Basha shmang Ramën, dërgon Bardhin! Opozita jashtëparlamentare konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik

Basha shmang Ramën, dërgon Bardhin! Opozita jashtëparlamentare konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik

Opozita jashtëparlamentare ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në Këshillin politik duke thënë se është dakord që të takohen në orën 11:00, ndërsa ditën të hënë apo të martë le ta vendosë mazhoranca, pasi për të nuk ka problem.

Në e-mailin dërguar nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në përgjigje për Damian Gjiknurin thuhet se në takim do të jetë edhe Gazmend Bardhi duke qenë se nga mazhoranca do të jetë dhe kryeministri Edi Rama, duke treguar se Lulzim Basha nuk do të jetë i pranishëm duke shmangur kështu takimin me Ramën.

Opozita thekson se nuk do të diskutohet për asnjë çështje të arritur me dakordësi në 5 qershor, por janë të hapur për diskutimet e tjera që lidhen me zgjedhjet.

Deklarata e plotë e opozitës jashtëparlamentare

I nderuar koleg,

Në emër të opozitës, mirëpresim reflektimin tuaj për të vijuar diskutimin dhe vendimmarrjen konsensuale në Këshillin Politik për çdo çështje lidhur me zgjedhjet, siç kemi rënë dakord me shkrim në Marrëveshjen Politike të 14 Janarit dhe Dakordësinë e 5 Qershorit.

Paraprakisht ju konfirmojmë se dokumenti i depozituar nga një grup deputetësh të mazhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në Tryezën e Këshillit Politik (siç ju rikonfirmoni me e-mail më sipër) duhet të miratohet sa më parë dhe pa asnjë ndryshim, dhe për këtë arsye, nuk mund të rihapet asnjë çështje që është dakordësuar aty.

Për çdo çështje tjetër, ne jemi të gatshëm, në orën e caktuar nga ana juaj, si të hënë ashtu edhe të martën, pa patur një preferencë për këtë. Presim konfirmimin tuaj për ditën që ju preferoni, duke shprehur gatishmërinë tonë për pjesëmarrjen në atë mbledhje.

Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse ju keni vlerësuar si të përshtatshme zgjerimin e përfaqësuesve të partive politike në Grupin e Punës së Këshillit Politik, atëherë ju bëjmë me dije se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet përveç nesh, edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi.

Mbetemi në pritje të konfirmimit të ditës nga ana juaj,

Me respekt,

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili


Lajmi kryesor:

Hapet loja me 'Listat'/ Mblidhet sërish Këshilli Politik! Rama i pranishëm, i shmanget Basha dërgon Bardhin! Takimi të hënën në 11:00


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dështon arratisja e 20 të burgosurve në Venezuelë! Llogaritën gabim tunelin, dolën në zonën e gardianëve

VIDEOLAJM/ Dështon arratisja e 20 të burgosurve në Venezuelë! Llogaritën gabim tunelin, dolën në zonën e gardianëve