Basha: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës

Basha: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur apelin e koalicionit politik gjerman të CDU/CSU, ku i ftoi palët që të ulen në një tryezë dialogu për zgjidhjen e krizës. Në një reagim për mediet, Basha shprehet se është i gatshëm që CDU/CSU të ndërmjetësoj zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

"Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë", shkruan Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: ‘Dashnor’ i Gruevskit, se rruan për SPAK por nuk e pyet as gruaja

Jakin Marena: ‘Dashnor’ i Gruevskit, se rruan për SPAK por nuk e pyet as gruaja