Basha mesazh Berishës: Aleanca me BE e SHBA na çon drejt fitores! Lidership i rremë është ai që sakrifikon të tjerët për veten

Basha mesazh Berishës: Aleanca me BE e SHBA na çon drejt fitores! Lidership i rremë është ai që sakrifikon të tjerët për veten

Lulzim Basha në takim me demokratë

Pas disfatës së 14 majit, Lulzim Basha është kthyer në politikën aktive dhe nuk heziton të japë mesazhe ndaj Sali Berishës. Këtë herë thotë se është i bindur se Partia Demokratike nuk mund të arrijë në fitore pa mbështetjen e aleancës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Në një takim, siç thotë Basha, me kontributorë dhe miq të Partisë Demokratike njësia 4, ai nënvizoi se një lidership i rremë është ai që sakrifikon të tjerët për veten, dhe hallet personale s’duhet të kthehet në pengesë për kthimin në pushtet të Partisë Demokratike.

“Kemi kaluar një kohë të vështirë. Brenda familjes sonë nisi një luftë për interesa personale që dëmtoi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve. Kur gjërat shkojnë keq, sprova e një lidershipi të vërtetë është nëse sakrifikon të tjerët apo veten. Një lidership i rremë është ai që sakrifikon të tjerët për interesat e veta”, tha Basha.

Ish Kryetari i PD, shton se tërheqja e tij ishte një sinjal i një lidershipi të fortë.

“Unë vendosa të tërhiqem me qëllim që lufta të mos vijonte dhe t’i jepja shans një paqëtimi në radhët tona, në të kundërt përfituesi i vetëm do të ishte kundërshtari ynë. Ajo që shpresova nuk ndodhi! Gjërat shkuan më keq. 14 maji është prova për këtë!”,- tha Basha.

Më tej, ish kreu i selisë blu, kujtoi edhe njëherë rëndësinë e aleancës me perëndimin, si guri i fitores për Partinë Demokratike.

“Partia Demokratike nuk mundet kurrë të fitojë pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian. Tani ka ardhur koha t’i hapim sytë të gjithë, sepse hallet personale nuk mund të kthehen në pengesë për demokratët dhe shqiptarët që duan ndryshimin”, nënvizoi ai.

Ish Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që pas mbarimit të zgjedhjeve të 14 majit është në një tur takimesh në të gjithë vendin. Ai nuk ka konfirmuar, por as mohuar pjesëmarrjen e tij, si garues në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike për lidershipin e ri të selisë blu.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bolja: 01/06/2023 23:16

    Ik or bole se ste do njeri mo akoma se ke kuptu,, dhe nderroj njerzit se po te njejta fytyra ke kudo qe shko

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale