Basha nga tregu i Kombinatit: Janë shtuar qytetarët që marrin ushqime me listë! Rama kalon fundjavën në Paris (VIDEO)

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është zhvendosur ditën e sotme në tregun e Kombinatit, për të takuar tregtarët, sipas së cilit janë në varfëri ekstreme.

Basha tha se qytetarët janë zhytur në borxhe duke marrë edhe gjërat minimale me anë të listave duke filluar që nga buka dhe perimet dhe për këtë fajtor ka bërë kryeministrin Edi Rama. Ai ka vijuar akuzën e tij, se Rama përgjatë 7 viteve ka pasuruar oligarkët dhe kanë varfëruar shqiptarët.

"Situata ekonomike është në qendër të diskutimeve., Ka një rënie të xhiros së konsumit si kurrë më parë, është i njëjti realitet sot në zonat e tjera të kryeqytetit, por edhe në qytete të tjera ku bizneset po mbyllen po falimentojnë, ku njerëzit nuk plotësojnë dot as kërkesat minimale, janë shtuar listat e borxheve dyqanet e bukës, të presimeve. Varfëria është këdo se qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit se paratë e taksapaguesve. kjo është situata ekonomike se Rama bredh në Europë me lekët e shqiptarëve, qindra mijëra euro që mund të shkonin për familjet në nevojë. Kjo është situata dhe konfirmohet edhe nga raporti i Bankës Botërore, që thotë se 1 në 2 familjet shqiptare jeton në varfëri, nuk ka pse të ishte kështu. Arsyeja kryesore është se paratë e taksave të shqiptarëve , shkuan ku kanë shkuar për 7 vite, te oligarkët, te kontratat sekrete, shkatërrimi i pronës publikut, te udhëtimet e kryeministrit dhe zyrat luksoze të  qeverisë. Ka vetëm një përgjegjës, njeriun që ka në fokus të parë xhepat e tij dhe jo interesin e shqiptarëve", tha Basha. 

Ai shprehet se PD-ja ka një plan për daljen nga kjo krizë.

"Jam për të dëgjuar në këtë tur dhe për t'iu thënë njerëzve që ne kemi një plan, që do i kthejmë tek ju paratë e vjedhura. Duke ulur taksat dhe rritur ekonominë për të gjitha shqiptarëve. Qëllimi kryesor është të jem me njerëzit", përfundoi kryedemokrati. 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Chicago: 02/06/2020 03:49

    Po ky luli vajti ne kombinat me qe i erdhi keq per kata njerzit qe jane ne liste per pages ne dyqan se nuk i pagoj ky leket apo nuk kishte kuleten me vete se i ka aq leke apo del si kalli gruri qe po i vjen keq per popullin o zot po keta qe kane keto dyqane besojn lulin Kur do ikin keta nga politika te shpetoj shqiperia nga keta palacottttt

    Përgjigju
  • P. Hajdini: 01/06/2020 11:54

    aqe shum gjasojne, si kene kushri i Kim Jong I

    Përgjigju
  • Per nje gje ta dime per nder o Lul qe prishe gjumin per te bere kete video selfi: 01/06/2020 11:54

    Ik o loqe se na mallengjeve. Ky investimet dhe mekembjen e vendit e quan shperdorim. Per kete Tirana dhe Shqiiperia duhet te jene si Kandahari, ku zyrtaret si puna e ketij vidhnin dhe shtonin pronat dhe vendi lengonte ne plunurin e harreses. Flet ky se gjasme i vjen keq per Tiranen, kur jo më larg se 5 vjet Tirana qelbej era shurre dhe ku aty mu në qender tek Muzeu historik, ku nuk kishe ku te uleshe se te gjitha derrasat e stolave ishin te thyera. Ik ore se je hipokrit dhe i paafte.

    Përgjigju
  • LYLI KRIMINEL HAJDUT: 01/06/2020 11:35

    O LYL ÇFAR MENDON TI SE SHQIPTARËT STA NJOFIN FYTYRËN TËNDE PREJ KRIMINEL HAJDUTI O IDJOT. PO TI MENDON QË TË GJITH SHQIPTARËT JAN SI TY 7×7=42 O IDJOT I LER O PLER.

    Përgjigju
  • Sa Turp..: 01/06/2020 11:21

    Jane deytara Qeveritare more kopuk ,,qe i transmeton gjerat vetem per te keqe .. Kudo flitet ne Popull ,qe besimi tek Juve eshte ==. zero.. Propagante Negative per ecurine e Sukseshme te Qeveeise .. Turp..

    Përgjigju
  • Papagalli: 01/06/2020 10:56

    Po ti o Lulush qe e kalon fundjaven ne Amsterdam?

    Përgjigju
  • protestuesi: 01/06/2020 10:54

    ta dish ti sa lista ka grisur kusherira ime qe ka nje ushqimore kur ishit ju ne qeveri se e dinte qe nuk do i paguanin dot jerezit aq te mira pac ti o bastardmuti. ti kur shkon ne hollande dhe udheton ne biznes klas ku i gjen paret?apo sa mbaron protesten shkon mer avjonin me vllain prej babe ...zenin e bridhni dynjane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'