Basha, miting në Korçë: Jemi 4 ditë para fitores tonë të madhe! Ndryshimi po vjen me votën tuaj

Lulzim Basha në Korçë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur turin e takimeve ditën e sotme në qytetin e Korçës. Në fjalën e tij përshëndetëse para mijëra qytetarëve korçarë, Basha tha se edhe 4 ditë na ndajnë nga fitorja më e madhe në historinë e Shqipërisë. Kreu i opozitës garantoi të gjithë banorët që për 8 vite u gënjyen nga premtimi për legalizimet falas dhe e dëgjuan planin e Edi Ramës për t’ju marrë votën, për t’jua prishur pa dëmshpërblim 100 mijë shtëpi shqiptarësh, do të marrë fund me votën për numrin 9 më 25 prill.

"25 prilli i fitores do të jetë fitorja e çdo shqiptari do të jetë fitoja e qytetarisë, do të jetë fitorja e Korçës, fitorja më e thellë në historinë e Shqipërisë. Sepse vëllezër dhe motra 8 vite të vështira kanë lënë vragat më të thella në trupin e Korçës dhe të Shqipërisë tonë kjo perlë e qytetarisë, ky djep i arsimit, i dijes, i kulturës, i artit, i punës. Ky vend që ka lindur burra e gra që na bëjnë krenar ndër shekuj, 8 vite me radhë është përdorur dhe keq përdorur, shpërdoruar sikur të ishte oborri i lodrave të një njeriu dhe një grushti njerëzish të cilët janë pasuruar te fëmijët  e korçarëve, vuanin për bukë, një grusht njerëzish të babëzitur për të grabitur gjithçka teksa rinia korçare largohej në emigracion. 8 vite dështime, 8 vite ngecje në vend, 8 vite izolim, nuk mbaruan as rrugën që e gjetën gati me projekt e financim Qukës- Qaf Plloç, e bredh tani 4 ditët e fundit fshat më fshat për të premtuar aeroporte. Janë ditët e fundit sepse të dielën ja kthejmë Korçën korçarëve, ja kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Këto vite lëngate kanë shkaktuar vuajtje të pafundme. Ato kanë qenë sfida të mëdha për familjet shqiptare e në veçanti për nënat tona, për motrat tona, bashkëshortet, gratë, vajzat tona dhe rininë të cilët kanë ndierë në palcë dhimbjen e largimit të bijve tanë më të mirë në emigracion, të cilat kanë vuajtur papunësinë, të cilat kanë vuajtur pamundësinë e shkollimit dhe arsimit të fëmijëve të tyre e më pas të punësimit të tyre me dinjitet. E pra, pas tetë vitesh dështime, tetë vitesh gënjeshtra e keqja përsëri merr guximin të trokas në dyert, në portat fisnike të Korçës dhe të korçarëve. Ju them sot, Korça e ka marrë vendimin. Korça ja ka mbyllur derën së keqes. Korça e ka hapur zemrën për ndryshimin që vulosim të dielën duke votuar numrin 9. Duke votuar numrin 9. Duke votuar numrin 9. 9 për fëmijët korçarë, dritën e syrit të prindërve të tyre. 9 për rininë e mrekullueshme të Korçës që do të bënte krenarë çdo qytet në Evropë, çdo qytet në botë. 9 për nënat tona që ti fshijnë lotët e dhimbjeve e t’ju kthejmë gëzimin në sy bashkë me punësimin, mirëqenien, dinjitetin. 9 për pensionistët shqiptarë të cilët në tetë vite janë më të papaguarit e Ballkanit ndërkohë që qeveritarët u zhytën në luksin më të pa parë. Vëllezër dhe motra si shndrin ky diell, shndrin besimi, bindja, fitorja në sytë e Korçës, në sytë e mbarë Shqipërisë. E shoh dhe prek kudo në takime masive si ky, nga jugu në veri. E shoh në sytë e çdo shqiptari edhe të socialistëve që kanë vendosur të bëhen pjesë e këtij bashkimi të madh dhe të votojnë dhe ata për ndryshimin. Sepse fitorja e 25 prillit do të jetë fitorja më e thellë e çdo shqiptari. Ajo do t’i takojë çdo familje shqiptare, çdo të riu, çdo të reje korçare dhe shqiptare. Do të jetë dita kur vota juaj do të rikthejë një qeveri të njerëzve dhe për njerëzit. Do të jetë dita kur ne do të bëjmë realitet fuqinë e demokracisë, fuqinë e votës duke dalë masivisht për të votuar numrin 9. Nuk ka të mbaruar ardhja e njerëzve në këtë bulevard. Nuk ndalet marshimi ynë, krah për krah drejtë fitores, drejtë ndryshimit. Këtë e ka mësuar edhe Edi Rama. Ndaj, këto janë ditët e fundit të krimeve dhe marifeteve, të gënjeshtrave që vetëm sa e nxjerrin edhe më shumë në dritën e diellit dështimin dhe dështakun e këtyre 8 viteve. Sot nga Korça dua dhe një herë të garantoj të gjithë banorët, të gjithë ata që për 8 vite me radhë u gënjyen nga premtimi për legalizimet falas dhe e dëgjuan planin e Edi Ramës për t’ju marrë votën, për t’ju mashtruar, për të mos ju legalizuar, për t’jua prishur pa dëmshpërblim 100 mijë shtëpi shqiptarësh, jetën, djersën, gjakun tuaj dhe të afërmve tuaj në emigracion, ky ka qenë dhe është Edi Rama i vërtetë. Kjo e keqe, ky dështim tani troketë për herë të tretë në portat e shqiptarëve. Shqiptarët ja kanë mbyllur dyert, Korça ja ka mbyllur dyert, Shkodra ja ka mbyllur dyert, Vlora, Durrësi dhe Tirana, mbarë Shqipëria, sepse zemrat e shqiptarëve thërrasin për ndryshim", tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:03
‘Mos merrni jetë për karrigen tuaj’, nuk respektuan masat anti-COVID, Përmeti ‘shpërthen’ ndaj takimit të Bashës në Korçë: Kjo nuk sjell pushtet por vdekje

Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka reaguar ashpër ndaj takimit përmbyllës të kryetarit të PD, Lulzim Basha në Korçë, duke u shprehur i revoltuar për mungesën e respektimit të masave anti-COVID.

“Mos merrni jetë për karrigen tuaj” shkruan Përmeti, duke kujtuar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook edhe eksperiencën e tij me koronavirusin.

Ai shkruan se pamje të tilla, tregojnë mungesën e respektit ndaj jetës së njerëzve dhe shtoi se Korça dhe korçarët nuk e meritojnë këtë dhunim.

“Kjo skenë nuk sjell pushtet por vdekje dhe jeta e gjithkujt vlen shumë më shumë se çdo karrige ose pushtet”, shkruan Përmeti fund.

Ora 13:05
Takimet përmbyllëse, ‘Korça e Ramës’ përballë ‘Korçës së Bashës’ nëpërmjet fotove

Teksa na ndajnë edhe 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare, kryeministri Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha kanë zhvilluar takimet elektorale mbyllëse në shumicën e qarqeve.

Kryeministri Rama 2 ditë më parë ka mbyllur fushatën në qarkun e Korçës, ndërsa Basha sot zhvilloi takimin e fundit elektoral në këtë qark.

Në fotot e publikuara nga takimi i PS dhe PD në qarkun e Korçës, diferenca më evidente mes tyre ka të bëjë me numrin e qytetarëve të pranishëm në secilin takim.

Në fotot ku paraqitet takimi i kryeministrit Rama, numri i qytetarëve të pranishëm të qarkut të Korçës është shumë i lartë.

Ndërsa nga ana tjetër, kryedemokratin Basha duket sikur e kanë braktisur qytetarët dhe i kanë mbetur vetëm militantët e PD, nga të cilët është dhe i rrethuar.

Një diferencë tjetër e cila bie në sy është se në takimin elektoral të PS, qytetarët kanë respektuar masat anti-COVID dhe kanë ruajtur distancimin social.

Ndërkohë që militantët e PD edhe përse shumë pak, kanë thyer çdo masë anti-COVID, duke u shndërruar në vatra infeksioni.

Foto nga takimi e PS: 

Foto nga takimi i PD: 

Ora 12:01
Edhe 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare, Basha braktiset nga qytetarët e Korçës

Gjatë paradites së sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim elektoral në Korçë, i cili mesa duket nuk ka shkuar siç duhet.

Teksa na ndajnë edhe 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, kryedemokrati vijon të braktiset nga qytetarët.

Siç duket edhe në fotot e publikuara ai është i rrethuar vetëm nga një grup i vogël militantësh të Partisë Demokratike.

Kjo nuk është hera e parë që takimet elektorale të Bashës, zhvillohen vetëm në prani të militantëve, pasi shpesh ai është braktisur nga qytetarët.

K.T./I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rënia e rasteve me Covid-19 dhe efekti i vaksinimit, a duhet të hiqet ora policore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vrasje me armë zjarri në Tiranë pas një konflikti, ndërron jetë në spital 27-vjeçari! Disa të shoqëruar (EMRI+VIDEO)