Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte në Fushë Krujë në një fasoneri për të parë nga afër gjendjen dhe për t'u njohur me problemet që përballet ky sektor pas situatës së krijuar nga COVID-i. Lideri demokrat akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama që sipas tij nuk e kanë ndihmuar këtë sektor.
"Shqiptarët në çdo cep të vendit po përballen sot me mungesën e ndihmës së qeverisë të premtuar gjatë pandemisë. Premtime boshe nga një njeri i dështuar! Më shumë varfëri dhe papunësi për qytetarët ndërkohë që lekët e tyre Edi Rama i ndan me një grusht oligarkë.
Punonjës dhe drejtues të disa fasonerive në Fushë-Krujë më folën për hallet e tyre të lidhura me mungesën e mbështetjes dhe ndihmës nga qeveria gjatë pandemisë. Paga e premtuar nga Edi Rama është një tjetër dështim i tij të cilën shumica e punojësve nuk e ka marrë. Pronarët janë detyruar të largojnë punonjësit nga puna ndërsa e ardhmja e afërt duket e zymtë për ta, pasi mungesa e ndihmës ekonomike po e çon biznesin e fasonerisë drejt mbylljes.
Sikur të paguante pagën minimale për këtë kategori punonjësish buxhetit të shtetit do t’i kushtonte 25 milionë euro. Këto para që ju takojnë njerëzve Rama ua jep oligarkëve pasi ka shitur pronat e shqiptarëve dhe shtetin tek oligarkët dhe po bën tregti edhe me djersën e njerëzve. Edhe në këto kohë emergjence, Rama zgjodhi të ndajë paratë dhe pasuritë e shqiptarëve me oligarkët duke i braktisur njerëzit kur ata kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetje" tha Basha.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.7%
-
Pak
9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 3085
Lajme të tjera
-
Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë
23 Prill, 21:00
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni "Report' shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
23 Prill, 13:05
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë
23 Prill, 08:18
-
Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera
22 Prill, 14:59
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Programi për kujdesin e shikimit, mbi 55 mijë fëmijë kryen kontrolle
22 Prill, 12:50
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
-
Pamje magjike nga Parku Kombëtar i Alpeve, flokët e borës bien mbi lulet e pranverës (Video)
21 Prill, 21:15
-
Kongresi amerikan miraton konfiskimin e aseteve ruse për Ukrainën! Basha: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë
20 Prill, 22:23