Basha në gjyq për lobimin rus, Manja-Hysi për Report Tv: Urojmë mos shpëtojë me raport mjekësor! Xhafaj e injoron

TIRANE-Socialistët i kërkojnë Lulzim Bashës që të lerë akuzat kundër shumicës, por të përballet me drejtësinë në gjykatë për dosjen e lobimit. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i pyetur nga gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri u shpreh se lideri demokrat të mos i ikë drejtësisë si në rastin e Rrugës së Kombit me raport mjekësor.

"Lulzim Basha tashmë në duart e drejtësisë, uroj që këtë radhë të mos i ikë drejtësisë me raport mjekësor, por si cdo qytetar të përballet me drejtësinë. Të sqarojë akuzat që ka ngritur prokuroria dhe të përballet me drejtësinë".

Akuzat e Bashës kundër Ramës dhe shumicës për kapje të drejtësisë, Manja i cilëson si rrugë për ti shpëtuar drejtësisë. "Këtë ka bërë për herë Basha, po në kohën kur ishte i akuzuar për Rrugën e Kombit drejtësia në duart e Ramës ishte? Në atë kohë me raport mjekësor i iku drejtësisë, por tanimë reformën e re nga i pari i shtetit te qytetari i fundit duhet të jemi të barabartë para ligjit. Këtë duhet të bëjë Basha dhe ky është mesazhi më i mirë që Basha si kryetar i opozitës që është në rrugë i jep shqiptarëve" tha Manja.

Për Vasilika Hysin, jo vetëm Basha, por cdo zyrtar që ka abuzuar me pushtetin duhet të përballet me drejtësinë e re.  "Cdo person është përgjegjës për sjelljet e tij, dhe për të gjitha gabimet dhe fajet që ka bërë është zoti Basha. Për cfarë e bën përgjegjës shumicën? Në ka një vlerë PS-ja mes të tjerave, është që në programin e saj vendosi të bëjë reformën në drejtësi. Dhe këtë nuk e bëri qeveria, por parlamenti dhe vetë  partia e Bashës, që mori pjesë dhe u votua me votat e të gjithëve. Ajo reformë u votua me votat e të gjithëve dhe është ajo drejtësi e pavarur që uroj të bëjë drejtësi jo vetëm për Bashën por për këdo që ka abuzuar me pushtetin" tha Hysi.

Ndërkohë që për ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ia vlen të merresh me Lulzim Bashën duke e injoruar.  "Vetëm për Lulzim Bashën mos më bëni pyetje se nuk ia vlen. Nuk ia vlen të jap përgjigje për Lulzim Bashën" u shpreh Xhafaj.

Prokuroria e Tiranës mori të pandehur kreun e opozitës Lulzim Basha për dosjen e lobimit me para ruse në SHBA në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, dhe i kërkon gjykatës të caktojë datën e gjyqit për Bashën, Arben Ristanin dhe financierin e PD Ilir Dervishin. Sipas njoftimit të siguruar nga Report Tv, Basha është i pandehur vetëm për falsifikim formulari në lidhje me deklarimet e shpenzimeve pranë KQZ, ndërsa akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", ka rënë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit