për të lenë parlamentin, kur braktisën reformën e ndarjes territoriale, kur nuk u futën në zgjedhjet lokale dhe më shumë akoma që u bënë palë me njerëzit më të anatemuar prej tyre Edi Rama dhe Damian Gjiknuri etj..

Basha nuk do mund të jetë dot kurrë personazh historie, ai i përket thjesht përrallave sesi mund të trashëgohet përgjegjësia e liderit te një parti pa bërë pothuaj asgjë dhe mbajtja me fjalë pa asnjë meritë. Në fakt, edhe Basha me ligjërimin e tij i ngjan më shumë përralltarit sesa njeriut që i takon vendi i tij te historia e PD-së, që për fat të keq ai nuk e trashëgoi për të fituar …. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen