Basha nxjerr foton me Kryemadhin nga firmosja e marrëveshjes: Bashkuam forcat, me 25 prill premtojmë se Rama do të ikë!

Basha nxjerr foton me Kryemadhin nga firmosja e marrëveshjes: Bashkuam forcat, me 25 prill premtojmë se Rama do të ikë!

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka postuar një foto me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, nga firmosja e marrëveshjes përcaktuan piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni mes tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha shkruan se sot bashkuan forcat dhe se me 25 prill ato premtojnë se Rama do të ikë dhe se do të fillojnë të punojnë për qytetarët e Shqipërisë.

'Sot bashkuam forcat, të sigurt për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Më 25 Prill ne premtojmë se Rama do të ikë dhe ne do të fillojmë të punojmë për qytetarët e Shqipërisë!'- shrkuan Basha.

 

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreu i PD Lulzim Basha firmosën marrëveshjen me sloganin 'Shqipëria, shtëpia që fiton', ku përcaktohen piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni mes tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Kjo marrëveshje përmban 13 pika, ku kryesorja është nxjerrja e vendit nga kriza. Përballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike të vendit, siç nënvizohet në marrëveshje, do të jenë objektivi themelor i programeve elektorale në zgjedhjet e 25 prillit dhe shtyllat e Programit Qeverisës të përbashkët pas fitores së zgjedhjeve. Sipas marrëveshjes përfaqësimi në të gjithë nivelet e qeverisjes së ardhshme do të realizohet proporcionalisht mbi bazën e rezultatit zgjedhor.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 02/03/2021 03:30

    Keta pseudo politikan me diploma fallco kane menduar gjithmone per veten e tyre dhe femijeve qe ti shkollojne dhe te blejne vila jashte Shqiperise. Keshtu dhe slogoni SHQIPERIA SHTEPIA QE FITON kane parasysh pasurimin akoma me shume te tyre sesa ti japin popullit ate qe meriton. Ku ishin deri tani keta injorante duke filluar nga like injoranti, mona surrat kali, salqeni, lulka e te tjere. Apo si gjithnje pasuroheshin. Perse nuk u shqetesuan me pare keta hajdute per popullin me pare apopojuvjenvezate b...a. Apo tani kane nevojen qe te rrine absolutisht ne pushtet se ndryshe i pret burgu. mona surrat kali sado qe te bej kirurgji estetike surrat kal ka per te mbetur nga pamja dhe nga shpriti. Keta nje gje duhet te bejne nese jane te zgjuar per te miren e ketij vendi te zhdukeshin nga faqa e dheut dhe ti kthenin kesaj SHQIPERIE te gjitha ato qe kane vjedhur. SHQIPERIA E SHQIPETAREVE

    Përgjigju
  • meri: 01/03/2021 21:28

    Neqoftese do te kishit dashur te ndryshonit Shqiperin ,e kishit ndryshuar.Te njejtit persona me te njejtet premtime,sot e 30 vjet.Ju zotrinje,keni menduar vetem per te ndryshuar jeten tuaj,keni shtuar parat dhe vilat,mona ka menduar edhe per paqitjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në Gjadër të Lezhës nis ndërtimi i kampit (VIDEO)

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në Gjadër të Lezhës nis ndërtimi i kampit (VIDEO)