Basha nga Pogradeci: Kur të vij në pushtet një vit inspektoratet do i fus në 'karantinë'! Për COVID-in ruhuni vetë, se qeveria u dorëzua

Lulzim Basha nga Pogradeci premtoi se kur të vijë në pushtet vitin e parë nuk do të lejojë asnjë inspektor që të kontrollojë bizneset. Ai tha se do i fusë në 'karantinë' për një vit, deri kur të bëj një ligj europian. "Kosova dha 400 mln euro paketë për të ndihmuar konsumin dhe sipërmarrjen dhe vitin tjetër 1.2 miliard euro për shkak të COVID-it. Tani shikoni cfarë ka bërë Shqipëria, shpërndau 90 mln euro për 3 muaj, megjithëse buxheti i Shqipërisë është dyfish më i madh se i Kosovës. Ta dinë edhe ata që mendojnë se është përballje politike, asgjë personale, vetëm meraku dhe brenga juaj, ku po shkojnë paret? Receta jona ishte 90 mln euro në muaj që është injoruar dhe tallur.

Ky është ndryshimi i parë që do të vijë. Prioriteti im i parë do të jetë ringritja ekonomike sepse gjithcka që ka shkuar keq është pasojë e politikave të gabuara dhe klientelizmit, këtë e kemi parasysh me taksën e sheshtë. Këtë kemi parasysh me karantinën e inspektorateve, vitin e parë të qeverisjes sime të ardhshme, një vit nuk do të shikojnë inspektor me sy derisa të kemi ligjin dhe zbatimin në nivele europiane" Në fund Basha kishte një apel për qytetarët duke u kërkuar që të mbrohen vetë, pasi sipas tij qeveria është dorëzuar. "Ju lutem merrni masa maksimale, qeveria është dorëzuar, nuk ka asnjë plan, asnjë strategji. Mos prisni gjë nga qeveria, merrni masa dhe mbrohuni" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/07/2020 02:02

    Z.Basha e keni idene se c'behet ne nje vit pa inspektore?Ta zeme se je restorant,kupon s'ke per te dhene,taksat3/4 ke per t'i future ne xhep,duke I dhene shtetit qindarka,po te japesh ushqim e pije ,mund te sherbesh mish qeni e uje te karamelizuar ne vend te Coca-Cola,rakine e vertete do ta zevendesosh me alkol industrial,punonjesit te pa siguruar e keshtu etj e lista e shkeljeve te mundshme s'ka mbarim.Dhe pervec kesaj nje ligj mund te behet ne nje muaj por edhe ne 2 vjet,pra gjate kohes pa inspektore vendi do behej si han pa porta si ne vitet 90' Mos lesho budallalleqe te tilla nga goja,Shqiperia nuk mund te kthehet me mbrapa.Por n.q.s. do qe te vesh inspektoret e tu militante,atehere te kuptoj,nuk je as I pari as I fundit,por prape e ke shume gabim.

    Përgjigju
  • Bobi: 04/07/2020 22:13

    Ah mer Lyl, te ngeli goja "kur te vij ne pushtet" apo "kur te behem kryeminister". Lylo, shko gjej noi pun te hajreit se ket qe ke, e ke menderos fare. Nderro shtet ku ste njohin akoma.

    Përgjigju
  • mond: 04/07/2020 15:57

    Kudo qe shkon nga nje premtim,dhe te gjitha per vitin e pare,po per te dytin nuk do kesh ndonje premtim? Eshte aq i paafte sa dhe premtime nuk di te beje, kurse ndonje pune as qe behet fjale.

    Përgjigju
  • Dr.Cohen: 04/07/2020 15:27

    ..gjithmone me te njejten Maske o Lul

    Përgjigju
  • Loni: 04/07/2020 15:22

    O lum madhi ky ...te vjen dhe keq se eshte gje e gjalle....po kur ish ne pushtet ka vjedhur e vrare ...mund prap te vij ne pushtet ....jo kurrrrrrrrre o karte e djegur...nje rug ke.?burgun

    Përgjigju
  • Ehhuuu: 04/07/2020 14:11

    shume hall i ka ato lek ky i shkreti, se kur ishte ne pushtet i futi ne xhep nja ca 100ndra million euro

    Përgjigju
  • Taulanti: 04/07/2020 13:35

    O Trap asnjehere nuk do fitosh n q s nuk ngre popullin ne protesta si e vetmja rruge per rrezimin e diktatures ne USA ka 35 dite PROTESTA cdo dite filloi sot ne Itali PROTESTA ti pse heziton vetem PROTESTE DHE PROTESTA ESHTE SHPETIMI I KETIJ VENDI

    Përgjigju
  • Peoples: 04/07/2020 13:08

    Ashtu mbaje Xhufke....Do vish ne pushtet kur te hip derri ne majet fikut.

    Përgjigju
  • Lulushka Predikues i Deshimtaret e Jehovait..: 04/07/2020 12:56

    Do te shijinte me mire te ishe ne Voloreke,,dhe ne Varken qe ske patur mundesibte ulesh Si Babai i juaj Sali.. Atehere do te besonin Pogradecaret . Haroje nuk genjehen me Pogradecaret..E perjetuan nje Diktatore si Hoxha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë