Basha citon McAllister: 9 kushtet e Bundestagut, udhërfyes për daljen nga kriza dhe afrimin me BE

Basha citon McAllister: 9 kushtet e Bundestagut, udhërfyes për daljen nga kriza dhe afrimin me BE

Lulzim Basha

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së eurodeputetit David McAllister i cili kritikoi vendimin e Francës për të vendosur veto për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Basha thotë se hapja e negociatave do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi dhe se rruga e vetme për të shkuar në BE është përmbushja e kushteve të vendosura nga Bundestagu.

“Hapja e negociatave është interesi më i madh i Shqipërisë sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi, zgjedhje të lira dhe të ndershme, barazi para ligjit dhe fund pandëshkueshmërisë.

Rruga e vetme përpara është përmbushja e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE.
Mirënjohje familjes tonë politike Partisë Popullore Europiane për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve”,
shkruan Basha.

Postimi i Kryedemokratit Lulzim Basha

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besnik fytyr piçi çafaj: 24/10/2019 11:26

    O lyl o hajdut kriminel boj një nder në jetën tate largohu nga politika e lej rehat Shqiptarët me plot halle boll ke vjedh e ke vrar o hajdar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit