Basha në krye të PD, deputetët e opozitës: Ogur i mirë për PS

Rikonfirmimi i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, është në favor të Socialistëve. Kështu u shpreh deputeti Andi Përmeti, edhe pse i  dalë nga listat e Partisë Demokratike, ai theksoi së PD zhvilloi vetë një masakër zgjedhore.

“Ky është lajm i mirë për Partinë Socialiste sepse në fund të ditës Basha fitoi mandatin e parë në 2013 dhe u pa rezultati i zgjedhjeve të 2017. Fitoi mandatin e dytë në 2017 dhe për fat të keq u pa rezultati i zgjedhjeve të 2021. Besoj se është një ogur i mirë për socialistët për zgjedhjet e 2025. Dhe sigurisht, një sfidë e humbur për demokratët ndaj masakrës zgjedhore të pretenduar të tyre, që për mua ka qenë jo se nuk ka qenë, e Edi Ramës. Tashmë ata nuk do të kenë më sy e faqe të kërkojnë këtë masakër zgjedhore kur praktikisht ata e kanë zhvilluar brenda partisë. Kush vjedh partinë nuk mund të pretendojë të mos vidhet nga kundërshtari”, u shpreh Përmeti.

Fitoren e Bashës, nuk e la pa ironizuar edhe deputeti Myslim Murrizi.

“Basha ishte rrotë më rrotë me rivalin e tij, me ndihmën dhe të këtij këtu dhe pret nga dreka që të shpallet fitues. Çdo katër vjet humb dy herë me ju dhe fiton një herë me ato”, tha Murrizi.

Ndërsa Deputeti Lefter Maliqi, i rreshtuar krah LSI, teksa uroi kryedemokratin Basha, nuk nguroi t’i përcillte një mesazh.

Zgjedhjet dje në Partinë Demokratike, pati një pjesëmarrje mbi 50% të antarësisë. Sigurisht problemet e brendshme që i dinë kandidatët dhe janë të konstatuara. E rëndësishme për shqiptarët është se opozita e bashkuar në shtator të marrin frenat për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe masakrës elektorale dhe të vazhdojmë betejat në mënyrë që kjo qeveri t’i ketë ditët e numëruara. Në zgjedhjet e ardhshme, qofshin këto qendrore dhe lokale, të fitojë demokracia në Shqipëri. E rëndëishme është bashkimi i opozitës dhe tashmë duhet të dalim në një front dhe jo të ndarë, siç ndodhi me 25 prill, por në një fron të bashkuar për mundjen e kësaj të keqje”, tha Maliqi.

Të njëjtin shqetësim për ecurinë e Partisë Demokratike ndajnë edhe deputetët Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri.

Institucioni i bacës në Shqipëri është mjaft i shenjtë, është 5200 vjeçar. Ata që duan të godasin këtë institucion, duan të rreken të mësojnë historinë e kombësisë shqiptare dhe të nxjerrin argumenta”, tha Gjuzi.

“Duket se është person që nuk do ta çojë përpara jetën e Partisë Demokratike, as edhe të Shqipërisë”, u shpreh Jenisheri.

Pas 3 disafatave radhazi, Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet në 13 qershor  për të vendosur  drejtuesin.  Nga 75 mijë anëtarë, kanë votuar 41 mijë,  ndërsa Lulzim Basha u shpall fitues me 32.882 vota duke siguruar një mandat të tretë në krye të PD.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'

Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'