Basha nga SHBA: Liderët politik mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit perëndimor! Nuk ndahen dot nga e shkuara që ka prodhuar vetëm drama

Basha nga SHBA: Liderët politik mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit perëndimor! Nuk ndahen dot nga e shkuara që ka prodhuar vetëm drama

Lulzim Basha dhe Jorn Fleck

Ish-kreu i demokratëve Lulzim Basha ndodhet në SHBA, ku është takuar me Jorn Fleck, kreun e Qendrës Europiane në Këshillin Atlantik. Në një postim në Facebook, tregon se ka biseduar për bashkpunimin rajonal dhe mundësinë për zgjidhjen e konflikteve që aktualisht kërkojnë të mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit perëndimor.

Po ashtu, shtoi se ka liderë politik që nuk ndahen dot nga e shkuara dhe shkaktojnë drama për vendet e tyre. Me këtë duket se i referohet kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç por edhe Sali Berishës.

“Sot zhvillova një takim të frytshëm në Këshillin e Atlantikut në Ëashington. Kënaqësi të ndaja qëndrimet tona, për çështje me interes të veçantë, me Jörn Fleck. Drejtori për Qendrën Europiane në Këshillin Atlantik, si dhe me bashkëpunëtorë të tij, të fokusuar në çështjet europiane mes të cilëve, Ilva Tare, Damir Marusic, Luka Ignac e Lisa Homel.

Diskutuam gjerësisht për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, trafiqeve dhe lirinë e medias. Folëm gjithashtu dhe për bashkpunimin rajonal dhe mundësinë për zgjidhjen e konflikteve që aktualisht kërkojnë të mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit perëndimor, për shkak të liderëve politik që nuk ndahen dot nga e shkuara e që kanë prodhuar veç drama për vendet tona”, shkroi Basha.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në SHBA, ku është ftuar për forumin e partive të djathtave në SHBA, i cili ka nisur më 6 dhjetor.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor