Basha me aleatët: Nuk ka forcë mbi dhé të ndalojë rrotacionin politik, por vetëm me mjete demokratike (VIDEO)

TIRANË- Pas një ore e gjysmë mbledhje me aleatët, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, njëjtë si presidenti Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se po bën grusht shteti dhe ka theksuar se do ta luftojë një gjë të tillë me të gjitha mjetet demokratike, duke përjashtuar mundësinë e një proteste të radhës nga opozita. Në kuadër të deklaratave më të fundit nga mazhoranca dhe presidenca për mundësinë e shpërndarjes së parlamentit, Basha shprehet se ai ka reshtur së qenuri legjitim që në shkurtin e kaluar, kur opozita dogji mandatet, e për pasojë edhe vendimet e marra janë nul.

"Një grusht i pastër institucial, me shërbëtor të bindur me organet e reja të qeverisë. Kemi diskutuat dhe për hapat e tjera të mazhorancë, për të rrezikuar të drejtat e qytetarëve dhe për të mbrojtur të drejtat e kriminelëve, Do të marrim çdo vendim, duke i bërë thirrje çdo qytetari që të ndeshen me rezistencën më të madhe të qytetarëve. Për në ky parlament është shpërndarë në 18 shkurt, çdo ligj me këtë parlament është nul. Ne jemi të orientuar tek zgjidhja, dhe s'mund të jetë vetëm tek opozita. Rrotacioni është i pashmangshëm. Detyra jonë është që të angazhojmë qytetarët, po veprojmë me këto rrafshe. Rrafshi i parë është dëgjimi, siç po bëjmë. Do të shpalosim ofertën tonë, por nuk ka forcë mbi këtë dhe që do të ndalë rrotacionin. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim. Procesin do ta përfundojë me mjete politike, pa kosto për shqiptarët. Bashkimi do të jetë i madh, i pandalshëm", tha Basha.

Kryedemokrati dhe detaje edhe për takimin në mëngjes me kreun e shtetit Ilir Meta, sipas së cilit u njoh me provat se si po "kapet Gjykata Kushtetuese" nga Rama, edhe pse shprehet se nuk është i surprizuar aspak.

“Presidenti më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditse të përfshirjes kriminale të zyrtarëve të lartë të mazhorancës për kapjen e gjykatës kushtetuese. Edi Ramës i duhet GJK për të mbrojtur e liruar kriminelët me të cilët ka marrë pushtetin, është investuar në mënyrë të hapur e kriminale për të kapur GJK. Ky është grusht i pastër shteti, sic e quan edhe Presidenti, vertet nuk bëhet me ushtri e me tanke por me shërbëtor të bindur të qeverisë në organet e reja të drejtësisë.

Diskutuam edhe për hapa të tjerë të mazhorancës në shkelje të kushtetutëes për të favorizuar krimin dhe kriminelët. Kemi një papajtueshmeri te plote me kete, dhe do marrim cdo vendim si opozitë duke i bërë thirrjë cdo qytetari përtej bindjeve politike që hapa të tillë të ndeshen me bashkimin më të madh qytetar dhe rezistencën më të madhe qytetare. Kur bie Kushtetuta, cdokush është i rrezikuar kur bien garancitë kushtetuese. Ky nuk është zhvillim surprizë, vjen në gërmadhat e një demokracie të asgjesuar, me nje parlament ilegjitim, vendosmeria jone per te ndjekur udhërrëfyesin gjerman me zgjedhje të lira e të ndershme sa me pare, që do garantojne qe problemet që kanë sjellë deri këtu të mos manifestohen me”, përfundoi kryedemokrati. 

Prononcimi i plote i Bashes per gazetaret

Pyetje: Zoti Basha keni zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me Presidentin e Republikës, ndërsa tani mblodhët në selinë e PD, aleatët tuaj. Çfarë diskutuat?

Lulzim Basha: Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së zyrtarëve të lartë të maxhorancës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E kemi thënë, dua ta përsëris, kapja e Gjykatës Kushtetuese është objektiv i Edi Ramës. Edi Ramës i duhet Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur dhe liruar kriminelët, me të cilët ka marrë pushtetin. I duhet Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm që është produkt i bashkëpunimit të tij me krimin dhe është investuar në mënyrë të hapur dhe kriminale për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Ky është, ashtu siç e cilëson edhe Presidenti i Republikës një grusht i pastër institucional, një grusht i pastër institucional shteti. Nuk bëhet me të vërtetë me ushtri dhe me tanke, por bëhet me shërbëtor të bindur të qeverisë në organet e reja të drejtësisë. Ndaj, ne kemi diskutuar gjerësisht për këtë dhe për të tjera hapa të maxhorancës në shkelje të Kushtetutës, të cilat bëhen për të rrezikuar të drejtat elementare të qytetarëve shqiptarë dhe për të favorizuar krimin dhe kriminelët. Dhe dua t’ju them se ne kemi një papajtueshmëri të plotë me këtë zhvillim dhe do të marrim çdo vendim si opozitë, duke i bërë thirrje çdo qytetari, përtej bindjeve politike, që hapa të tillë që shkatërrojnë themelin e demokracisë, Kushtetutën, të ndeshen me bashkimin më të madh qytetar dhe me rezistencën më të madhe qytetare. Kur bie Kushtetuta, bie garancia elementare, çdokush është i rrezikuar, çdo prind, çdo fëmijë, i punësuar në administratë apo në sektorin privat, student apo pensionist, të drejtat e tyre janë të rrezikuara.

Dua të shtoj se ky nuk është një zhvillim surprizë. Ky zhvillim vjen në gërmadhat e një demokracie të asgjesuar në një vend pa parlament, me një parlament ilegjitim, në një vend pa pushtet vendor. Prandaj, dua të konfirmoj vendosmërinë tonë për të ndjekur pikë për pikë udhërrëfyesin e Europës, udhërrëfyesin gjerman për daljen nga kriza, me zgjedhje të lira dhe të ndershme sa më parë, të cilat mund të arrihen duke përfunduar reformën zgjedhore dhe duke iu dhënë shqiptarëve besimin dhe mekanizmin se këto zgjedhje të lira dhe të ndershme do të garantojnë që problemet që e kanë sjellë vendin deri këtu, të mos manifestohen më.

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë që qytetarët duhet të refuzojnë shkeljen e Kushtetutës. Nga ana tjetër edhe institucioni i presidentit sot foli për shpërndarje të parlamentit. Mund të na thoni çfarë po u kërkoni qytetarëve? Të dalin, të bashkohen, po i thërrisni në protestë, sepse keni një pikë bashkimi me Presidentin dhe jo vetëm tek grushti i shtetit?

Lulzim Basha: Shikoni, për ne ky parlament është shpërndarë. Më 18 shkurt të vitit 2019 për ne ky parlament është shpërndarë, nuk ekziston më. Dua ta them fare qartë. Çdo ligj i këtij parlamenti i ndërmarrë nga një maxhorancë ilegjitime dhe në mungesë të një Gjykate Kushtetuese për ne është nul dhe void, është i pavlefshëm. Tani ne jemi të orientuar nga zgjidhja. Njerëzit presin zgjidhje dhe kjo zgjidhje nuk mund të jetë thjesht kalkulim i partisë sime apo i koalicionit opozitar, sepse mendoj se të gjithë e kanë të qartë. Ndryshimi është i pashmangshëm. Rotacioni është i pashmangshëm.

Gjithë beteja e oligarkisë, kriminelëve dhe Edi Ramës, është ta fusë rrugën drejt rotacionit të pashmangshëm në labirinte që ta zgjasin ose mundësisht ta shmangin. Ne nuk do ta pranojmë këtë. Nuk do të ketë forcë mbi tokë ta ndalë rotacionin, ta ndalë ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me votën e qytetarëve. Natyrisht, që detyra jonë është që të angazhojmë të gjithë qytetarët për këtë ndryshim. Për këtë arsye po veprojmë në disa rrafshe: rrafshi i pare, që ju e keni parë, është të jemi me ta, t’i dëgjojmë drejtpërdrejtë. Sepse mbi bazën e një shkëmbimi të tillë do të kemi dhe propozimet tona për daljen nga kriza, e cila sot ka rrezikuar bukën e mbi 50 përqind të shqiptarëve. 1 në 2 shqiptarë është sot nën kërcënimin e urisë kronike, pra nuk ka mjaftueshëm para për të blerë bukën e gojës. Në të tjera rrafshe, si është shëndetësia, arsimi, tashmë dhe siguria publike që është përtokë, sepse ditë për ditë ka atentate mafioze. Sepse krimi është më i fortë se kurrë, për arsyen e thjeshtë, sepse krye-KÇK është Edi Rama me qeverinë e tij. Dhe natyrisht, të shtyjmë përpara procesin për të cilin kemi një bashkëpunim dhe një bashkërendim me partnerët tanë perëndimorë. 9 pikat e Bundestagut janë të panegociueshme. Të panegociueshme nga BE, të mbështetura nga SHBA. Ka një opozitë të bashkuar që padyshim sot është maxhoranca morale, e cila po shtyn në realizimin e këtyre pikave, edhe për të hapur rrugën europiane të Shqipërisë, edhe për t’i dhënë fund krizës politike, edhe për t’i dhënë fund krizës ekonomike. Dhe këtu ne nuk do të lejojmë asnjë forcë, sado e motivuar të jetë, siç është i motivuar krimi i organizuar që do të ruajë privilegjet, do të ruajë qindra milion euro të trafiqeve të drogës. Siç janë të motivuar oligarkët, një grusht njerëzish të cilët po e vjedhin këtë vend. Dhe siç është i motivuar ai që i ka sjellë këta në sofrën, në tepsinë e pushtetit, kreu i qeverisë dhe qeveria e tij. Kjo është sot kontradita: A do jetë Shqipëria e tre milion shqiptarëve apo 2 milion e gjysmë sa kemi mbetur pas eksodit që ka shkaktuar Edi Rama, apo Shqipëria e 12 oligarkëve, hajdutëve dhe Edi Ramës?

Po jua them qartë dhe prerë: ne do të vazhdojmë bashkëbisedimin me qytetarët. Unë do të vazhdoj t’i dëgjoj ata dhe pas kësaj do të shpalosim ofertën tonë. Ne do të bëjmë gjithçka të garantojmë një proces zgjedhor përmes një reforme zgjedhore, për të cilën jemi tërësisht të angazhuar, por nuk ka forcë mbi këtë dhe që do të ndalë rotacionin.

Edi Rama i ka bërë hesapet gabim. Ia kam thënë para një muaji, po ia përsëris: nuk ka forcë mbi tokë ta ndalë rotacionin.

Unë mbetem i përkushtuar që procesin ta përfundoj me mjete politike, për hir të vendit, për hir të stabilitetit, për hir të këtyre familjarëve, fëmijëve të tyre, duhet që kjo të vijë pa kosto për shqiptarët. Boll kanë paguar kosto, 30 vjet kosto rotacion pas rotacioni. Do të bëj gjithçka që kjo të vijë me koston më të vogël për shqiptarët. Por bashkimi ynë do të jetë i madh. Do të jetë i pandalshëm. Do t’i tregojë vendin secilit prej asaj duzine të qelbur hajdutësh dhe kriminelësh, që mendojnë se me makinacione dhe me paratë e krimit do të ndalin rotacionin. Rotacioni është i pashmangshëm.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës