Basha nuk është djalë si Mema…

Basha nuk është djalë si Mema…

Dikur qarkullonte nje gojedhane per kengen e vjeter tiranase  “Te kisha pas nje djale si Mema”. Edhe ne s’ishte e vertete, ishte e gjetur mire (se non e vero, e ben trovato, thone italianet).

Sipas gojedhanes, Mema dhe nje mik i tij vendosen te vrisnin vezirin gjate darkes qe kishte shtruar ky i fundit.

Kur Mema te ngrinte dolli per vezirin, miku i Memes do te nxirrte alltine e do ta vriste vezirin. Por kur Mema ngriti dolline, miku i tij u pergjigj se ai nuk e pinte dot ate dolli.

Dhe Mema tha se do ta pinte vete dolline, duke nxjerre alltine e tij, e duke e lene shakull vezirin. Sipas gojedhanes, Mema shpetoi pasi vrau vezirin (duke fluturuar nga penxherja drejt mbi kalin e tij), ndersa miku zemerpule (qe s’pati guxim ta nxirrte alltine nga brezi) u kap dhe u burgos perjete.

Ne ditet e sotme, Basha duket se eshte ne pozicionin e shokut te Memes ne kengen e vjeter tiranase. Dy here iu dha mundesia nga Uashingtoni ta nxirrte alltine nga brezi e “te qellonte vezirin Sali”, por atij nuk ia mbajti. Heren e pare ishte kur Departamenti i Shtetit e shpalli Berishen persona non-grata. Heren e dyte ishte kur ambasadorja Kim i beri thirrje te hapur Bashes tek shkallet e SHQUP-it, per perjashtimin e Berishes nga grupi parlamentar I PD-se. Dhe ende Basha nuk e ka nxjerre alltine nga brezi…

Kuptohet qe per Bashen nuk eshte puna aq e thjeshte sa c’ishte per Memen ne gojedhanen e lashte. Nxjerrja e alltise nga brezi per Bashen do te thote nje perballje per jete a vdekje me te pakten gjysmen e elektoratit demokrat (keshtu me rezulton nga sondazhet private qe kam zhvilluar javet e fundit). Ndersa ne rang kombetar, 1/3 e te gjithe shqiptareve jane pro Berishes.

Sidoqofte, djem si Mema proverbial, e nxjerrin alltine nga brezi dhe i japin nje fare drejtimi punes – o me vezirin, o kunder vezirit. Por jo Basha…

Te kishte qene Edi Rama pasardhes i Berishes ne SHQUP, deri me sot, me siguri do ta kishte nxjerre alltine nga brezi – dhe ose do ta kishte “vrare” vezirin politikisht, ose do te ishte “vrare” vete…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet