Lëvizja e Topallit/ Basha: Nuk ka asnjë parti të dalë nga PD, ka vetëm parti të të krijuara nga Edi Rama (VIDEO)

TIRANË- Lulzim Basha nuk ndjehet fajtor që Partia Demokratike po shkon drejt zgjedhjeve të 2021 e fragmentizuar në disa parti. Sipas kreut të demokratëve, shfaqja në atmosferën politike e lëvizjeve të reja nga ish funksionarë të lartë të PD, si rasti i ish numrit dy të saj, Jozefina Topallit, janë  krijime të kundërshtarit të tij politik, Edi Ramës.

 “Nuk ka asnjë parti të dalë nga PD, ka vetëm parti të të krijuara nga Edi Rama. Por prapë është i pashpresë, madje kjo tregon sesa i pashpresë është", tha Basha.

Për Bashën skemë mafioze është krijuar në tregun e produkteve farmaceutike në Shqipëri. Për këtë ai shenjestroi sistemin shëndetësor si të parin që do vihet në sitën e hetimit të qeverisë së tij.

"Emrat e Mafies së ilaçeve?! Po pse, ka njeri në Shqipëri se nuk e di kush është Mafia e ilaçeve?! I pari është Tom Doshi! E gjithë politika shëndetësore vërtitet rreth Tom Doshit. Ata hoqën kompanitë perëndimore për ti hapur rrugë ilaçeve false, ilaçeve me principal aktiv të dyshueshëm dhe i pari dhe kryesori, strumbullari është Tom Doshi", tha kryedemokrati. Injorimi i planit të PD për përballimin e situatës së pandemisë në vend, sipas Bashës po e çon vendin drejt kolapsit shëndetësor, duke mbyllur pavijone në disa spitale rajonale si ai i Matit. Nisur nga kjo, kreu i selisë blu akuzon se numri të infektuarve dhe viktimave që raportohet është shumë më i ulët se numri real i tyre.

 

VIDEO/Konferenca e plotë

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Basha mohon një koalicion me partitë e reja opozitare

Kryedemokrati Basha e ka hequr mundësinë e koalicionit me partitë e reja të opozitës parlamentare.

"Shqiptarët e kanë treguar fare qartë se nuk janë budallenj. Më 30 qershor, opozita nuk mori pjesë. Pseudo opozita pa opozitën në fushë e patë vetë se si doli" - tha Basha.

Ora 12:30
Akuzat për inceneratorët/ Basha: Po kërcënohen dëshmitarët! SPAK të nis hetimet, të mos lërë të pandehurit të ikin në drejtim të paditur

Kryedemokrati Lulzim Basha hedh akuza se po kërcënohen dëshmitarët për atë që quan skandalin me inceneratorët, teksa paralajmëron sërish SPAK se të pandehurit po zhduken në drejtim të paditur.

"Ka më shumë se një javë që i kërkoj SPAK të nisë hetimet e vërteta për inceneratorët, sipas informacioneve një nga personat kyc për këtë hetim Stela Gugallia është vënë në presion nga mafia e plehrave ndaj dua t'i përsëris SPAK të marrë veprimet hetimore dhe nëse është e nevojshme të përdoren mekanizmat ligjor të cdo dëshmitari kyc para se të ikin në drejtim të paditur sic ishte rasti i Ardi Celës që i është zhdukur shefja e kabinetit para se t'i pritej urdhër arresti. E paralajmëroj SPAK se nëse të dyshuarit ikin në drejtim të paditur nuk është për shkak objektiv, por për shkak të përgjegjësisë së tyre. Të pandehurit duhet të ishin sot në arrest për të shmangur kërcënimin e dëshmitarëve apo zhdukjen e tyre në drejtim të paditur", tha Basha.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liri: 28/10/2020 00:42

    JOZEFINA ISHTE PER KRYETARE TE PD,,,TI BASHA JE DHE HAJDUT DHE I PA-TRU,,,POR QE TE DY DO HUMBNIT 10 ME 0 PERBALLE RAMES,,RAMA ESHTE SHUME LART JUSH....

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 27/10/2020 22:24

    7X7=42,o mjer shqiperia qe ka taksirat ta duroje kete vrases qe shqiptaret i mendon per kafshe,sa ishte ministèr JO vetem vrau njerez por edhe ujiti drogen e krimin me mjete te ushtrise,pasi vrau Olldashin pashkon dhe qnjerezoj qindra te tjer i "urti" kercenon edhe drejtesine, nuk mund te besoj se edhe per kete e mson fazlliq shkau por ama quditem ku eshte shteti qe sja ban koke e bythe bashk,po kush mutin eshte ky idiot qe ne vend se te jeté ne burg guxon edhe te kercenon.

    Përgjigju
  • Arber: 27/10/2020 12:56

    Ndonje koment per nenshtetesite qe perflitet ne media dhe gjithandej si skandale te Presidentit , ke ndonje koment o lider i opozites ? Apo ti ke komente vetem per inceneratoret . Po qe pasaporta po na khehet ne nje cope leter qe bejne gallate gjithandaej ? Apo ti je i zene me listen e deputeteve . Po qe nje gazetari i bejne presion mos shkruaj te verteten? Apo ti lendohesh vetem kur te shajne kunatin .

    Përgjigju
    • Vlora: 27/10/2020 13:23

      Eshte turp per kete popull te zgjuar te kete kete fare politikanesh...gjynah. Basha ka filluar retoriken ne nje dhome boahe. Ah sikur te mos ti publikonin me asnjegje ketij idioti ne avullim e siper

  • Populli: 27/10/2020 12:56

    O luli po baskevuajtesja jote Mona thot nuk ekziston covidi

    Përgjigju
  • Lyli: 27/10/2020 12:39

    Boll Luli se na cave menderen,nuk behet politike me plehrat,plehrat per plehrat,qesharake,e neveritshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë