Basha: Meta është në rolin e tij, vetëm nëse unë do isha bërë president! Beteja jonë për standardet zgjedhore e përditshme

Kreu i PD Lulzim Basha është pyetur në lidhje me qëndrimin e presidentit Ilir Meta për krizën politike dhe akuzat e mazhorancës se ai po bën rolin e kreut të opozitës. Sipas tij Meta po bën detyrën e presidentit dhe jo atë të kryeopozitarit.

 “Vetëm nëse mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit të Republikës. Ai është në rolin e tij. Beteja jonë për standardet zgjedhore ka qenë betejë e përditshme dhe do të jetë, ndaj nuk mund t’i vendoset krizës shëndetësore dhe ekonomike që po bëjnë kërrdinë në xhepat e shqiptarëve. Përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, krizën, të cilat do të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, pasi i duan t’i vjedhin dhe t’i gllabërojnë. Këto janë llogaritë e grupit të strukturat të Ramës. Pse duhet Rama t’i paguaj një pensioni 100 mijë lekë për 6 muaj, apo një të papuni?! Kjo është llogaria e Edi Ramës, që ta çojë gjendjen sa më keq, që të shpërndajë ndihma me pikatore. Ato lekë i do që të blejë dinjitetin e shqiptarëve. Është një kolaps, një vend pa institucione, republike pa institucione. Fati i shqiptarëve ka mbetur në dorën e një bande hajdutësh. Ditë për ditë përdridhen dhe i grabisin popullit miliona euro.”, pohoi ai.


Lajmi kryesor:

Akuzat për vilat dhe 'pazari' në Sharrë/ Basha-Veliajt: Gënjeshtar, të hënën dorëzoj padinë e tretë! Meta bën rolin e tij, koncesionet e paligjshme do anulohen e përgjegjësit do shkojnë në burg


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Beteja këmbngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të  RAI

Mero Baze: Beteja këmbngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI