Basha mund të 'djegë' protestën nesër për t'iu shmangur prokurorisë

Basha mund të 'djegë' protestën nesër për t'iu shmangur prokurorisë

Nesër opozita do të zhvillojë protestën e radhës para parlamentit, ndërkohë që për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dita do të jetë e ngarkuar, pasi është thirrur edhe nga prokuroria e Tiranës përsa i përket dosjes së lobimit në SHBA.

Por lideri i opozitës ndodhet në Bruksel. Mbrëmjen e sotme selia blu shpërndau një takim të Bashës me kryetaren e CDU-së. Ndërkohë që burime nga Partia Demokratike pohojnë për Shqiptarja.com se Basha do të qendrojë sot në Bruksel dhe ende nuk ka gjë të sigurt nëse do të jetë nesër në protestën që do të organizohet para parlamentit në të njëjtën kohë kur mbahet edhe seanca plenare.

E ndërsa me shumë mundësi tubimin e gjashtë do ia lerë në dorë kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, Basha me lëvizjen e fundit duket se po shmang ngjitjen në shkallët e Prokurorisë së Tiranës?

Mbetet për t'u parë nëse do të ketë ndonjë surprizë dhe Basha të niset herët në mëngjes nga Brukseli për të kapur protestën që mbahet në orën 09:30 dhe nëse do të marrë guximin që pas saj të përgjigjet pozitivsht kërkesës për t'u paraqitur para prokurorisë. Bashkë me të janë thirrur edhe Gazmend Bardhi dhe Arben Ristani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vaj medet: 21/03/2019 00:39

    O Zot i madh ç'fare kohrash erdhen. Lloj, lloj funderrinash e maskarenjsh jane ngritur e po bejne ligjin. Gjoja politike. Keto jane te gjithe vetem maskarenje e horra. Ushtare te denje te djallit me brire.

    Përgjigju
  • Tirona: 20/03/2019 23:49

    Do i bi rruga nga Hungaria dhe do i kërkoj azil byrazer Orbanit

    Përgjigju
  • Tironci: 20/03/2019 22:55

    Do shkoje ne Hollande do marri raport mjeksor, e ka kap majaselli dhe diarea.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 20/03/2019 21:09

    Nuk ke nga tja mbash o karavidhe nuk i leviz bythet e ngjitur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon