Basha: Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë! Qeveria të veprojë tani (VIDEO)

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripërsëritur deklaratat e tij për të bërë sa më shumë testime për të dyshuarit me COVID-19, me argumentin se kjo do të ndihmojë që karantina që zgjas më pak dhe pasojat ekonomike të jenë më të ulëta. Basha thotë se numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë, prandaj qeveria duhet të veprojë tani ose sipas tij do të jetë shumë vonë.

" Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve. Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë! Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave. Sa më pak testime, aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar tani, çdo ditë e humbur kushton jetë", shkruan Basha.

Postimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha

Lidhur me numrin e testimeve, Ministria e Shëndetësisë ka theksuar në të gjitha deklaratat që ka pasur se është e padobishme që t'u bëhet tamponi personave që nuk kanë shfaqur asnjë simptomë, nuk kanë qenë në zonat e kuqe dhe që bazohen vetëm mbi bazën e dyshimeve. Ato kanë theksuar, se u janë bërë testime të gjithë atyre personave të cilët ka motive të forta që mund të jenë prekur me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 149 teste, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 28 raste.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kush me thote: 06/04/2020 09:47

    Se ja kalon Nard Nokes per zgjusresi.

    Përgjigju
  • F-35: 05/04/2020 21:49

    49+36=95

    Përgjigju
  • Dervishi: 05/04/2020 21:35

    Teste ka vetem per rilindasit e ed Rames dhe SHOQATEN se oligarkeve dhe jo per fukarenjte qe Jane ne meshire te FATIT

    Përgjigju
    • ruaj kafazin: 05/04/2020 23:57

      kafazin se zogu ka ikur me kohe

  • populli: 05/04/2020 21:15

    Hajde o popull shkojme te spitali amerikan bejme testimet...

    Përgjigju
    • Dangellia: 06/04/2020 13:39

      Ti nuk je populli ti je nje grusht i vogel njerezish te dal nga shpellat ...

  • Lalka i Radanecot: 05/04/2020 20:53

    Po e kam thene une loqke mbeti aguridhe

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 05/04/2020 19:01

    Sbeheni njerez ju o jo .ju e dogjet shqiperin dhe prape doni ta digjni. Po kesaj do tu djegin se e keni mbushur kupen ju halet e shqiperis.nje cope budalla si Basha ben si kryeministr I shqiperis.o zot ku jemi katandisur

    Përgjigju
  • O LYL 7×7=42: 05/04/2020 17:24

    O lylo po ti sdi sa bojn 7×7=42 e jo mo të dish ti të drejtosh shtet. Ne të pam ty se si punove kur ishe ministër kur ishe kryetar bashkie s'regullove dot as sahatin e Tiranës që ishte sipër kokës tënde o palaço prandaj rri urt mor fëlliqsir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin