Basha në Kavajë premton ‘statusin e gazetarit’: Sanksionet më të rënda për dhunuesit e medias! Do të vendosim në mirëfunksionim televizionin shtetëror

KAVAJË- Një nga premtimet e kryedemokratit Lulzim Basha që zbuloi sot në takimin në Kavajë, ishte 'statusi i gazetarit'. Pa dhënë shumë detaje, Basha tha se me anë të krijimi të një statusi mbrojtës për gazetarët, parashikohen sanksionet më të rënda për dhunuesit e medias. Në vijimësi të këtij premtimi, Basha tha se do të vendosë në mirëfunksionim televizionin shtetëror.

"Ne kemi nisur punën dhe do të bëjmë të mundur statusin e gazetarit, ky status do i japë fund censurës për gazetarit. Do të mundësojmë përmes një kulture të re, asnjë nuk mund të dhunojë verbalisht gazetarët dhe gazetaret, ose përndryshe do të përballet me sanksione të rënda. Do të vendosim në mirëfunksionim televizionin shtetëror, i cili paguhet me taksat tuaja", tha ndër të tjera Basha. 

Kreu i PD-së u bëri thirrje qytetarëve dhe të rinjve që t'i japin mundësinë qeverisë së Bashës, që të vënë në vend drejtësinë për çdo shqiptar të nëpërkëmbur në këto vite.

'Kam nja dy-tre dokumente që rrinë gjithmonë mbi tavolinë. Njëri është Kushtetuta, ka nja dy dokumente të tjera që kanë të bëjnë me organizimin e partisë dhe tjetri është një dokument që nuk ikën kurrë nga tavolinë është lista me mbi 400 të rinj dhe të reja, të cilët u shoqëruan, u arrestuan, u barbarizuan sepse plotësuan për liri, demokraci dhe zgjedhje të lira. Kur të vijë dita për secilin prej tyre me emër dhe mbiemër, kam edhe një listë tjetër të atyre që kanë urdhëruar e kanë kryer këtë barbari, për secilin prej tyre nuk do lë asnjë sekondë dhe asnjë mjet pa përdorur që të bëhet drejtësi dhe ata që e kanë bërë këtë dhunim do përgjigjen një më një për atë që ju kanë bërë ju, për të vetmen gjë sepse i dhatë Shqipërisë shpresë me qëndresën tuaj. Po padrejtësitë këto tetë vite kanë qenë refreni kësaj qeverie. Mos kujtoni se shpresa, optimizmi, besimi te fitorja në 25 prill më bën t’i harroj vuajtjet tuaja. Sa më motivon besimi juaj te ndryshimi që do sjellim sëbashku në 25 prill aq më motivon edhe vendosmëria për të bërë drejtësi. Me 25 prill duke votuar 9 më jepni mundësinë mua, ekipit tonë, të vëmë drejtësi për çdo shqiptarë të nëpërkëmbur këto tetë vite.'- tha Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:04
Basha tek ish-Këneta në Durrës: Përshpejtojmë procesin e rindërtimit! Do të bëhet transparencë dhe rivlerësim i dëmeve nga tërmeti

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me banorë të ish-Kënetës në Durrës, tha se nuk ka forcë që e ndal ndryshimin. Basha po ashtu falenderoi edhe të majtët në veçanti, të cilët me gjestin e tyre tregojnë se 25 prilli është ditë e përgjegjësisë qytetare.

Basha shtoi se do të përshpejtojnë procesin e Rindërtimit dhe se do të ketë transparence dhe rivlerësim real të dëmit sipas denoncimit të qytetarëve.

'Dua t’i përshëndes të gjithë ata durrsakë dhe shqiptarë socialistë të cilët me gjestin e tyre tregojnë se 25 prilli është ditë e përgjegjësisë qytetare. Dua t’i falënderoj dyfish sepse ata janë dyfish të zhgënjyer. Sepse ata votuan dhe mbështetën Partinë Socialiste por sot e kanë të qartë që e vetmja mënyrë për familjet e tyre, për Shqipërinë, për fëmijët e tyre për të ndryshuar është të votojnë numrin 9, Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim. Ndaj, ju them mirë se vini! Mirë se vini në betejën për ndryshim dhe i garantoj se politika e përçarjes të shqiptarëve do të marrë fund me votën për ndryshim, me votën për numrin 9 me 25 prill. Këtu po hapet një shesh nga ato që janë premtuar me shumicë për të bërë përshesh. Për kë po hapet ky shesh. Për banorët e pallateve të Durrësit që t’ju grabisin trojet e pallateve të tyre, pse nuk ka transparencë.

Me ne rindërtimi i shtëpive të durrsakëve dhe i të gjithë banorëve që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit, do të kenë të garantuar, një, transparencë, dy, rivlerësim real të dëmit sipas denoncimeve të qytetarëve. Ata që kanë pasur dëmin e lartë dhe që pastaj ja kanë ulur dëmin, do t’ju rivlerësohet dëmi dhe do të marrin dëmshpërblimin menjëherë ashtu siç e meritojnë. Dhe tre, banorëve në zonat urbane dua t’ju ri deklaroj dhe një herë se kemi, sot, gati ekipin e urbanistëve, arkitektëve, inxhinierëve më të zotë që ka Shqipëria dhe se jo vetëm që nuk do ta frenojmë por do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit sepse ne do të kemi besimin e institucioneve europiane, sepse ne nuk do të bëjmë tendera sekretë, pa garë, për t’ju dhënë milionat e shqiptarëve kushërinjve të pushtetarëve. Por do të bëjmë të mundur brenda kohës më të shkurtër rindërtimin e banesave të qytetarëve të Durrësit, aty ku i kishin. Vëllezër dhe motra nuk ka forcë ta ndalë ndryshimin. Më 25 Prill të gjithë drejt kutive të votimit votojnë numrin 9, votojnë ndryshimin! Zoti e bekoftë Durrësin! Zoti e bekoftë Shqipërinë!'- tha Basha.

Ora 20:18
Basha takim në një fasoneri në Durrës: Do ulim taksat, çmimin e energjisë dhe karburantit! Shtetin do ta keni aleat, jo kaçak

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me punonjëset e një fasonerie në Durrës, ku tregoi planin që Partia Demokratike ka për rindërtimin, rritjen e punësimit dhe pagës minimale.

Basha tha se paga minimale nuk rritet me akt normativ, por duke i ulur sipërmarrjes taksat, çmimet e naftës dhe energjisë.

“Anëtarësimi në këtë të fundit do e ndihmojë Shqipërinë në çdo sektor, dhe rritja ekonomike është një nga arsyet se përse duhet të futesh në BE. Në ambientet e mbyllura, përhapja e virusit përbënte një rrezik të madh. I kam kërkuar qeverisë t’u japë pagat dhe ju të shkonit në shtëpi, a ta nuk e bënë dhe një javë më pas u bë infektimi masiv në Krujë e Fushë-Krujë. Ata nuk e bënë, jo vetëm me fasoneritë, por në çdo sektor. Pasi dëgjoi dekretin tonë tha do të rrisim pagat dhe i bëri 300 mijë. Jemi mësuar në fushata që ofrohet hëna.

Mali Zi, Maqedonia e kanë taksën 9%, ne e kemi 15% aktualisht. Ndërsa pas 25 prillit do e bëjmë 9%. Ajo që do i kërkojmë sipërmarrjes është që në shkëmbim të një klime të re biznesi, do i kërkojmë që fitimi të ndahet. Në këtë moment sipërmarrësi e ka të mundur sepse i është ulur çmimi i energjisë, i naftës. E ka shtetin jo një kaçak që i del përpara, por e ka një aleat”, u shpreh Basha.

Ora 17:31
Basha premton ‘statusin e gazetarit’: Sanksionet më të rënda për dhunuesit e medias

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se pas 25 prillit, qeveria e re do të bëjë të mundur statusin e gazetarit. Kjo sipas tij do të shmangë censurën dhe ushtrimin e presionit ndaj tyre.

"Ne kemi nisur punën dhe do të bëjmë të mundur statusin e gazetarit, ky status do i japë fund censurës për gazetarit. Do të mundësojmë përmes një kulture të re, asnjë nuk mund të dhunojë verbalisht gazetarët dhe gazetaret, ose përndryshe do të përballet me sanksione të rënda. Do të vendosim në mirëfunksionim televizionin shtetëror, i cili paguhet me taksat tuaja. Jo më kot gazetarët quhen pushteti i katërt dhe nga qeveria e kryeministri ardhshëm prisni dhe meritoni trajtimet që kanë gazetarët evropianë”, tha Basha.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fushata: 13/04/2021 22:18

    Statusin gazetaret e kane, kazan qe zjen poshtersira,sidomos ata te shiturit e te bleret nga politikanet qe vodhen,vrane popullin per t'i hedhur kunder tij. Ke ndonje alternative tjeter. Sajo ndonje genjeshter tjeter se s'ka kohe,erdhen zgjedhjet.

    Përgjigju
  • KUJDES!: 13/04/2021 19:48

    Fatkeqesi, fatkeqesi, pa fund fatkeqesi. E si mund ta duash e ta besosh se ekziston 'demokracia', kur ajo i len hapesire te mendojne e te thone e mbi te gjitha te veprojne vemjeve e ........ te tilla. Fjala 'demokraci' eshte zvogeluar pa fund e shkronjat e saja vine gjithmone e duke u zvogeluar e zvogeluar pa rreshtur, e tani mund te shihen me zor vetem me nje xham zmadhues. Pa dyshim qe ajo nuk ekziston e eshte vetem nje demagogji e mashtrim i pashoq, per te arritur ato qe ne fakt nuk arrihen: kapjen dhe mbareshtrimin e rraces njerezore dhe fundosjen e njeriut ne honet e erreta dhe te thella te ferrit tokesor (se ferri qiellor eshte tjeter gje, dhe pakush mund ta arrije ate). Per parajsen qiellore as qe behet fjale dhe mendoj se askush nga rraca njerezore nuk e ka arritur. Eshte enderr, e do te ngelet enderr. Tani me nje sforcim te papare mund te arrij qe ti mbyll keto rradhe me ndjesine e te qenit sa me real e sa me pak sarkastik, duke pyetur veten e te gjithe te tjeret, (po me shume veten), se si mund te guxoje nje njeri (dykembesh) qe te ulurije e pellase per dite 'me votoni mua', si mund te arrihet kjo?!!!!..... Pa dyshim qe jane thyer barrierat dhe te gjitha kufite, padyshim qe e keqja ka kapluar dhe urdheron e udheheq pa teklif e pa u ndrojtur nga asgje. Po nga asgje po ju them. Vetem thjesht e shkoqur: Te besh krime e mynxyra e te dalesh pa turp e te pakten nje ndrojtje te vogel, e te kerkosh qe te udheheqesh turmen, ate turme qe me gjakftohtesine e nje krimineli biologjik, e keni çuar ne humnere, kjo eshte maja (e ajzbergut) te kotesise e njekohesisht tragjedise njerezore. Mos harroni o njerez, se per tu shkaterruar eshte gjithmone shume me e lehte. Mjafton nje levizje e gabuar dhe 'shejtani rrin gati gjithmone ne prite duke te ruajtur', nje kallep dinamiti dhe shkaterron per nje sekonde punen e shume mendjeve e kraheve qe jane munduar per shume kohe. Nje fije e vogel shkrepseje, djeg nje pyll te tere per nje ore. E keshtu nje vote e hedhur gabim, merr ne qafe nje komb e nje vend te tere. KINI KUJDES! VOTEN TUAJ JEPJANI ATYRE QE KANE PUNUAR E MENDUAR ME MIRE. DHE KETO SOT PER SOT NE SHQIPERI JANE PADYSHIM VETEM SOCIALISTET ME EDI RAMEN. Te gjithe te tjeret jane llum kazani qe DUHEN hedhur ne zjarr. Lerini ATA te vazhdojne punen e tyre edhe te pakten edhe 4 vjet e me pas te shohim. Te gjithe e dime se çfare DUHET ne fakt, por tani per tani ato jane endrra e ne realitetin e vrazhde dhe konjukturat dhe tmerret e sotme, vetem Partia Socialiste mund ta drejtoje Shqiperine dhe Popullin Shqiptar drejt zhvillimit dhe perparimit, ose ne rastin me te keq derjt mbijeteses. Behu i zgjuar o popull e shfrytezoje te vetmen mundesi qe ke per te ardhemn tende e te femijeve te tu. Duhet qe ta duam Atdheun jo vetem me fjale. Duhet qe ti duam Vlerat jo vetem me fjale. Duhet qe ti duam Femijet tane jo vetem me fjale. "Amor Vincit Omnia" ('Dashuria Triumfon Mbi Çdo Gje'). KUJDES!

    Përgjigju
  • Vajmedet ky do na drejtoje ne?: 13/04/2021 18:25

    Ky esht aq demel sa edhe kur flet rri shuk ne karrige

    Përgjigju
  • Like: 13/04/2021 17:23

    Ik o lulke ti nuk di te fshish b...en tende jo te drejtosh nje vend

    Përgjigju
    • Telekronisti i TVSH: 13/04/2021 22:28

      Cfare do ti besh ti televizionit shteteror more bashibozuk? Ta cosh atje ku ishte ne kohen tuaj kur nuk e shikonte asnjeri?

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot